Vija bregdetare nga Durrësi në Sarandë rezulton me nivel të lartë ndotjeje. Ky konstatim ka ardhur nga Drejtoria e Gjeologjisë Detare, e cila ka publikuar një raport të hollësishëm lidhur me ndotjen bregdetare në Shqipëri, i cili konstaton se pjesa më e madhe e vijës që fillon nga Durrësi dhe deri në Sarandë është në nivel të lartë ndotjeje.
Këtë fakt e ka pranuar edhe ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ku, sipas tij, kroçieret shkarkojnë ujërat e zeza përgjatë vijës bregdetare Vlorë-Sarandë për t’iu shmangur taksave në vendet e BE-së, ku shkarkimi i ujërave të zeza dhe vajrave në aksin detar Vlorë-Sarandë po i shkakton një dëm shumë të madh turizmit në Shqipëri.
Ndërkohë që edhe ekspertët e Drejtorisë së Gjeologjisë Detare kanë renditur si shkaqe të kësaj ndotjeje, anijet dhe tragetet e huaja që shkarkojnë ujërat e zeza dhe vajrat në det të hapur në territorin e Shqipërisë.
“Ndotjet madhore janë në lumenj, tragetet dhe anijet e huaja që patjetër duhet vënë dorë, ose duhet sensibilizuar opinioni, shkarkimet e anijeve në det të hapur, shkarkimet e ujërave të zeza nga tragetet. Ajo çfarë është më e rëndësishme, veprimtaria e njerëzve që nuk është vetëm gjatë 2 muajve të verës, por është gjatë 12 muajve”, thotë drejtori i Gjeologjisë Detare, Arben Pambuku.
Komentet