Voal.ch – Një fotografi e saj kur ishte foshnjë, në vitin 1935, u përdor nga propaganda naziste.
Por ajo që përshkruhej si “foshnja ariane” e përkryer, në realitet ishte një hebreje.Është tejet e habitshme historia e tetëdhjetëvjeçares Hessy Taft, fytyra foshnjore e së cilës, fotografuar për një konkurs të shpallur nga vetë ministri i Propagandës Joseph Goebbels, ishte zgjedhur për të përfaqësuar bukurinë e racës në një revistë për familjen, ‘Diell në shtëpi’ (Sonne ins Haus).
“Sot mund të qeshim – tregon ajo për Bild online -, por nëse nazistët në atë kohë do ta kishin zbuluar se kush isha në të vërtetë, nuk do të isha këtu për ta treguar këtë histori.”
E gjitha kjo është fryt i iniciativës së një fotografi të guximshëm, i cili pa dijeninë e prindërve të Hessy Taft e kishte dërguar fotografinë e vogëlueshes në konkurs.
“Doja t’i tallja nazistët,” i kishte rrëfyer fotografi nënës së tetëdhjetëvjeçares, e cila tani jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E vërteta atëherë nuk qe zbuluar fare. (ansa)/2014


Komentet