Pasi Bimi i propozoi për martesë Lizës, babai i tij e mori djalin mënjanë. “Bir, kur unë u martova me nënën tënde, gjëja e parë që bëra kur shkuam në shtëpinë tonë, unë i hoqa pantallonat e mia. Dhe i kërkova asaj t’i provonte. Ajo i provoi pantallonat e mia dhe i ranë tepër të mëdha, prandaj ajo nuk mund t’i mbante.
I thashë asaj: “Natyrisht, janë tepër të mëdha për ty. Unë do t’i mbaj pantallonat në këtë shtëpi dhe kështu do të jetë gjithmonë. Prej atëherë nuk kam pasur asnjë problem.”
Bimi e dëgjoi këshillën e babait dhe bëri të njëjtën gjë natën e martesës me Lizën. Pastaj Liza i hoqi pantallonat e saj dhe i tha edhe ajo Bimit t’i provonte si i rrinin. Bimi i provoi, por nuk i vishte dot pantallonat e Lizës, sepse ishin tepër të vegjël.
“Epo ç’është kjo punë,” – tha Bimi, “unë nuk mund t’i vesh pantallonat e tua.”
“Tamam, Bim, ” – i tha Liza, “dhe nëse nuk ndërron sjellje, ti kurrë nuk do t’i veshësh pantallonat e mia!”
Komentet