Sadije Berisha më në fund e ka marrë kalin e saj Mary që e kishte prej 2 vitesh në Tiranë, dukë i dhënë fund kështu një “lufte” mes ish-bashkëshortësh. Pak kohë më parë Shkëlzen Berisha postoi foto sipër kalit të shumëpërfolur ndërsa menjëherë reagoi edhe Sadije duke shkruar se asaj i ishte premtuar kthimi i kalit Mary por që ajo nuk kishte ndodhur.
Edhe pse kali Mary nuk u kthye tek ajo pavarësisht kërkesës, Sadijë Berisha ka gjetur një mënyrë të veçantë sesi ta marrë atë në Suedi ku edhe jeton.
Ajo ka publikuar në “Facebook” një galeri fotografish ku tregon se si ka arritur të marrë kalin e saj, duke sfiduar ish-bashkëshortin, i cili mohonte të kishte ndonjë kalë për t’i dhënë nënës së fëmijëve të tij.
Ish-gruaja e Shkëlzenit ka marrë një makinë me qira enkas për kafshë, nga Suedia për në Shqipëri dhe ka mundur të marrë mbrapsht Mary-n e saj.

JA ÇFARË SHKRUAN SADIJA NË “FACEBOOK”:
“1 korrik. Nisa udhëtimin tim drejt Shqipërisë, për të finalizuar pas vitesh pritje, arrogance, neglizhence dhe ligësie të paepur. Kam arritur të bëjë atë që shumë njerëz më thoshin se kurrë nuk do isha në gjendje ta bëja. Mora me qira një makinë me rimorkio për kalin dhe shkova në Tiranë për të marrë kalin tim Mary dhe u largova… Nuk ishte një udhëtim i lehtë dhe jo diçka që unë do e rekomandoja, por vetëm nëse keni vullnet të hekurt. Por unë do e bëja sërish për të mbajtur premtimin tim për Mary-n dhe për ti ofruar asaj një jetë më të mirë. Ne kemi arritur tashmë në Gjermani, jemi rrugës për në Danimarkë, Suedi dhe në shtëpinë tonë, në ishullin e kripur. Mary për herë të parë pas 8 vitesh, do të ndjejë ç’do të thotë të vraposh e lirë pa pengesë.SB- Jönköping, Suedi”.
Por kali Mary është bërë objekt debati edhe në Kuvendin e Shqipërisë.
Pas disa komenteve, si përgjigje ndaj Taulant Ballës, për një fjalë të tijën në Kuvend, Shkëlzen Berisha tha “Taulant unë nuk kam asnjë kalë për ta çuar në Suedi, është Rama ai që duhet të kthejë kërriçin e tij në Librazhd”.
Reagimi i tij erdhi pasi deputeti Balla në një replikë në Kuvend me ish- Kryeministrin Sali Berisha, i ka thënë “i thuaj Shkëlzenit të çojë kalin në Suedi”. bw
Komentet