Lëvizjet vijnë katër ditë pas paktit Rama-Basha që solli lëvizje në kabinetin qeveritar dhe emërimin e 6 ministrave teknikë dhe një zv/kryeministër, të propozuar nga radhët e opozitës.
Kësisoj, zv/ministër i Shëndetësisë është emëruar Mira Kapisyzi, një mjeke e shquar e shëndetësisë shqiptare. Te Ministria e Financave, largohet Ervin Mete dhe emërohet zv/ministre Irena Beqiraj e cila ka mbajtur poste të rëndësishme në administratë si zv/ministre e Financave në të kaluarën si dhe ish-drejtore e Doganave, Elona Gjebrea ikën nga Ministria e Brendshme dhe në vend të saj emërohet Rovena Vode, ish-drejtore e Kabinetit në këtë dikaster.
Nga Ministria e Drejtësisë largohet Eridian Salianji dhe në vend të tij emërohet Etilda Gjonaj, ish-komisionere pranë Avokatit të Popullit.
Ndërsa Gerti Janaqi, ish-Drejtor i Institutit të Zhvillimit të Arsimit, pason Redi Shtinon si zv/ministër i Arsimit.
Pesë emrat e rinj në postet zv/ministrore janë figura të njohura, të cilët kanë mbajtur edhe funksione të tjera të rëndësishme në administratën publike ku kanë spikatur për aftësitë e tyre drejtuese dhe profesionale. Kështu, Rama ka menduar edhe për ministritë që ja ka kaluar Partisë Demokratike, duke i blinduar ato me zëvendësministra të një niveli të lartë profesional.
Ndryshimet e zv/ministrave
Zv/ministër i Shëndetësisë – Emërohet Mira Kapisyzi
Zv/Ministër i Financave – Largohet Ervin Mete, emërohet Irena Beqiraj
Zv/Ministre e Brendshme – Largohet Elona Gjebrea, emërohet Rovena Vode
Zv/Ministër i Drejtësisë – Largohet Eridian Salianji, emërohet Etilda Gjonaj
Zv/Ministër i Arsimit – Largohet Redi Shtino, emërohet Gerti Janaqi
Profil/Kush janë 5 zv-ministrat e fortë të PS në ministritë e PD
Kryeministri Edi Rama duket se ka menduar edhe për ministritë që ja ka kaluar Partisë Demokratike, duke i blinduar ato me zëvendësministra që kanë lenë shenjë në dikasteret që kanë drejtuar për profesionalizmin.
Kështu në Ministrinë e Shëndetësisë, emërohet Mira Rakacolli (Kapisyzi), një nga mjeket më të shquara të shëndetësisë shqiptare e vlerësuar për karrierën e saj.
Nga posti i zv/Ministrit të Financave largohet Ervin Mete dhe emërohet Irena Beqiraj, e cila e ka mbajtur edhe më parë këtë post.
Irena Beqiraj ka qenë një ndër të besuarat e kryeministrit Rama dhe për shumë kohë ka qenë edhe në krye të Drejtorisë së Doganave.
Edhe tek Ministria e Brendshme ka një tjetër lëvizje po aq të menduar.
Në vend të Elona Gjebreas, zëvendësministre është emëruar Rovena Vode, e cila është personi që ka drejtuar de facto Ministrin e Brendshme pasi prej kohësh mbante postin e Drejtorit të Kabinetit.
Ndërkaq tek Drejtësia largohet Eridian Salianji dhe në vend të tij emërohet Etilda Gjonaj, e cila më herë ka qenë edhe komisionere pranë Avokatit të Popullit.
Ndryshimet kanë prekur edhe ministrinë e Arsimit ku largohet zv/ministri Redi Shtino. Në vend të tij, emërohet Gerti Janaqi i cili ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Institutit të Zhvillimit të Arsimit.
Ikin nga detyra
Niko Peleshi- Zv/Kryeministër
Arben Ahmetaj – Ministër i Financave
Fatmir Xhafaj – Ministër i Brendshëm
Olta Xhaçka – Ministre e Punës
Petrit Vasili – Ministër i Drejtësisë
Lindita Nikolla – Ministre e Arsimit
Ogerta Manastirliu – Ministre e Shëndetësisë
Komentet