Historia disavjeçare e dashurisë së koreografit të njohur Albi Nako dhe balerinës së talentuar Klaudia Pepa ka marrë fund. Prej një viti tashmë, çifti jetojnë të ndarë dhe duket se distanca ka qenë arsyeja kryesore e fundit të martesës.
Lajmin e shpërndarë në media, e kanë konfirmuar vetë Albi dhe Klaudia, të cilët kanë theksuar se gjithçka mes tyre është mbyllur me mirëkuptim dhe se tanimë do të vijojnë me projektet personale në drejtime të ndryshme. Por që atëherë, pervec konfirmimit për revistën “Class”, Albi dhe Klaudia nuk kanë folur më.
Ndarja e tyre mesa duket vazhdon të komentohet dhe me njërën prej ndjekësve në rrjetet sociale, Klaudia i është kthyer me përgjigje.
“Boll me këto poza. Sa u ndave me burrin, del në shesh. Nuk ma kishte marrë mendja që do të ndaheshe me burrin që të solli në Itali”-shkruan komentuesja.
“Zemër në Itali erdha me avion dhe direkt në Mediaset. Cdo histori ka një fillim e një fund, nuk është fundi i botës. Në një raport, në dy, faji është gjithmonë i të dyve. Gjithë të mirat”- iu përgjigj komentueses Pepa.

Komentet