Përgjatë historisë shteteve të ndryshme ju ka ndodhë që të ju vie në krye të shtetit apo qeverisë ndonji diktator, ndonji despot, ndonji tiran dhe mafioz, por si po duket Kosovës së vogël dhe të brishtë i ndodhi çka s`i ka ndodhë askujt. Në krye të qeverisë së sajë erdh nji njeri tepër i rrallë pernga soji dhe tepër i quditshem pernga veprimet.
Presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova në vitin 2004 detyrimishtë që mos të ban koalicion me PDK-në dhe partitë serbe, e pat ba koalicionin me Ramushin me çrast i dha postin e kryeqeveritarit e të cilin post Ramushi vetë nuk e gëzojë ma shumë se tre muej, por partia e ti AAK-ja e mbajti mandatin deri në fund tu e zavendsue Ramushin me Bajram Kosumin i cili pas aferës se udhtimit familjar me aeroplan privat me nji çmim marramendës e me para e qeverisë u detyrue të largohet dhe atë post e mori Agim Çeku ish komandanti i UÇK-së.
Shansi që i pat dhanë Presidenti Rugova komandantit dhe ” Gjeneralit ” Ramush Haradinaj këtë njeri e lazdrojë deri në atë mas sa ky pasi u këthye nga Haga ku gjykohej per krime lufte vetës i thoshte KRYEMINISTËR dhe edhe të gjithë antarët e partisë së ti e quejshin kryeministër.
Asht mbetë në kujtesë se si kur erdh nga Haga dhe Hashim Thaçi e priti me tepihun e kuq, Ramushi i ngratë perpak harrojë të pershendetet me bashkëshorten e vetë dhe menjihere ju drejtue Hashimit, ik tash ti se ja unë erdha dhe du të bahem kryeministër.
Që të bahet kryeministër nuk la gur pa rrotullue ky njeri muskuloz që shpesh e kan zan kamerat e celularve të shetitësve të rastit se si Ramushi nepër Germi vrapon me shortse dhe fanelë per të zhvillue trupin per ti tregue muskujt edhe nëper park dhe ato foto tash po qarkullojnë nepër FACEBOOK.COM.
Ambicja e ti e smut shkoj pothuej në shkallë shizofrenie sepse perkunder faktit se partia e ti AAK asnjihere se ka arritë numrin e 13 ulseve në Parlament, Ramushi në secilin variant të koalicioneve me të gjitha partitë ka kushtëzue koalicion me postin e kryeministrit per veti.
Kështu pat veprue pas zgjedhjeve të 2013 me çrast LDK, NISMA, AAK dhe Vetvendosje paten provue ta bajn koalicionin qeverisës me qellim që ta largojnë PDK-në dhe klanin PRONTO nga pushteti. Sado që LDK i kishte 29 vende e AAK vetem 9 , Ramushi i ve kusht LDK-së se ai duhet patjetër të bahet kryeministër.
Dhe LDK si parti shtetformuese dhe institucionaliste i patë leshue pe Ramushit, por Gjykata Kushtetuese në krye me Enver Hasanin,njeriun mafioz të SHIK-ut të Hashim Thaçit e Kadri Veselit nuk pranojë opsionin e keti koalicioni ku duhej të jet Kryeparlamentar Akademik Isa Mustafa dhe pasi Ramushi nuk lëshonte pe per postin e kryeqeveritarit mbet shteti gjysëm viti pa qeveri. Kjo i detyrojë miqët tan nderkombëtar në veçanti Ameriken dhe Mbretninë e Bashkueme që ti detyrojnë PDK-në dhe LDK-në që ta formojnë qeverinë me çrast u formue për të paren here qeveria me postin e kryeqeveritarit nga LDK-ja, me Akademik Isa Mustafën në krye.
Nuk kam qellim tash ti pershkruej poshtërsitë që i bani AAK-ja në krye me Ramush Haradinaj. Ata pothuej u çmenden dhe që nga dita e parë e formimit të qeverisë bashk me rrugaqët e Vetvendosjes e sulmuen qeverinë, e sulmuen jo vetem verbalisht me shantazhe e shpifje, por edhe fizikisht Kryeministrin Isa Mustafa.
Janë dëshmitë se si Ramush Komandanti , Ramush ” Gjenerali ” në foltorën e Parlamentit fryente pipa ( filikaqa ) sa i delshin syt jasht si surlagjive gabel kur i bin surlës në dasma. Jan dëshmitë se si ish bashkpartiakja e Ramushit, Donika Kadaj nxirrte nga dikah gasin lotsjellës dhe e hudhte në sallë që ta pengojnë punën e qeverisë, që ti pengojnë diskutimet per propozimet e qeverisë së LDK-së me Akademik Isa Mustafën në krye. Dhe Ramushi mirpritke ato veprime.
Janë fotot ku shifej Ramushi tu bart dangje të letrave me nenshkrime dhe me çrast ai shtyn si vagabond rojet e rendit në koridoret e Parlamentit.
Asht inqizimi ku ” Gjenerali ” dhe ” Komandanti ” i luftës Ramush Haradinaj e quen QEN kryeministrin e Kosovës.
Dhe sa e sa ligsi e veprime rrugaqërore të ulta e të poshtra tjera që i ka pa e ndegjue populli dhe opinioni jo vetem i Kosovës por edhe i shteteve tjera mike e anmike të Kosovës.
Kur pau se me këto veprime nuk mundet me hyp në karrigën e të parit të qeverisë, ky far JURISHNIKU ndërrojë taktiken. Ja bani si ai që i ka pshurr qershijat dhe pastaj i ka hangër nji nga nji deri në fund.
Edhe Ramush Haradinaj tinza bani koalicion me PDK-në dhe Kadri Veselin dhe bashk me Vetvendosjen dhe NISM-ën me mocion e rrëzuen qeverinë e koalicionit PDK-LDK.
U mbajten zgjedhjet e reja në qershor 2017. Perseri AAK mbet e njejta sa i perket forcës parlamentare. Mirpo Ramushi i smut pas postit të Kryeqeveritarit, si duket nuhati edhe gjana të mëdhaja që do pasojnë dhe këtë nuhatje e banë edhe Kadri Veseli i PDK-së dhe Fatmir Limaj i NISMA-s por matematikeanuk ju dilet mirë sepse të trija këto parti bashk nuk i kishin as perafërsishtë numrin e votave per ta formue qeverinë.
Mirpo i smuti per post Ramush Haradinaj gjet metodën që ti baj numrat. Kontaktojë mafiozin dhe biznismenin rusofil e islamofil Behxhet Pacollin. I premtojë Behxhetit disa poste ministrore dhe shumftyrshi i Marevcit, Behxhet Pacolli pranojë të ik nga koalicioni parazgjedhor që kishte me LDK-në dhe ju bashkue Ramush Haradinajt.
Por Ramushi nuk do ishte ai që po dëshmohet se asht sikur mos të vepronte edhe ma shumë. I aktivizojë argatët e vetë të devotshem që nëper vite jan kamuflue në petkun e LDK-së, aktivizojë Astrit Haraqinë dhe Dardan Gashin që të i ndihmojnë ta merr perkrahjen edhe të vajzës së Presidentit të ndjerë, Teuta Rugova.
Dhe tek pasi u sigurue se i ka votat e AKR-së së Behxhet Pacollit dhe edhe ndoshta të Teuta Rugovës , Ramushi bashk me Kadri Veselin e Fatmir Limaj priten disa ditë derisa Presidenti serb Aleksander Vuqiq tu jap leje LISTÊS SERBe qëtë baj koalicion qeverisës me këto tri parti shqiptare që udhëhiqen nga tre ( secila në vete ) ish komandanta të UÇK-së.
U formue qeveria me ndihmen e Beogradit dhe çka po ndodhë tash?! Mbrenda natës Ramush Haradinaj u ba punëdhanësi ma i madh në Kosovë. Zgjodhi diku afër tridhjet ministra, zgjodhi shtatdhjet zavendsministra, punsojë dhandrrin e vetë Drejtor në fondin e shendetsisë së shtetit, lejoj që djali i Fatmir Limajt ti ket dy vende pune në ministri. Zgjodhi kabinetin qeveritar e edhe kabinetin e vetë si kryeministër nga disa njerëz total të paaftë per punën që do e bajnë, por i vendosi aty sepse diktatorve me ideologji enveriste njerzit e tillë ju duhen, ju duhen badallënjë të ndegjueshem. Ramushi punsojë si këshilltare kryesore të vetact tri vajza të reja të cilat mund të ken pregaditjen e duhun shkollore, por ato asnjihere nuk kan aftësi shkaku i papervojës në diplomaci dhe udhëheqje shteti.
Faqet e internetit , në facebook.com u mbushen me fotot e atyne vajzave dhe perfundi me perplot komente denigruese e amorale. Shpesh me vinte turp ti lexojë, por qetsohesha sepse me binte në mend se askush tjeter nuk ka arsye të turpnohet pos vetë Ramush Haradinaj.
Në facebook.com dhe në portale tjera qarkullon nji foto bizare ku shifet se si Ramush Kryeminishtri i Koshovës me rastin e nji pershendetje me modelen dhe ish Mis Kosova zonjushen Djellza Kolgeci tenton ta puthë ate në gojë dhe pasi ajo largon koken anash ky si tarak i gjuhet dhe e puthë në fyt nën mjekërr.
Ka energji Kryeminishtri i Koshovës qebesa. Nuk merzitet fare e as nuk turpnohet per veprimet e veta, ky pasi ju kerkue sqarim per rastin e zavendës misnitrit dhe ministrit të Mergatës , Dardan Gashi që në banketin e Fatmir Limajt gjuen me revole, Ramush zeza deklaron në studio të KTV-së se ska gajle pse ka gjujtë, se edhe ai gjuen dhe si nji katunar taman asi çobani injorant deklaron se si qenka adet shqiptar me gjujt me armë në dasma e gazmende. Bile do shikojë mundësinë ta rregullojmë këtë me ligj që të gjuejn njerzit tha Ramush Haradinaj?!
Dhe ende pa u harrue sado pak ky deklarim i poshtër antikushtetues, Ramush Haradinaj ban veprimin tjetër. Me vendim arbitrar ashtu në stilin e xhaxhit Enver, Ramushi ja rritë pagën mujore vetes dhe kabinetit të ti qeveritar. Vetës ja rritë 100% dhe del kryeministri ma i paguem në rajon.
Dhe mjerimi i ti njerzor dhe shpirtnor demostrohet nga ai vetë, kur pasi konfrontohet më këtë veprim të ti ai deklaron, citim i perafërt; po unë tash jam kryeminishter i Koshovës dhe nuk muj dal do si do, duhet nji kravatë, nji këmishë, etj. fund i citatit.
Ramush patrioti që i thotë vetës dhe të tillë mjerishtë e konsiderojnë bukur shumë njerez të Kosovës nuk merzitet fare pse në shtetin e ti në Kosovën e varfën me nji papunsi diku mbi 40% ( nuk din askush sakt sa asht papunsia ) ku me qindra mija familje jetojnë me asistencë sociale nga 75-80 euro në muej ai i jep vetës pagen 3000 euro.
Veprimet e Ramushit prej se u këthye nga Haga janë qesharake dhe jan të nivelit të babës së Ramushit, fshatar i pashkollë që derisa Ramushi perplasej me qafë e me krye per ta marr qeverinë z. Hilmi Haradinaj pat deklarue, citat i perafërt që e kam lexue; …. Kosova i ka shumë borq familjes time, mu dhe djemve të mi, andaj duhet të jetë Ramushi kryeministër i Kosovës, fund i citatit.
Ju o djemt e Hilmi Haradinaj , nese keni luftue a ju detyrojë kush me ba luftën? Dhe ju a batë luftë per ta mbrojtë Atdheun apo per ta marr pushtetin në liri dhe per ta zhvat shtetin e per ta sundue popullin?!
Mos u idhnoni tash në mu që po jua them se ju po deshmoni se paskeni pas luftue per interesa tuejat personale e familjare në radhë të parë e pastaj edhe të klanit tuej të kaubojve e banditve që gjithmonë i pat per rreth vetës e të cilet me besnikri gjithmonë kryejnë punët e porositë e jueja.
Gllogjanasit flasin se si para luftës juve keni qenë nji familje e zakonshme me pak tokë dhe jo e kamun ekonomikishtë.
Nga u ba tash tan kjo pasuni që keni o komandanta e gjenerala djemt e Hilmi Haradinajt?!
Mu si shqiptar me vjen keq pse juve ju vran vëllaznit dhe verës gjithonë ndalem te permendorja e Shkelzenit në Pejë aty para hotel DUKAGJINI, kam qen dy here edhe te varrezat e dëshmorve te kulla në Gllogjan, por pse ata u vranë atyne u kjoftë lavdi ama pse Kosova ju paska borq?! A jua vrau Kosova djemt / vëllaznit juve Ramush e Daut dhe ty z. Hilmi, apo ata u vranë në perballje me forcat policore serbe dhe disa flasin se mund të jen tradhëtue nga bashkluftëtaret e vetë. Nji vëlla i jueji u vra paslufte , në liri! Pse u vra Ai?! A ka Kosova fajë per vrasjen?!
A do i kishte familjes suej borqe Kosova sikur natën që e rrethuet familjen Musaj në Strellc të ishit vra edhe ti Ramush e edhe Dauti. Ti Ramush perpak dhe me fat shpetove në atë rast.
Ramush, gjithçka e ke marr me hov. Nal turrin o burrë. Nalu se askush nuk të ka borq asgje. Bile ti familjarishtë ke perfitue aq shumë sa edhe nji shekull luftë po ta baje do ishte pak per ti shperblye Kosovës dhe popullit të sajë krejt perfitimet qe i bane paslufte.
Hiqe nga goja rrenën se je mik i Ibrahim Rugovës. Ti asnjihere nuk ke qen mik i Ibrahim Rugovës. Flasin per veprimet e tua dy librat e të ndjerit Prof. Zekerija Cana, ” DITARI I ROBNISË 1.2.” dhe vëllimi tjeter ” DITARI I LUFTËS 1.2. ”
Flasin per miqësinë tande me Ibrahim Rugovën dhe të demantojnë keq këto katër libra, por edhe dy librat e Heroit të Kosovës Kolonel Tahir Zemaj te demantojnë keq andaj mos u mundo me mashtrue askend. Mos e mashtro as veten.
Ramush unë pata shkrue nji shkrim edhe ma heret dhe e pata botue ku me fakte jam mundue të demantojë miqësinë tande me Ibrahim Rugovën dhe simpatinë tande me LDK-në. Kusherini yt Nasimi kishte bart shkrimin te profili i ti në facebook dhe aty pos qe kishte pas sha e ofendue ( fjalori i ti tipik ) ai edhe kishte shpif shumçka per mu. Nuk kishte harrue as të me kerrcnojë dhe pastaj kerrcnimeve e shamjeve ju kishin bashkangjitë nji dyzinë laskucash rrugaq që juve ju shkojnë pas. Nasimi më kishte pas ftue që faktet kunder jush ( juve vëllaznive dhe Nasimit ) , per veprat e jueja ti qoj në Prokurori. Tash po i pergjigjem ati edhe Ty, krejt cka i kam shkrue per juve dhe edhe ky shkrim tash këtu asht vetem permbledhje e veprimeve tuejat që ishin dhe janë publike. Unë se kam asnji fakt per asgja, referencat i kam nga ato që kan thanë tjerët, kan dëshmue dhe që jan pa e ndegjue. Asgja personale nuk kam me juve sepse asnji të keqe nuk ma keni ba. Ama pa nderpre i keni ba dhe po i bani keq Kosovës dhe ta dini se Kosova nuk asht pronë e jueja që ju kur të doni të luftoni per te, kur tju teket ta vjedhni, ta zhvatni me menyrat ma kriminele dhe popullin e sajë ta sundoni me forma të dhunshme kerrcnuese. Ju mos harroni se Kosova asht Atdhe i secilit që ka lind aty në atë dhe. Dhe nese mu e edhe qindra mija tjerë si unë na zuri fati që gjatë okupimit dhe luftës mos të jemi atje fizikisht, mos harroni se neve kemi dhan gjithçka edhe kafshaten e bukes së fëmijve tanë per ta ndihmue luftën dhe per ta sjellë LIRINË e Kosovës. Unë që nga paslufta jam shtyllë e ndihmave materiale e kunetve të mi vëllaznive të grues time të familjës Hoxhaj të Llozhanit që tash jetojnë në Ramun të Pejës. Ka 18 vjet që secilin vit unë e djemt e mi i shpenzojmë nga 5-7 euro mesatarisht gjatë pushimeve të verës në Kosovë. Dhe pastaj unë sot i shikoj 4 hektar tokë që në vitin 1928 gjyshit tim Hajdin Mustafës ja kan uzurpue kolonet malazez nga Berana vëllaznit Mitar, Zarija , Spasoje dhe Ikonija Popoviq. Sa here shkojë te varri i prindeve aty shikoj edhe varrin e axhes Selimit që në moshen 9 vjeqare e ka helmue dhe vra shkau qetnik kojshi Bllagoje Simiq që ka qen vëlla i Vojvodës Kosta Simiq -Peqanac. Sa here e shof lapidarin e varrit të babës tim Mustafes me kujtohet kalvari që ai ka kalue në masakren e Tivarit nga e cila fatmirësishtë ka shpetue, por me shkojnë lotë per ato vite burg që i ka ba ma vonë në ish kazamatet e Jugosllavisë komuniste, si në Goli Otok, Lepogllavë, Zenicë dhe Pozharevc.
Pra Ramush Haradinaj Kosova asht edhe e imja dhe unë vetem si qytetar i sajë kundërshtojë veprimet e tua të banditve që i ke per rreth sepse as unë e as ju dhe askush tjeter nuk e ka të drejtën ta sundon popullin e ta rjep Kosovën. Juve ja keni shkedhye nanën e keni sakatue. Mjaft ma o burra se e keni teprue.
Ja tash të premten me 22 dhejtor perpak e shkatrruet shtetin per ta rikthye gjendjen e Kosovës si në kohen e pasluftës , per ta riaktivizue rezoluten 1244. Dhe këtë e bane ti Ramush Haradinaj, e bane bashk me Kadri Veselin, Hashim Thaçin e Fatmir Limaj. Juve panderpre flitni se jeni të pastër, se ishit luftëtar të lirisë dhe pse tash ju kapi paniku nga Gjykata Speciale?! Pse qe 18 vjet jeni vetem ju të lartcekunit që po ndiqeni, po dyshoheni , po ju akuzojnë dhe burgosin?! Luftën e kan ba dhe kan qen Komandant edhe Gjeneral Anton Quni, Gjeneral Rrustem Berisha, Gjeneral Isen Berisha, Komandant Naser Vllasi, Komandant MESUESI Beqir Sutaj, Milazim Maraj, Kolonel Fadil Hadergjonaj, i ndjeri Halil Hoxhaj nga Llozhani i Pejes që asht kunati im ( vella i grues time ) e sa e sa tjerë dhe askush nuk i akuzon as nuk i perndjek. A mos asht rastësi qe vetem ju disa jeni në shenjester?!
Ramush menjihere pas luftës në Pejë njerzit e tu konkretisht Ethem Çeku pat uzurpue shtëpinë e axhes së grues time z. Haxhi Hoxha dhe aty pat ba planin ta ban rezidencë të Prefektit, nuk po e shpurdhi ma shumë këtë rast, por vetem po ta perkujtojë se bukur shumë kerrcnimi e fjala asht kan pas ba derisa pat intervenue tash i ndjeri Luftëtari I Kosharës Halil Hoxha. Halili ka pas folë bash me ty o Ramush dhe pastaj me urdhnin tand u leshue shtëpia e zapueme. Në pranveren e keti viti që po e lam mas ndodhi nji perplasje me disa njerez aty te ajo shtëpi mes Haxhi Hoxhës me djalë dhe nipa me çrast u plagosën katër veta. A mos mbet sherri që nga uzurpimi që ja pat ba partia e jote asaj shtëpie o Ramush dhe e pat vendos me lejen e Bajram Begut, Ethem Çekun si prefekt të Pejës?!
Ramush unë po e nderpres këtë shkrim sepse shof se fundi nuk i gjindet kun.
Mirpo po mbetem me shpresë se ti këtë hov që e ke marr qe dy dekada do e ndalosh dhe do e lesh Kosovën të marr frymë, popullin e sajë të jetojë me hallet e veta dhe edheTi me familjen tande të i gëzosh prona e pasuni pa u lodhë shumë, pa pas nevoja per kravata e kemisha të reja. Shpresojë se do mjaftohesh me nji pagë ashtu si çdo qytetar i Kosovës. Asht koha ta ndrydhesh fort pedalen e frejve dhe ta hjekish kambën nga ajo e gasit me te cilen po fluturonë.
Borgenhaugen 28.12.2017
Komentet