Zyra e Shtabit të Përgjithshëm të Koresë Jugore ka thënë në një komunikatë se raketa është hedhur të dielën pasdite (sipas kohës lokale koreane), nga një lokacion afër Pukchang, transmeton Express.
Testimi i kësaj rakete vjen një javë pasi Veriu e testoi edhe një raketë tjetër, për të cilën kishte thënë se ishte një lloj i ri i raketës që është në gjendje të bartë armë të madhe bërthamore.
Të hënën e kaluar, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara kërkoi përsëri që Veriu të mos kryejë më teste të raketave.
Kjo zyre nuk ka dhënë detaje shtesë.
Komentet