Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu tha në “Tonigt Ilva Tare” se partitë e vogla që po marrin pjesë në zgjedhje duhet të bashkohen me kauzën e opozitës në mënyrë që të mbrohet edhe vota e tyre. Por ai ka bere edhe nje deklarate te forte kur tha se “do na dali populli jashtë kontrolli”.
Pjesë nga debatet:
Spahiu: Si hyni ju në garë me Edi Ramën? Edi Rama nuk lejoi Ben Blushin të hyjë në garë?
Oketa: Nuk janë pronë e Edi Ramës zgjedhjet.
Spahiu: Ju duhet të prisni që hyjmë ne që t’ju garantojmë.
Hafizi: Nuk do të na i garantoni ju votat!
Spahiu: Mimoza, ky është rregull treshi. Ti do të rrëzohet Edi Rama dhe i thu Edi Ramës numëro votat e Libras. Edi Rama nuk ta lejoi Blushin, si i zë besë?
Hafizi: Si t’ia bëjmë?
Spahiu: Bashkohuni me ne në kauzë jo në koalicion. Hyni vetëm. Edhe ne mendonim se do të shkatërrojmë PD-në dhe PS-në. Hymë ne dhe i thamë numëroni votat PD-së dhe PS-së dhe na i copëtuan votat, edhe tonat edhe të FRD-së.
Sistemi elektoral të imponon të hysh në këtë mënyrë. Albitri është kundër jush. Politikani më amator do të thotë se të hysh me Edi Ramën është t’i shërbesh Edi Ramën. Doni ta lini me 130 deputetë në Parlament?
Spahiu: Do na dali populli jashtë kontrolli. Deri më sot i kemi nën kontroll në çadër.
Tare: Këto kërcënime me popullin jashtë kontrollit në 2017 janë shumë të rrezikshme.
Spahiu: Të jeni të bindur se nuk mund të jetë aq i papërgjegjshëm Edi Rama sa të hyjë zgjedhje pa opozitën se nuk hyri në Kavajë. Do të luaj bllofin deri në fund. Mua më vjen keq për këta të tre. Të tërhiqen këta që ta nxjerrin bllof Edin, Edi do të tërhiqet në fund dhe të jeni të bindur.
Komentet