Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Bajram Curri në një takim elektoral. Ai ka lavdëruar kreun demokrat të kësaj bashkie, Besnik Dushajn.
Rama tha se Dushaj nuk është si Voltana Ademi apo si Kapri i Pogradecit që flenë gjumë. “Ne do ta mbështesim Tropojën me sa të kemi mundësi. Kryetarin e Bashkisë e kanë zgjedhur qytetarët e Tropojës dhe neve na kanë zgjedhur shqiptarët.
Ne nuk e paragjykojmë Tropojën, as kryetarin e saj. Ai nuk është si Ademi dhe Kapri që flënë gjumë. Unë them kaq. Kryetari i Bashkisë ka bërë gjithë këto punë këtu. Ka patur mbështetjen tonë se ka aplikuar për projekte. Ai nuk tund flamurin e partisë në zyrë ndaj unë e kam mbështetur edhe personalisht.
Po votuat Lulin e morët në qafë kryebashkiakun”, tha Rama.
Une nuk e di se cfare ka bere Kryetari i Bashkise z.Besnik Dushaj ne Tropoje,pasi nuk banoj atje. Ne TV dhe ne FB kam pare disa foto kalldremesh me gure dhe disa parcela te mbjellura me bar neper rruget e qytetit B.Curri. Ne se ato e kan zbukuruar qytetin dhe jan ne funksion te qytetarve e pergezoj z.Besnik Dushaj. Kryeministri Edi Rama e lavderoj z.Besnik per punet qe ka bere.Per mendimin tim beri shume mire.Prandaj e pergezoj edhe kete. Sepse kur vlereson punen e mire te kundershtarit te tij poltik ai pranon nje realitet,gje qe rrallehere ndodh ne politiken shqiptare. ( Besnik Dushaj eshte kandiduar dhe i zgjedhur Kryetar Bashkie me mbeshtetjen e Partise Demokratike). Deri ketu,gjithecka ne rregull. Por,kur Kryeministri mburret per mbeshtetjen qe i ka dhene Kryetarit te Bashkise dhe porosite disa qytetar te B,Currit,pjesemarres ne takimin e tij elektoral: “Mos e votoni Lulin dhe PD-ne se e moret ne qafe Besnikun!” gjithecka personalizohet.gjithecka permbyset, gjithecka vihet ne funksionin politik se dites
.Ketu, Kryeministri E.Rama dhe Kryetari i Bashkise B.Dushaj jan te gabuar. I pari,me thenjet e tij,dhe i dyti me heshtjen e tij. Edi Rama nuk i dha kryetarit te Bashkise B.Currit fonde per te riparuar shetitoret e qytetit,ose sic i quan ai “pedonale” e punera te tjera, as nga xhepi i tij,as nga araka e Partise Socialiste Ato jane parat e takasapaguesve tropojane dhe shqiptar.Nuk jan parate e Edi Rames as te Besnik Dushes. Kryeministri e ka per detyre ligjore qe tu jap fondet e caktuara te gjitha bashkive te vendit,prandaj eshte aty dhe paguhet “majm” prej taksapaguesit shqiptar, Dhe kryetari i bashkise e ka per detyre ligjore qe,ato fonde ti perdor ne te mire te qytetarve te cilet jan njekohesisht dhe taksapagues. Prandaj edhe ky, per keto pune eshte aty dhe paguhet “jo keq” prej taksapaguesve tropojane. Por,politikanet tane,njelloij si keta te dy,e kan bere zakon t’i thon popullit: “Une ua bera kete dhe ua bera ate….” Sikur keto pune i kan bere nga parate e xhepave te tyre. Per mendimin tim,kjo menyre komunikimi,eshte nje semundje e kahereshme e politikaneve shqiptare,qe e ka zanafillen nga koha e diktatures kur thuhej: “Gjithcka na beri Partia”, ani pse populli shqiptar i papaguar ose i keqpaguar, rjepej ne punerat qe u bene ne Shqiperine e asaj kohe.Ne thelb kjo eshte nje mashtrim, qe ka per qellim ti thot popullit se,ne politikanet jemi “zoterit” tuaj,e jo “sherbetoret” tuaj. Ne fushata elektorale,kjo “perkthehet” “Na jepni voten qe ne tu japim parat tuaja te cilat ua marrim nepermjet taksave! Perndryshe,taksat do tua marrim dhe gje nuk do tu japim.” Ose me sakt: “Na votoni qe ne te behemi sundimtaret tuaj,mashtruesit tuaj.Ne te kundert,po votuat ate tjetrin, do te merrni ne qafe kryetarin e Bashkise,e per rrjedhoje veten tuaj ” Une e neveris kete lloj presioni,qe eshte pergjithesisht mentaliteti i politikaneve tane. Ata,sapo mandatohen nga votat e popullit i pushton deliri i madhehtise, shkeputen nga ata qe i kan votuar,mendojne se vetem ata kan lindur per te drejtuar,dhe njelloj si struci,mendojne se populli nuk sheh,asgje nuk kupton asgje dhe nuk din asgje.Jeni te gabuar “zoterinj” politikane. Populli,ju sheh,ju kupton dhe kam shprese tek Ai dhe te Zotin se nje dite do t’u ndeshkoj,secilin nga ju qe mendon e vepron keshtu.