Mërgata – shtylla historike e Kosovës që sot përballet me një sulm të padrejtë!
Ky shkrim synon të vë në pah rolin historik, politik dhe patriotik të mërgatës, si dhe të denoncojë narrativat e padrejta që po shfaqen ndaj saj.
Mjaft është mjaft. Diskursi i viteve të fundit, i ushqyer nga disa media dhe nga disa zëra publikë në Kosovë, ka marrë kahje shqetësuese, duke e trajtuar mërgatën me përbuzje, nënçmim dhe përjashtim. Kjo nuk është çështje teknike zgjedhore, por një tentativë për të minimizuar e margjinalizuar një pjesë të pandarë të kombit, pjesën që historikisht ka qenë vendimtare për mbijetesën dhe shtet-formimin e Kosovës.
Mërgata jonë politike e atdhetare, sidomos në vitet e 90-ta, ndërtuan një platformë të fuqishme rezistence kombëtare, institucionale dhe diplomatike. Mërgimtarët krijuan ura komunikimi me botën demokratike, financuan arsimin, shëndetësinë dhe gjithë sistemin paralel, duke e ndihmuar rezistencën paqësore të shqiptarëve në Kosovë. Ky angazhim afatgjatë e vendosi Kosovën në tryezën ndërkombëtare, duke i ofruar asaj fakte historike, materiale të shkruara dhe program politik mbi shqiptarët dhe Kosovën.
Kontributi i mërgatës në bërjen e luftës tonë çlirimtare është i padiskutueshëm. Shumë prej dëshmorëve dhe heronjve të luftës ishin bijë të mërgatës, të cilët e lanë jetën dhe punën në mërgim, për t’u kthyer e për të luftuar. Pjesa më e madhe e mbështetjes financiare, logjistike dhe diplomatike për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës i ka ardhur nga mërgata. Ndërkohë që ata luftonin dhe binin në front, sot disa qarqe publike shfaqin harresë të qëllimshme, duke e reduktuar sakrificën e tyre në objekt përçmimi dhe akuzash të pacipë.
Pas vitit 1999, mërgata mbeti forca më e madhe zhvillimore e vendit, pa kërkuar shpërblime, ajo investoi në rindërtimin e Kosovës së shkatërruar nga lufta, në biznes, në punësim dhe në modernizimin e infrastrukturës urbane. Një pjesë e konsiderueshme e zhvillimit ekonomik të Kosovës është rezultat i drejtpërdrejtë i angazhimit financiar, profesional dhe material i mërgatës, e cila ruan fuqishëm lidhjen shpirtërore dhe organike me vendlindjen.
Megjithatë, në diskursin publik kohëve të fundit po krijohet një narrativë e rrezikshme, ku mërgata paraqitet si trup i huaj, si e çorientuar dhe e paaftë ta kuptojë realitetin në Kosovë. Disa, madje kërkojnë kufizimin ose heqjen e drejtës së saj të votës, me arsyetime që bien ndesh me parimet themelore të shtetësisë dhe kombit. Qytetarët që mbajnë dokumente të Kosovës, paguajnë tatime, ruajnë prona, investojnë dhe ndihmojnë familjet e tyre, nuk mund të përjashtohen nga proceset politike të vendit të tyre.
Vota e mërgatës ka qenë dhe mbetet e lirë dhe e pavarur. Ajo është e ndjeshme ndaj premtimeve politike, sepse e donë vendin e vet, por nuk është e manipulueshme. Ajo nuk është as instrument i partive që duan t’i mjelin votat e saj vetëm para zgjedhjeve, dhe që paradoksalisht, disa kërkojnë nga mërgimtarët që t’u rezervojnë hotele luksoze kur vijnë në vizita, duke shfaqur sjellje të papërgjegjshme që e dëmtojnë imazhin e Kosovës.
Sulmet dhe kritikat ndaj mërgatës shpesh burojnë nga frustrimet e humbjeve zgjedhore, meqë në shoqëritë e vogla është e lehtë të krijohen ndarje artificiale mes atyre që jetojnë brenda dhe atyre që jetojnë jashtë vendit. Por, një popull që e ndanë veten në dy pjesë, i dëmton rëndë themelet e shtetit të vet.
Kontributi i mërgatës shtrihet përtej Kosovës: ajo ka luajtur rol të rëndësishëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi, si dhe ka ndërtuar një imazh të respektuar kulturor dhe profesional në botë. Mërgata jonë paguan taksa, ruan pronat, investon, e përfaqëson Kosovën me dinjitet në vendet ku jeton, si dhe vazhdon të jetë aset kombëtar.
Përballë këtij roli të gjerë, sulmet publike, talljet dhe tendencat për përjashtim të mërgatës nga proceset politike në Kosovë, janë tregues të një mentaliteti egocentrik dhe regresiv. Po aq shqetësuese janë edhe shfaqjet e hapura të zilisë e mosmirënjohjes ndaj figurave kombëtare që kanë arritur suksese historike në internacionalizimin e çështjes së Kosovës në vitet e 90-ta si dhe pas çlirimit të saj me 1999.
Historia tregon se mërgata ka qenë shtylla kryesore e Rilindjes Kombëtare, shtyllë e pavarësisë së Shqipërisë, si dhe forcë vendimtare e çlirimit dhe shtet-formimit të Kosovës. Asnjë projekt politik modern nuk mund ta zhvlerësojë këtë rol historik të saj. Çdo përpjekje e tillë është e dëmshme dhe mund ta dëmtojë lidhjen organike atdhe-mërgatë, e cila e ka garantuar mbijetesën kombëtare në momentet më të vështira të kombit.
Mërgata ka qenë, është dhe do të mbetet pjesë e pandarë e shtetit të Kosovës. Të sulmosh mërgatën do të thotë të sulmosh themelet e shtetit.
Në këtë kontekst, është i domosdoshëm një debat i sinqertë dhe konstruktiv mes qytetarëve rezidentë dhe atyre jo-rezidentë, për të sqaruar rolin e mërgatës patriotike e politike, e cila do të mbetet gjithmonë pjesë organike e vendit si dhe ambasadore e vlerave shqiptare kudo që jetojnë dhe punojnë mërgimtarët tanë.
Po ashtu, mërgimtarët duhet të ruajnë me vëmendje dhe respekt ndjenjat dhe nevojat e bashkëkombësve në vendlindje, duke kontribuar në ndërtimin e një raporti të shëndoshë vëllazëror dhe kulturor.
E preka dhe e trajtova këtë temë, sepse janë tejkaluar limitet e nënçmimit dhe kalkulimeve politike ndaj mërgatës, e cila nuk heq dorë nga pjesëmarrja aktive politike në vendin e vet, të cilin e donë emocionalisht dhe që dëshiron ta shohë të zhvilluar e të integruar në institucionet ndërkombëtare si shtet modern, demokratik dhe të zhvilluar ekonomikisht.


Hafiz Gagica
Stuttgart, 30.11.2025























29 Nedori eshte dita e clirimit te Shqiperise nga nazizmi dhe nga lufta e dyte boterore.
Mos harroni se edhe nje pjese e mire e jugosllavise eshte cliruar nga partizanet tane Shqiptar.
Une mamane edhe babane ne ate kohe i kam pasur qe te dy partizane.
Si mundet ta qujme dite te zeze 29 Nentorin dhe te hedhim poshte gjakun e deshmoreve
te bijave dhe bijve tane qe dhane jeten per lirine e kombit tone.
Atehere te githe kombet ishin te inkuadruar per LIRI ne lufte kunder fashizmit dhe nazizmit.
Dita e 28 dhe 29 Nentorit jane te Shenjta per Shqiperine dhe te gjithe ne Shqiptaret.
Ti qenke brryl komplet o mik, te paskan hik derrasat e dyshemese.
O Nue( nga emri dukesh i shitur)! Bese nuk ke prandaj drejt: sa te paguan serbi? Thjesht kodosh je! Turp o i shitur! Mbeti te besh ti historine)
Dy fatekeqesi ka patur populli shqiptare :
Pushtimin Turk per 500 vjet, dhe pushtimin komunist per 74 vjet.
Akoma jemi nen presionin e spiunave kriminel serbo- komunist, tashmè transformuar ne ushtri hajdudash te degjeneruar.
Diten qe te lirohemi nga kolera sllavo komuniste, 29 nentori do te shpallet dite zie, ne kujtim te mijra bije dhe bija shqiptare qe u vran dhe u masakruan nga partia komuniste shqiptare e Popoviçit!
29 Nëntori asht ditë e ZEZË mbi TË ZEZAT!
Ja pse:
Me Shqipeniasht Fiçllue me 17Nendor Tirana e fundit.ka qen çlirue.
Shko në Biblotetkën e Tiranës apo në arshivë TË Shtetit DHE I gjen SE si Gjermanet e FITOJN Bandën e Kuqe Komuniste që TË hap rrugë të tërhiqen në qet si pa pasun Vrasje mes veti.Por Banditët e Kuq TË udhéhequn nga Milladin Popoviqi e Viça TË tjer u trimuen dhe pa nevoj u vran me qindra Partizan pa nevoj.Pra Tirana ka qenë lufta e fundit me Gjerman .
Tirana tradhtare jo pse e ndoqi Gjermanin e Nuk u ndal,e kishte borq me SHKUE me tradhtue Kosovën i dueesh dhan Haraq Jugosllavis me pushtue Kosoven dhe me ba pazar me lan në pushtet tue luftue. Nacionalismin ,Sikurse edhe veproj në KONFERENCËN famkeqe TË Mukje.
Prandaj deri në vritet 60-eta Nuk asht festuedita e flamurit ,por mashumë randësi I kan dhanë 29-Nenforit FAMKEQ -Nentorit tëZi Sikurse e Pohon I nderuemi Ndou .?!
29NENDORI ASHT IMPONIM I JUGOSLLAVIS ,Kam ndejt me Gjin Markun Gjeneral DHE Komandani Brigades 2-nendjekje TË Gjermanit deri në Bosnje sa më kujtohe a Vojvodin.
Kjo ashtë vërteta,!
Shkencërisht nuk përcaktohet Pushtimi apo Çlirimi i nji vendit se iku, apo nuk iku ushtari fundit. Kjo ishte dhe mbeti komedia e sllavëve qi e festojnë 29 nandorin tash 73 vjet dhe tjera do e festojn.
Nazmiu e ka përcaktue shkencrisht çlirimin e Shqypnis së mbetun në Luftën Mini-Civile 17 nantori 1944!
29 nantori 1944 asht dita e kolerës komuniste-sllave dhe vazhdon bijtë dhe nipat e mbesat e kolerës të bashkpunojn dhe të udhëhiqen nga beogradi, athina, moska dhe anglo-amerikanët(qi financuen dhe vazhdojn t’i mbështesin për ruejtjen e pushtetit politiko-ekonomik edhe mbas 1992) për me e mbajtë popullin shqyptar të vorfën e pa perspektivë!