Një llogari në rrjetet sociale e cila njihet si e organizatës terroriste, ka publikuar mesazhin se një person ka përdorur më shumë se një bombë në këtë sulm
Organizata terroriste ISIS ka marrë përsipër sulmin në sallën e koncerteve Arena në Manchester të Britanisë së Madhe. Një llogari në rrjetet sociale e cila njihet si e organizatës terroriste, ka publikuar mesazhin se një person ka përdorur më shumë se një bombë në këtë sulm.
Si pasojë e një sulmi në sallën e koncerteve Arena në veri të qytetit Manchester, të paktën 22 persona kanë humbur jetën në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë, ndërsa 59 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Zyrtarët e policisë vendase deklaruan se sulmuesi vdiq gjatë shpërthimit. AA
Komentet