“Mitomani” dhe “fyerje ndaj figurës së Mbretëreshës Geraldinë”. Kështu e ka konsideruar provokimin e radhës të Alfred Pezës, nipi i Mbretit Zog, Skënder Zogu. Përmes një statusi në Facebook, Zogu i është përgjigjur autorit të romanit “Sarah”, i cili gjatë një bisede mbi librin, do të thoshte ndër të tjera se Enver Hoxha, jo vetëm që donte të fejohej me një nga princeshat, motrat e Mbretit, por edhe ka flirtuar me vetë Mbretëreshën Geraldinë, duke e konsideruar këtë si rrugën më të shkurtër për t’i tërhequr vëmendjen Zogut I.
Sipas Skënder Zogut, të gjitha sa thotë Peza janë përralla dhe se një njeri si Enver Hoxha, nuk kishte asnjë gjasë t’i qasej familjes mbretërore.
“Libri krejt përralla dhe me shumë iluzione. Turp për një shkrimtar që ofendon figurën e naltë të Mbretneshës Geraldinë dhe e ul veten tue i dhanë një ‘rëndësi’ figurës s’Enverit. Nuk ka asnjë të vërtetë. Enveri nuk e ka pa me sy mbretneshën. Aj ishte një njeri pa kulturë dhe pa karakter. Nuk ka pasur lidhje aspak me familjen mbretnore…”. Zogu i tërheq vëmendjen shkrimtarit, edhe për ca përkime vitesh. “Njoftim për autorin: a e dini ju se Enveri kur u kthye nga Parisi në Tiranë, në 1936, ishte 28-vjeçar, pa një diplomë kualifikimi? Më shpjegoni si n’atë moshë ai do të kishte mundësi me hy në Pallatin Mbretnor… Mitomania!!!”, shton ai.
Edhe më herët, menjëherë pas daljes së librit, nipi i Mbretit Zog deklaroi se s’kishte asgjë të vërtetë në pretendimet e Pezës se Enver Hoxha do të fejohej me motrën e Mbretit, Princeshën Maxhide, pikërisht kur Italia fashiste mësyu në Shqipëri. Pushtimi i Shqipërisë prishi planet e Enverit.
Skënder Zogu
Zogu do të saktësonte se jo vetëm familja mbretërore, familja numër një në Shqipëri, nuk do të bënte krushqi me një familje të një niveli shumë më të ulët, si ajo e Hoxhajve, por edhe mosha e dy të rinjve nuk përkonte. Maxhidja ishte më e madhe në moshë se Enveri.
FLIRTI ME MBRETËRESHËN
Alfred Peza ka vendosur të mos e lerë “rehat” familjen mbretërore e t’ia prishë gjakun herë pas here me nga një deklaratë. Pas historisë së fantazuar për marrëdhënien dashurore të Mbretit Zog me Sara Blloshmin, nga edhe ka marrë titullin romani i tij “Sarah”; pas pretendimit se Enver Hoxha do të fejohej me Maxhide Zogun; bën një tjetër deklaratë, ndoshta edhe më të fortë se dy të parat. Sipas tij, Enver Hoxha ka flirtuar me Mbretëreshën Geraldinë.
Mbi figurën e Sara Blloshmit, Alfred Peza ka ngritur një roman të tërë. Pas një jete plot aventura e pasion, nga fundi i romanit, gjatë një bisede me vetë Mbretin Zog, tashmë në ekzil, rrëfehet kalvari i saj gjatë diktaturës komuniste, deri në largimin nga Shqipëria.
Ish-kreu i Arkivave të Ministrisë së Brendshme, studiuesi Kastriot Dervishi, deklaron se për Sarën nuk ka pasur asnjë dosje të Sigurimit të Shtetit që të dëshmojë përndjekjen e saj, por një fashikull me informacione jo shumë interesante. Duke publikuar një leje qëndrimi të Sarës, Dervishi thotë: “Ky është dokumenti i përdorur për banim të përkohshëm në Shqipëri të Sarah Robinsonit, e cila dikur mbante mbiemrat “Serdar” të vajzërisë dhe “Blloshmi” nga martesa e parë me Selaudin Blloshmin.
Siç edhe shihet, dokumenti lëshohej nga ushtria dhe në pjesën qendrore të tij, përveç gjuhës shqipe, është edhe “Një nga njerëzit që shihej në shoqërinë e saj ishte Enver Hoxha… Të gjithë ambiciozët e kësaj bote, e nisin nga fustanet rrugën e tyre drejt majës dhe është e pashmangshme që edhe Enver Hoxha të ketë flirtuar me Sarah Blloshmin, ashtu siç thuhet që ka flirtuar edhe me një nga princeshat.
Ashtu siç do të flirtonte edhe me Mbretëreshën vetë më prapa. Arsyeja? Vetëm e vetëm që t’i fitonte zemrën Mbretit Zog, për të arritur ambicien dhe synimin e tij”, do të shprehej Peza gjatë një bisede për romanin. Sipas tij, “në mendjen e ambiciozit shkon gjithçka dhe flirti me Mbretëreshën është rruga më e shkurtër për të fituar vëmendjen e Mbretit”.
Enveri ka qene nga fillimi anti zogist dhe ka veprue ne Paris tue lishue pamfleta kundra Mbretit Nuke studio me paret e shtetit mbretnor dhe mbas nje detyre te vogel n’ambasaden e Belgjikes u detyrue me u kethye ne Shqipni ne vjetin 1936.Po pyse pseudo -shkrimtarin Alfred Peza si kishte Enveri mundesie me u afrue familjes mbretnore kure ishte haptazi anti-zogiste.Fiksionet nuke shkruhen me emnat e personat qe kane jetu kjo ashte regulli i literatures.Me duket se Alfred Peza ka mesue ligaraten e enverizmit si duket.
Alfred Peza eshte lidhës këpucësh e lustraxhi , sikur t’mos mjaftonte kjo, eshte edhe nje i korruptuar, fale sistemit politik te qelbur nuk ka hyre ne burg akoma! Por nuk do ti shpetojne drejtesis si shume hajdud te tjere!
Me sa duket hajduti Peza kerkon te ngreje nga balta figuren e Enverit, duke pretenduar se ai paska pasur marrdhenie me aristokrate si Sara Blloshmi-mbese e Ismail Qemalit, apo akoma me keq me Mbretereshen Geraldine!!!
Keto Zonja Enverin nuke do ta pranonin as si qen oborri!
Ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë. (Fotografi nga arkivi)
Radio Evropa e Lirë
Qeveria në detyre e Kosovës synon t’i ndërtojë dy ura në të dy krahët e urës kryesore m . . .
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Skenderajt, sot është zbuluar shtatorja e Zahide Jasharit nënës së heronjve Adem dhe Hamëz Jashari.
Shtatorja, e rea . . .
Alesandro, turist nga Italia, duke dalë nga një supermarket në Tiranë. I pyetur për çmimet, ai shprehet disi i zhgënjyer, pasi e kishte imagjinuar Shqipërinë si një vend më të li . . .
Në vetëm 14 vjet, Shqipëria nga një vend më popullsinë më të re në Europë (31.9 vjeç me 2010) u rendit në vitin 2024 në mesin e 11 vendeve me popullsinë më të plakur në Europës. . . .
Presidenti i SHBA, Donald Trump i ka dërguar një ultimatum Iranit në lidhje me zhvillimet e fundit dhe konfliktin me Izraelin.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, Trump, i ka k . . .
Oligarku rus Oleg Deripaska, në qershor 2022, është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara që nga viti 2018.
evropaelire.org
Mike Eckel
Kur një prej agjentëve më të lartë t . . .
Vetëm për një vit nga 2023 në 2024 popullsia e re në moshën 0-29 vjeç u tkurr me 29 mijë e 300 banorë ose 4 për qind, gati trefishi i popullsisë së përgjithshme. Të dhënat tregojn . . .
Radio Evropa e Lirë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është i mundur dhe për t’u arritur kjo, duhet që t’ . . .
Teksa Shqipëria synon të anëtarësohet në BE në vitin 2030 një hendek i madh mbetet i hapur në aftësitë e punonjësve shqiptare me ata të BE-s referon një raport i fundit i Organiz . . .
Një ceremoni përkujtimore te varrezat në Mejë. Prill, 2021.
Sandra Cvetkoviq
Seanca fillestare për rastin e masakrës në Mejë dhe në fshatrat tjerë në rajonin e Gjakovës mbahet të . . .
(Dritëro Agolli:-“Ja nga çfarë trashamanësh drejtohej partia, trashamanë që as fjalën pluralizëm nuk e shqiptonin dot, por i thoshin ‘pularizëm’ “.)*
“Ja nga çfarë trashamanësh drej . . .
Shqipëria hyri në vitin 2025 me një popullsi më të plakur dhe emigracion që thellohet më tej. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për 1 janar 2025, mosha mediane u rrit me 0,8 vjet . . .
Enveri ka qene nga fillimi anti zogist dhe ka veprue ne Paris tue lishue pamfleta kundra Mbretit Nuke studio me paret e shtetit mbretnor dhe mbas nje detyre te vogel n’ambasaden e Belgjikes u detyrue me u kethye ne Shqipni ne vjetin 1936.Po pyse pseudo -shkrimtarin Alfred Peza si kishte Enveri mundesie me u afrue familjes mbretnore kure ishte haptazi anti-zogiste.Fiksionet nuke shkruhen me emnat e personat qe kane jetu kjo ashte regulli i literatures.Me duket se Alfred Peza ka mesue ligaraten e enverizmit si duket.
Alfred Peza eshte lidhës këpucësh e lustraxhi , sikur t’mos mjaftonte kjo, eshte edhe nje i korruptuar, fale sistemit politik te qelbur nuk ka hyre ne burg akoma! Por nuk do ti shpetojne drejtesis si shume hajdud te tjere!
Cjane keto te paverteta te turpshme!!!!
Me sa duket hajduti Peza kerkon te ngreje nga balta figuren e Enverit, duke pretenduar se ai paska pasur marrdhenie me aristokrate si Sara Blloshmi-mbese e Ismail Qemalit, apo akoma me keq me Mbretereshen Geraldine!!!
Keto Zonja Enverin nuke do ta pranonin as si qen oborri!
Poshtë partia komuniste përpjeka e saj për mbrojtje të diktatorit Hoxha- E përjetëshme Shqipëria!
Nexhmije Mehmetaj