Dita e 64-t e protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama nuk ka kaluar vetëm me fjalime të fortë nga foltorja, por edhe me mesazhe mjaft goditëse dhe ironizuese të përcjella përmes pankartave nga qytetarët pjesëmarrës.
Të mbledhur përpara godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë shprehur revoltën e tyre ndaj mazhorancës dhe vendimmarrjeve të fundit të institucioneve të drejtësisë, duke përdorur me doza të forta humori dhe satire politike.
Pankarta që tërhoqi vëmendjen më të madhe të pranishmëve dhe mediave mbante një mbishkrim të drejtpërdrejtë për zhvillimet e fundit në vend:
“Ne thamë arresto Ballukun, jo liro Ilir Beqajn!”
Mesazhe të tilla simbolizojnë mllefin e qytetarëve ndaj asaj që ata e konsiderojnë si një standard të dyfishtë të drejtësisë dhe mungesë llogariadhënieje nga ana e kabinetit qeveritar. bw































































































































Ta marrsha te keqen o lek sa i mire qe je.
Disa thone me mire te dish se sa te kesh dhe
disa te tjere thone me mire te kesh se sa te dish.
Leku can bllokaden.