Një numër deputetësh i kanë penguar hyrjen në zyrë kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, shqiptarit Talat Xhaferri. Ata janë bërë bllok me trupa duke mos e lejuar atë të hyjë në zyren e Kuvendit. Ndërkohë që nga BDI-ja, nuk pegenjeshtrojne, por as konfirmojnë lajmin, megjithatë theksojnë se kryetari i ri i Kuvendit funksionin mund ta kryeje edhe nga zyra që ka pasur deri tani.
Ndërkohë deputeti i VMRO-së Antonio Milloshovski në profilin e tij në facebook riafirmon edhe njëherë qëndrimet e deputetëve të partisë së tij, shkruan AlsatM.
- Deputetët e koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë”, sot në Kuvend riafirmojnë këto qëndrime.
- Çdo deputet ka mandat dhe detyrë që të respektoj dhe mbroj Rregulloren e Kuvendit, Ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë.
- Asnjë ambicie politike e ndonjë politikani apo partie politike, asnjë Platformë e nënshkruar në një shtet të huaj, nuk jep të drejtë për shkelje të Rregullores si pjesë e demokracisë në Kuvend.
- Tentimi për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit me shkeljen e Rregullores dhe ligjeve është jolegal dhe asnjë presioni politik atë nuk mund ta mbuloj.
- Ndaj deputetëve Muhiq dhe Misovski, të cilën ndërmorën veprime në kundërshtim me rregulloren dhe shkaktuan dhunë politike, do të ngrmë padi penale deri tek institucionet përkatëse.
- Platforma e Tiranës nuk është më shumë e rëndësishme se Rregullorja e Kuvendit, Ligjet dhe Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë.
Nga ana tjetër deputeti i BDI-së, Artan Grubi, thotë se: Në Kuvend Deputetet e shumicës parlamentare bashkë me Kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferri janë duke kryer obligimet e tyre administrative të punës.
Grubi thotë se z. Xhaferi i dha udhëzimet e nevojshme administrative në atmosferë normale pune.
Komentet