Pavarësisht se ka qenë vetë Lulzim Basha që u ka kërkuar demokratëve të mos sulmojnë Majlinda Bregun, Jozefina Topallin dhe Eduard Selamin, për shkak të kritikave të tyre, një e tillë duket se nuk ka ndodhur.
Disa orë më parë deputetja e PD-së Bregu shkroi në një postim në rrjetin social, një falënderim për të gjithë ata që e mbështetën në pozicionin e saj se PD do duhej të hynte në zgjedhje. Bregu shkruante se ndjente keqardhje për këdo nga ata që nuk kishin lënë llaf pathënë e fyerje pa bërë për personin e saj.
Pikërisht për këtë, deputetja Arbjola Halimi, ka bërë një status të shkurtër, ku i shpjegon Bregut sesi të shkruajë (atë që është një shprehje) në gjuhën letrare.
“Për korrigjim. Ne gjuhe letrare nuk citohet ‘llaf pa thënë’ por ‘fjalë pa thënë’ ku fjala fjale është në shumës”, shkruan Halimi.
Disa minuta më pas edhe një tjetër figurë e PD-së, koordinatorja Silvi Bardhi ka kritikuar Bregun, duke thënë se Partia Demokratike nuk ka nnevojë për këshilltarë part- time.
Sulmet ndaj Majlinda Bregut nisën ditën e djeshme, kohë kur ajo përmes një statusi në rrjetin e saj social tha hapur se është kundër vendimit të PD-së për të mos hyrë në zgjedhje. Bregu ngrinte shqetësimin se vendimi ishte marrë pa miratimin e mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, madje se Basha me politikën e tij e ka futur PD-në një kurs të hapur përplasje me ndërkombëtarët./Gazeta Express
Pas disa vitesh hetimet autoritetet italiane kanë goditur një nga rrjetet më të rëndësishme të trafikut ndërkombëtar të dograve me bazë në Durrës. Nga hetimet ka rezultuar se drejtu . . .
Prokurori Publik i Barit dhe Prokurori i Përgjithshëm, Roberto Rossi, ka vlerësuar bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve ligjzbatuese italiane dhe shqiptare në luftën kund . . .
Partia Demokratike ka dërguar në SHBA një raport me shkeljet e pretenduara, sipas saj, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. PD përmend, në dokumentin që tanimë ndodhet në duart e . . .
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas përfundimit të procesit zgjedhor, duke e quajtur atë një farsë të diktuar nga bandat dhe të mbështetur nga qeveria. Në nj . . .
Lideri i opozitës shqiptare, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp hodhi akuza të forta ndaj procesit zgjedhor të11 majit, duke e cilësuar atë si të manipuluar dhe në kundërs . . .
Avokati Altin Goxhaj, i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto, u shpreh se Shqipëria është ndër vendet më të sigurta në Ballkan për komunitetin LGBQ, por në media dhe në publik . . .
Ditën e sotme GJKKO, me vendim të gjyqtares Flojera Davidhi ka kaluar për gjykim çështjen “Partizani” ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Ma . . .
Partia Demokratike ka ngritur akuza të forta ndaj procesit të numërimit të votave të diasporës, duke kërkuar që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mos miratojë asnjë rezultat të këtyre v . . .
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim në Bruksel me Presidentin e Unionit Demokrat Ndërkombëtar (IDU), Stephen Harper.
Gjatë bisedës, Berisha shprehet se e n . . .
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, me të cilin edhe kanë bashkëkryesuar tryezën e liderëve me temën ‘‘Një Evropë e hapur me . . .
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha po mban një konferencë për shtyp.
Ai ka akuzuar Partinë Socialiste dhe qeverinë për manipulime të votës së diasporës në zgjedhjet e fundit.
Beris . . .
Procesi i numërimit të votave të Diasporës ne garën e 11 Majit, është shndërruar në burim konflikti mes palëve. Partia Demokratike ka vijuar qëndrimin kundër përfshirjes së votave nga G . . .
Komentet