Një bionde shkon në dyqanin e artikujve elektronikë për të blerë një televizor. I thotë shitësit: “Dua të blej këtë televizor.” Shitësi i thotë: “Më vjen keq, nuk iu shesim televizorë biondeve.”
Ajo kthehet në shtëpi, vë një parukë bruneje. I thotë shitësit: “Dua të blej këtë televizor.” Shitësi i thotë: “Më vjen keq, nuk iu shesim televizorë biondeve.”
Kthehet prapë në shtëpi dhe vë një parukë të kuqe. I thotë shitësit: “Dua të blej këtë televizor.” Shitësi i thotë: “Më vjen keq, nuk iu shesim televizorë biondeve.”
Biondja tërbohet: “Si është e mundur që ti e di se unë jam bionde?”
Shitësi i thotë: “Zonjushe, ky nuk është televizor, është një mikrovalë:”
Komentet