Ultrasit e Tiranës kanë reaguar pas rënies për herë të parë të ekipit të tyre të zemrës nga Kategoria Superiore. Me anë të një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, ata i kanë bërë me dije presidentit Refik Halili se ka 48 orë kohë për të pranuar përgjegjësitë dhe për të dhënë dorëheqjen.
Reagimi i plotë i “Tirona Fanatics”

“Sqarim!
Sot është dita më e turpshme në historinë 97-vjeçare të Tironës. Për herë të parë, Tirona ra një kategori më poshtë!
Lart e poshtë nga tifozët dhe nga media, po thuhet se pjesë në faj kanë edhe Fanatics!
Por nëse hedhim një sy në disa nga ndeshjet e këtij kampionati shohim se:
Ndeshjet me Kukësin nuk i sajuan tifozët. Pikët me Korabin nuk i humbën tifozët. Ndeshjen me Luftëtarin nuk e humbën tifozët. Ndeshjet me Laçin, kur Laçi ishte skandal, nuk i humbën tifozët. Lojtarët me eksperiencë nuk i larguan tifozët. Dhe denimet nga UEFA, që dogjën merkaton e janarit nuk i sollën tifozët. Këto vetëm për të përmendur disa!
Gjithashtu, kujtojmë se vitin që kaloi ishim në të njëjtën pozitë dhe për të njëjtat arsye braktisëm bojkotin. Kjo gjë nuk solli asnjë ndryshim.
Prandaj ngelemi besnik të veprimeve tona! Fajtori është Refik Halili!
Presim që brenda 48 orësh ai të pranojë përgjegjësitë dhe të japë dorëheqjen…”
Komentet