TIRANË- Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka deklaruar se pas arrestimit dhe situatës së krijuar ndaj kryebashkiakut të Tiranës qëndron kryeministri Edi Rama. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” nëse Veliaj ka dyshime se pas arrestimit të tij qëndron Rama, Ndreca u përgjigj shkurt: Po.
Avokati argumentoi se dyshimet e tij lidhen me zhvillimet gjatë gjithë procesit, duke veçuar si provë sjelljen pas transferimit të Veliajt dhe qëndrimin e Ministrit të Drejtësisë. I pyetur nëse ekziston një konflikt mes Erion Veliajt dhe ish-zv.kryeministres, Belinda Ballukut, Ndreca u shpreh se nuk ka informacion për një përplasje mes tyre.
Avokati foli gjithashtu për ndikimin që situata e krijuar mund të ketë në të ardhmen politike të Veliajt brenda Partisë Socialiste. Ai tha se nuk ka informacion se cili do të jetë qëndrimi i tij politik në vijim, pasi nuk kanë diskutuar për këtë çështje.
Megjithatë, Ndreca e cilësoi situatën si një moment tronditës edhe për të si socialist, duke kujtuar se Veliaj vijon të jetë anëtar i Kryesisë së PS-së, drejtues politik i qarkut Tiranë dhe kryetar i PS-së së Tiranës. Ai theksoi se nuk mund të parashikojë se si do të sillet Veliaj politikisht në vijim, pasi nuk kanë pasur komunikime për këtë çështje.
Pjesë nga intervista:
Gazetari Blendi Fevziu: A ka dyshime Veliaj që mbas dënimit, mbas arrestimit i qëndron Rama?
Ndreca: Sapo e thashë po.
Gazetari: Po. Ku i mbështet këto dyshime?
Ndreca: Këto janë dyshime të gjithë procesi dhe prova fundore është sjellja mbas transferimit dhe sjellja e ministrit të Drejtësisë, i cili ka thënë hapur.
Gazetari: A ka një konflikt mes Erion Veliajt dhe Belinda Ballukut?
Ndreca: Nuk kam informacion që ka një konflikt.
Gazetari: Ndërkohë, cili do të jetë qëndrimi i Veliajt, se ju ndoshta se dini, nga qelia në raport me të qenit një prej drejtuesve të lartë të Partisë Socialiste? Është kryetar i Bashkisë së Tiranës i zgjedhur dhe anëtar i Partisë Socialiste, anëtar i lartë i Partisë Socialiste. Cili do jetë vijimi i mëtejshëm i tij?
Ndreca: Nuk kam një informacion se çfarë sjellje politike do ketë në vijim zoti Veliaj, por ajo që mund të them është që kjo, kjo situatë apo ky moment është vërtet një moment tronditës edhe për mua si socialist dhe për një prej personave që ne bashkë kemi qenë shpesh në debate ku unë kam mbrojtur PS.
Gazetari: Po, ju e keni mbrojtur kauzat e PS-së edhe kur kanë qenë pak të pambrojtshme, po.
Ndreca: OK, ky është diskutim tjetër, por unë kam qenë këtu për të mbrojtur Partinë Socialiste, pra jam përfaqësues i Partisë Socialiste, kam qenë deputet i Partisë Socialiste dhe realisht është një moment tronditës si për mua si socialist, jo vetëm si avokat i zotit Veliaj, por sigurisht edhe për zotin Veliaj, i cili është anëtar i kryesisë së Partisë Socialiste sot që flasim, është drejtuesi politik i qarkut Tiranë sot që flasim dhe është kryetar i Partisë Socialiste të Tiranës sot që flasim, përveç se kryetar i Bashkisë së votuar nga socialistët e Tiranës. Dhe për rrjedhojë, patjetër që do ketë efekte edhe në sjelljen politike të zotit Veliaj. Se si zoti Veliaj do komportohet në vijim, nuk kam informacion, se s’kemi folur./Dosja.al
Bravo partiak ngjala. E shte tradhti kombëtare
KJO ESHTE TRAGJEDI<PO LUHET NJE PRAPAKEN DUKE PERKRAHUR<GREKET PUSHTUSEGJOJJE PO BEJM BISEDIME PER RRUMBULLAKSIMENE FUNDE TE FUNDITE ESHTRAT TE DERGOHEN NE GREQI>PSE ATA TE VINE TE HEDHIN E KERCEJ VALLE PER PUSHTIMIN E TROJEVE SHQIPTARE”
NE QOFTE SE KA DREMATURG<POET<SHKRIMTARE<GAZETARE<SHKRUANT PER KETE"TRAGJEDI KOMBETARE""QEVERIA KA VDEKURENE FUQI POR RAMEN DERGOJENI NE PSIHIATRI OSE NE GIOTINE>
Ky s’di c’flet!
Turpi i turpeve gjithnje duhet te jene servil e nenshtrues karshi shovenisteve greke kokat e mykura te politikes shqiptare
A jeni në ndonjë krizë financiare, a keni nevojë për ndihmë financiare? apo keni nevojë për fonde për të filluar biznesin tuaj? A keni nevojë për fonde për të zgjidhur borxhin, për të paguar faturat ose për të filluar një biznes të mirë? A keni një rezultat të ulët të kreditit dhe po e keni të vështirë të merrni shërbime kapitale nga bankat vendore dhe institutet e tjera financiare? Këtu është shansi juaj për të marrë një shërbim financiar nga kompania jonë. Ne ofrojmë të gjitha llojet e huasë për kompanitë individuale me normë interesi 2%. Nëse keni nevojë për një kredi mos hezitoni të na kontaktoni përmes Email: lindamooreloans@gmail.com Ose Whatsapp +19292227999