Bylisi është një nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike të Shqipërisë, por pak i njohur nga turistët vendas dhe të huaj. Qyteti që dikur ishte qendra e Ilirisë jugore ka sipërfaqen më të madhe të mozaikëve në Ballkan, të cilët këtë vit kanë nisur të zbulohen për vizitorët. Ndërtimi i një rruge të re pritet ta kthejë këtë qendër arkeologjike në një itinerar të rëndësishëm turistik.
Mbi një kodër të butë mbi rrjedhën e Vjosës, në zemër të Mallakastrës, nga ku shihet që nga Adriatiku deri në kufijtë shtetëroe të Shqipërisë me Greqinë, shtrihen rrënojat e qytetit antik të Bylisit.
Qyteti që jetoi gati dhjetë shekuj ka një harmoni të periudhave të ndryshme historike që nisin nga mesi i shekullit të IV para Krishti, kur mendohet se u themelua, duke shërbyer si endra e Ilirisë jugore dhe deri në fundin e shekullit të VI-të pas Krishtit.
Mure madhështorë rrethues në një sipërfaqe mbi 2 km dhe kulla mbrojtëse që flasin për mjeshtër të paarrirë të gurit, rrënojat e një teatri me rreth 7500 vende, një shëtitore gati 4 hektarë dhe stadium, por edhe tempuj dhe godina banimi dëshmojnë për një periudhë te hershme kur Bylysi ishte kryevendi i këtij rajoni, pasi kontrollonte udhëkalimet e kohës në luginën e Vjosës.
Ardit Shehu, përgjëgjës i këtij parku thotë për Zërin e Amerikës se “sipërfaqjae Parkut arkeologjik të Bylysit është 32 hektarë. Bylisi përfaqëson një numër të madh monumentesh që janë nga shekulli i katërt para Krishtit. Monumentet e para të qytetit lidhen me teatrin, gjimanzin, stadiumin, shëtitoren dhe monumente të tjera që janë ngritur më vonë”.
Këtë vit Parkui i Bylisit lidhet me rrugën kombëtare Levan -Tepelenë me një segment të ri gati 7 kilometër që ka nisur të rrisë vizitueshmërinë e këtij thesari arkeologjik të Shqipërisë gati të pashfaqur më parë si për turistët vendas edhe të huaj.
“Këtë vit ka patur edhe një rritje të numrit të vizitorëve, krahasur me vitin e kalur ne kemi dyfishin e të ardhurave. Jemi të kënaqur me infrastrukturën rrugore që na e bën tani të lehtë komunikimin në park. Kemi këtë vit edhe një rritje të numrit të guidave” , thotë përgjegjësi i Parkut Bylis Ardit Shehu .
Sipas studiuesve ndërtimi i kishave në shekullin e V pas Krishtit shënon një pikë kulmore për Bylysin.
Katedralja është nga më të mëdhatë në gjithë rajonin dhe është bazilika më e madhe paleokristiane e Shqipërisë.
“Bylysi, thotë Ardit Shehu , ka sipërfaqen më të madhe të mozaikëve rreth një mijë metër katrorë të cilët kanë nisur të zbulohen për vizitorët”.
“Në Bylys janë rreth një mijë metër katrorë mozaikë dhe këtë e bëjnë një qytet antik të veçantë në Shqipëri dhe më gjerë. Ne kemi menduar që duke filluar nga muaji prill ti hapim gradualisht mozaikët që të jenë të vizituesëhm si për turistët e huaj edhe ata vendas. Mozaikët janë në gjendje shumë të mirë dhe motivet e tyre janë tejet të larmishme”.
Mozaikët paraqesin kryesisht figura shpendësh dhe motive biblike që nga bariu i mirë që kujdesej për ligjet apo një skenë peshkimi.
Ndërsa vizitorë të pakët përshkojnë rrënojat e pesë kishave Albana Shala që jeton në Hollandë thotë se pëlqen të vijë në këtë park të jashtëzakonshëm.
“Unë tani jetoj në Hollandë. Sa herë vij në Shqipëri vij në Bylis me miq të ndryshëm jo vetëm nga Hollanda. Është nga parqet arkeologjike më të ruajtura mirë dhe më i pazbuluari deri tani”, thotë ajo.
Gërmimet arkeologjike në Qytetin antiktë Bylisit kanë zbuluar disa nga monumentet më të rëndësishme të tij, por studiuesit flasin se rreth 10% e qytetit është zbuluar deri tani.
Bylisi ka shumë për të ofruar dhe ende shumë për të zbuluar dhe siç thihet në një nga mbishkrimet e gjetura antike “O i huaj, mos e shmang vështrimin nga bukuria e Bylisit.”
“…skënderbejanët, meqenëse ata janë më agresivët.”
Mos problemi është te modelimi që i kemi bërë atij, duke e paraqitur si supernjeri që vjen e shpëton një popull të tërë?
fakti që mburremi me Skënderbeun supernjeri dhe presim një Skënderbe që të na shpëtojë nga e keqja, tregon se kemi mbetur në stad fëminor.
e kanë modeluar rilindasit dhe veçanërisht rimodelimi që i ka bërë soc-realizmi, nuk na ndihmon për këtë.”
Sa masipër fraza pikante të fatos lubonjës i njohun kaherë si nji antiKastriot i thekun, i rreshtuem me hoxhallarë, me turq, sllavë, liderë politikë pro-erdoganë i deklaruem motit. Arsyeja asht se ky dhe familja e tij e ka shijue kupën e mjaltit në diktaturën komuniste si familje diktatorjalësh ne komunizëm, qi i jati i tij me sojin e far e fisin e ksaj familje talebane ushtruen gjenocid mbi popullin shqyptar per Fjalën e Lir, për Besim në Zotë, për drejtsi dhe per nji Shqypni Europjane ka humbë arsyen e shnosh, rrugën e historis shqyptare dhe degdisesh neper shkretinat arabe dhe sllave! Vetëm kundër shqyptarve si komb! Ky soj specie amorfe ka deklarue ma herët se unë fatos lubonja nuk ngrihem n’kambë para dhe nuk e njohë Flamurin e Shqypnis sepse ka stemën e Familjes së Gjergj Kastriotit, që themeloi shtetin e I-rë Shqyptar dhe me atë Flamur fitoi beteja kundër hosrdhive barbare turke! Fatos Lubonja asht person me probleme mentale delirante, jeton me sindromën e delirit e shkëlqimit të madhshtis në kohën e tmerrit komunist. Të fajsosh Rilindjen Shqyptare do të thotë të shfarosësh temelin e frymzimit dhe luftrave nen Flamurin e Kastriotit të popullit shqyptar per Pavarsi Shqyptare të 28 nandorit 1912! Ti e ke vendin ne Spitalin e Çmendinës o qyqar, zuzar i pagguem nga qarqe sllave-turke!
Qe ne momentin qe ke filluar ti i “madhi i mebndej(bosh)”te merresh me te tilla probleme mos mbete djale ne kembe ……………………….