







Dita e 64-t e protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama nuk ka kaluar vetëm me fjalime të fortë nga foltorja, por edhe me mesazhe mjaft goditëse dhe ironizuese të përcjella përmes pankartave nga qytetarët pjesëmarrës.



Të mbledhur përpara godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë shprehur revoltën e tyre ndaj mazhorancës dhe vendimmarrjeve të fundit të institucioneve të drejtësisë, duke përdorur me doza të forta humori dhe satire politike.
Pankarta që tërhoqi vëmendjen më të madhe të pranishmëve dhe mediave mbante një mbishkrim të drejtpërdrejtë për zhvillimet e fundit në vend:
“Ne thamë arresto Ballukun, jo liro Ilir Beqajn!”
Mesazhe të tilla simbolizojnë mllefin e qytetarëve ndaj asaj që ata e konsiderojnë si një standard të dyfishtë të drejtësisë dhe mungesë llogariadhënieje nga ana e kabinetit qeveritar. bw
Pasoja të rënda dyshohet se janë shkaktuar nga lëndët e përdorura nga Policia ndaj protestuesve, pas tensioneve të regjistruara gjatë revoltës pranë Kuvendit.
Lendohet qytetari merr ndihmen. Ne fotot e sigururua shihen të paktën dy protestues që transportohen me ambulancë, pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në vendngjarje.

Gjatë ndërhyrjes, Policia përdori ujë me presion, ujë të përzier me piper dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve.

Ndryshe nga ndërhyrjet e mëparshme, uji i hedhur ndaj turmës kishte ngjyrë blu. Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi përbërjen e lëndës së përdorur.
Lendohet qytetari merr ndihmen. Nga pamjet dhe dëshmitë në terren, lënda duket se ka shkaktuar irritim të fortë në lëkurë, ndërsa disa qytetarë janë parë në gjendje të rënduar dhe me vështirësi pas kontaktit me të.
gsh

Prej 44 ditësht, qytetarët janë mbledhur në kryeqytet me një kërkesë të prerë dhe të panegociueshme: largimin e menjëhershëm të Edi Ramës.

TIRANË- Qytetarët janë mbledhur në ditën e 44-të rradhazi për largimin e Kryeministrit Edi Rama. Fillimisht protestuesit janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt kryeministrisët, aty ku dhe po mbajnë fjalimet e tyre.

Prej 44 ditësht, qytetarët janë mbledhur në kryeqytet me një kërkesë të prerë dhe të panegociueshme: largimin e menjëhershëm të Edi Ramës. Me pankarta në duar e thirrje kundër korrupsionit dhe gjithë klasës politike, qytetarët kanë krijuar një atmosferë tejet të ndezur në qendër të Tiranës.

“Edi Rama jep dorëheqjen”, “Edi Rama në burg”, “O Erion o legen prite Ramën se po vjen”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Ju erdhi fundi”, janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor./Dosja.al
Goditëse ishin pankartat me mesazhet e tyre kundër qeverisë.
Moment pikant ishte kur protestuesit shkuan në protestën para Kryeministrisë me hallvë, në shenjë simbolike për vrasjen e frikës së shqiptarëve.
Ndërkohë, sot do të mbahet protesta e 41 para Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja e Ramës dhe e qeverisë së tij. Për më tepër shihni fotot. bw










Pankartat me mesazhe kundër qeverisë kanë shoqëruar edhe protestën e 38-të radhazi të opozitës para Kryeministrisë. Protestuesit kanë vijuar thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Një nga pankartat që tërhoqi vëmendjen e protestuesve paraqiste një version satirik të përrallës “Borëbardha me 7 xhuxhat”, të përshtatur në formë kritike ndaj mazhorancës.









Në pankartë shkruhej: “Borëbardha me 7 hajdutë”, ku Edi Rama paraqitej si “regjisori” i skenarit të korrupsionit, ndërsa Belinda Balluku ishte vendosur në rolin e “Borëbardhës”, e përfshirë në skandale korruptive dhe në ilustrim përfshiheshin edhe emrat e disa zyrtarëve të tjerë të Partisë Socialiste. bw
Dje u shënua protesta e 34 qytetare kundër qeverisë, e cila mbushi sërish sheshin para Kryeministrisë dhe rrugët e kryeqytetit.
Që nga dita e parë ajo që e ka bërë të veçantë këtë protestë kanë qenë pankartat që ironizojnë dhe kritikojnë sistemin politik duke e bërë përgjegjës për situatën ekonomike të vështirë, shpopullimin apo plagë të tjera sociale.
Edhe ditën e djeshme qytetarët kanë thumbuar autoritetet për dhunën e përdorur nga plicia në protestën para Kuvendit.
Sot do të mbahet protestë e madhe kombëtare ku pritet që në kryeqytet të mbërrijnë një numër i lartë protestuesish nga diaspora. bw





Protesta e 28-të radhazi për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë u zhvillua dje në Tiranë, ku qindra qytetarë marshuan drejt godinës së Kryeministrisë, duke përsëritur thirrjet e tyre kundër qeverisë.
Një nga elementët që i dha më shumë ngjyra dhe simbolikë protestës ishin pankartat e vendosura në muret e Kryeministrisë, ku protestuesit renditën mesazhe dhe akuza ndaj qeverisë.






















Mes pankartave që tërhoqën më shumë vëmendje ishin:
“Dita e 28-të, jemi ende këtu sepse demokracia nuk pret.”
“Kafshatë që s’kapërdihet është vetëm abuzimi! Mjaft është mjaft! Mbro veten dhe natyrën.”
“Ju keni pushtetin e krimit, ne kemi forcën e së vërtetës.”
“Meritojmë një vend nga ku nuk na duhet të arratisemi.”
“Frika është arma e pushtetit, guximi është arma e qytetarëve.”
Protestuesit deklaruan se do të vijojnë mobilizimin deri në plotësimin e kërkesave të tyre, duke theksuar se nuk do të ndalen derisa të ketë ndryshim politik.
Ndërkohë, organizatorët kanë njoftuar se sot do të mbahet protesta e 29-të radhazi.
Grumbullimi i qytetarëve është parashikuar të nisë në orën 19:00 në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas marshimi do të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit pritet të shprehin sërish kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë. bw
Me pankarta në duar, thirrje përmes megafonëve dhe fjalime të shkurtra, protestuesit adresuan kërkesat e tyre ndaj qeverisë, duke kërkuar mes të tjerash edhe largimin e saj.

TIRANË- Protesta e 28-të radhazi për largimin e kryeministrit Edi Rama është zhvilluar sot në Kryeqytet. Fillimisht qytetarët u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’ dhe më pas marshuan masivisht drejt Kryeministrisë.

Me pankarta në duar, thirrje përmes megafonëve dhe fjalime të shkurtra, protestuesit adresuan kërkesat e tyre ndaj qeverisë, duke kërkuar mes të tjerash edhe largimin e saj.

Gjatë protestës janë lëshuar thirrje edhe ndaj opozitës. Në këtë tubim janë të pranishëm edhe shqiptarët e diasporës, në mbështetje të revoltës masive të shqiptarëve që jetojnë në vend.

Gjatë marshimit rrugëve të Tiranës, protestuesit kanë marrë fotografi të krerëve të mazhorancës dhe eksponentëve të njohur të opozitës, duke i ngjitur ato mbi koshat e mbeturinave përgjatë rrugëve ku po kalon marshimi.


Në koshat e mbeturinave nëpër kryeqytet janë parë të ngjitura fotot e kryeministrit Edi Rama, Taulant Ballës, Kryedemokratit Sali Berisha dhe deputetes socialiste Zegjine Çaushi./Dosja.al

Një formë kreative proteste është shfaqur në tubimin e mbrëmshëm para Kryeministrisë nga qytetarët e shumtë që mbushën bulevardin për të kërkuar largimin e Edi Ramës.







Protestuesit kanë zgjedhur të vendosin kryeministrin Rama, ish-zv/kryeministren Belinda Balluku dhe figura të tjera si Sali Berisha, Flamur Noka, Taulant Balla, apo edhe Zegjine Çaushi, në një kënd të quajtur “Wanted” (të shpallur në kërkim).
Ata akuzojnë hapur personat në fjalë për shkelje të kushtetutës, marrje të vendimeve antishqiptare dhe të tjera, duke kërkuar arrestimin e tyre. bw
Protesta e 25-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama u karakterizua jo vetëm nga pjesëmarrja e qytetarëve, por edhe nga pankartat kreative dhe mesazhet ironike që shoqëruan marshimin në rrugët e Tiranës.
Mes humorit, satirës dhe kritikave politike, protestuesit shpalosën dhjetëra pankarta që shprehën pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë, klasës politike dhe institucioneve ndërkombëtare.




















Një nga pankartat që tërhoqi më shumë vëmendje mbante mbishkrimin në anglisht: “Ndaloni së votuari të njëjtat fytyra të vjetra. Rama apo Berisha? Provoni demokracinë”, apo “Tirana digjet, Rama krihet”, një mesazh satirik që, sipas protestuesve, pasqyronte shkëputjen e qeverisë nga problemet me të cilat përballen qytetarët.
Mesazhet iu drejtuan edhe Bashkimit Evropian dhe partnerëve ndërkombëtarë. “Europe is a standard, not a flag” (“Evropa është standard, jo flamur”) dhe “Qeveria jonë është pengesa”.
Përmes mesazheve vizuale, protestuesit zgjodhën të shprehin qëndrimet dhe pakënaqësitë e tyre në një formë që tërheq vëmendjen e publikut dhe është bërë prej 25 ditësh një nga elementët më të spikatur të tubimit. bw
Protesta 19, e zhvilluar para Kryeministrisë u shoqërua jo vetëm me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për ndryshim, por edhe me pankarta kreative, mesazhe ironike që tërhoqën vëmendjen. Pankarta nëpërmjet të cilave shprehej edhe revolta kundër kryeministrit Edi Rama.
Mes dhjetëra pankartave të ngritura gjatë tubimit, ishin “Atdheu nuk Shitet”, “Europë na dëgjon”, “Edi Rama jep Dorëheqjen”, “Rama në burg, Belinda në burg”.










Mesazhet u interpretua nga protestuesit si një shprehje e pakënaqësisë ndaj klasës politike dhe mënyrës së qeverisjes së vendit.
Një tjetër pankartë me simbolikë historike mbante mbishkrimin: “Kemi rrëzuar grekë e
Pankartat ironike dhe format kreative të protestës janë kthyer në një element të zakonshëm të tubimeve publike në Shqipëri, duke shërbyer si mënyrë për të përcjellë mesazhe politike përmes, simbolikës dhe satirës.
Mes dhjetëra pankartave të ngritura gjatë tubimit, ishin “Atdheu nuk Shitet”, “Europë na dëgjon”, “Edi Rama jep Dorëheqjen”, “Rama në burg, Belinda në burg”.
Pjesëmarrësit thanë se përmes këtyre mesazheve synojnë të tërheqin vëmendjen e opinionit publik dhe të shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj zhvillimeve politike dhe sociale në vend. bw
Tirana u bë sërish mbrëmë skenë e një proteste masive, e 18-ta me radhë, ku mijëra qytetarë u mblodhën për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
jatë tubimit, protestuesit shpalosën pankarta me mesazhe të forta politike dhe sociale, duke shprehur pakënaqësinë ndaj situatës në vend dhe duke bërë thirrje për ndryshim. bw


















Gazeta britanike: Shqipëria noton në para droge, Rama nuk kërkon falje për rolin e të atit në varjen e Havzi Nelës
Ndërron jetë Flora Brovina, nesër do të dëshmonte për Masakrën e Dubravës
“NË KOHËN E BRITMËS” – ROMAN I VISAR ZHITIT. “RILINDJET” E VDEKURA TË SHQIPËRISË DHE PROTESTA… Nga Era Xhaferaj
PO ADEM JASHARI, A ISHTE UÇK?! Mos ma përmendni LDK-në nëse nuk e kujtoni gjakun e njerëzve që dhanë jetën për të! Nga Fazli Hajdaraj
Kryeprokurorja e Specializuar shokon nga Haga: Hashim Thaçi përballet me akuza të rënda, do të dënohet gjatë
Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, DEA amerikane arreston 6 shqiptarë; droga e fshehur mes trëndafilave
🇦🇱 Shqipëria në Malta Open 2026! 🇲🇹
Kroacia reagon pas vendimit të Hagës: “Ky vendim nuk e ndryshon kontekstin historik të luftës në Kosovë..”
Reagon Marta Kos: Vendimet e Gjykatës duhet të respektohen, bëhet fjalë për përgjegjësi individuale
Vendimi i Hagës: Protestuesit qëllojnë me gurë në drejtim të ndërtesës së Qeverisë në Prishtinë
Britania: Vendimi i Hagës nuk duhet të përdoret për të nxitur tensione
Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë përkulet me respekt para kujtimit të Flora Brovinës: NGUSHËLLIM PËR NDARJEN NGA JETA TË POETES, MJEKES DHE VEPRIMTARES FLORA BROVINA
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
Komentet