Kryetari i opozitës, Lulzim Basha zhvilloi sot nje takim elektoral ne qytetin e Korçes. Nje qytetar i pranishem i ka zbuluar edhe nje sekret Bashes, per te cilin edhe vetë kryeopozitari tha se ishte kurioz ta dine se ku e kishte mesuar qytetari detajin se Basha do takohej me Presidentin e SHBA Donald Trump.
“Nga e more vesh? Mos na i hap sekretet kështu se do na mërzitet Edi Rama.
Megjithatë pas takimit do ma tregosh se ku e more vesh që do takoj presidentin Trump”, i tha Basha.
“Thuaja hallet tona”, i tha qytetari.
“Kur ta takoj presidentin amerikan do t’i flas edhe per fermreret e Burimasit, Zemblakut, Korces, Devollit. Do t’i them qe ata mezi presin qe une te zbatoj reformen e tij”, tha Basha.
Komentet