VOAL

VOAL

Reagon Mustafa: Deklaratë e Ramës populiste, bëjmë bashkime vetëm me BE

April 19, 2017

Komentet

NATO synon 40 miliardë euro ndihma çdo vit për Ukrainën

VOA/Marrë nga Reuters

PRAGË – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u ka kërkuar vendeve anëtare të zotohen për 40 miliardë Euro ndihma vjetore për Ukrainën, i tha të enjten një burim i aleancës agjencisë së lajmeve Reuters, ndërsa ministrat e jashtëm të NATO-s po mblidheshin për bisedime në Pragë.

Zoti Stoltenberg nuk ka përmendur më parë një shumë të caktuar, por më herët zyrtarë të NATO-s patën hedhur idenë e rreth 100 miliardë eurove në pesë vite, ose 20 miliardë euro në vit.

Me pasigurinë për të ardhmen e mbështetjes amerikane për Ukrainën për shkak të mundësisë së rikthimit në Shtëpinë e Bardhë të ish-presidentit Donald Trump, ministrat e jashtëm të NATO-s do të diskutojnë të premten për mënyrat se si mund t’i japin një të ardhme më solide dhe afatgjatë ndihmave për Ukrainën.

Bisedimet do të përqëndrohen tek qartësimi i detajeve për paketën e ndihmave për Ukrainën, për të cilën do të jepet miratimi në takimin e nivelit të lartë të NATO-s në Uashington, në datat 9-11 korrik, ku do të ketë edhe ndryshime për mënyrën se si do të organizohen armët dhe municionet që dërgohen.

“Duhet ta ruajmë nivelin aktual të mbështetjes si një minimum për të siguruar Ukrainës kushtet për t’i parashikuar situatat, për aq kohë sa do të e nevojshme”, tha një burim i NATO-s, duke shtuar se aleatët kishin dhënë rreth 40 miliardë euro në vit që nga sulmi frontal i Rusisë në Ukrainë në shkurt 2022.

Sistemet e raketave amerikane HIMARS duke u ngarkuar në një avion transporti

Sistemet e raketave amerikane HIMARS duke u ngarkuar në një avion transporti

Gazeta gjermane Handelsblatt tha më herët të enjten se zoti Stoltenberg po kërkonte një zotim nga vendet anëtare prej 40 miliardë dollarësh në vit.

Zoti Stoltenberg ka propozuar që NATO-ja të marrë përsipër koordinimin e ndihmës ushtarake ndërkombëtare për Ukrainën, duke i dhënë aleancës një rol më të drejtpërdrejtë në luftën kundër Rusisë, ndërkohë që ky rol nuk përfshin angazhimin e forcave të NATO-s në këtë konflikt.

Kremlini tha të enjten se Shtetet e Bashkuara, NATO-ja dhe disa vende evropiane po e inkurajonin Ukrainën të vazhdojë atë që e quajti “luftën e pakuptimtë” të Kievit me Rusinë dhe i akuzoi ata për përshkallëzimin e tensioneve në javët e fundit.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka thënë vazhdimisht se aleatët perëndimorë po marrin më shumë kohë se ç’duhet për të marrë vendime kyçe për mbështetjen ushtarake për Ukrainën.

ARMATIMET E DHURUARA

NATO-ja do të merrte përsipër koordinimin e armatimeve të dhuruara dhe të furnizimeve nga grupi Ramstein i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, një koalicion ad hoc me rreth 50 vende pjesëmarrëse, i emërtuar sipas një baze ajrore amerikane në Gjermani, ku u mblodh për herë të parë në vitin 2022.

Gjatë një takimi të Grupit Ramstein

Gjatë një takimi të Grupit Ramstein

Lëvizja shihet gjerësisht si një përpjekje për të siguruar një lloj rezistence ndaj mundësisë së rikthimit në detyrë të ish-presidentit Trump, duke e vendosur koordinimin nën një ombrellë të NATO-s.

Por diplomatët pranojnë se një masë e tillë do të kishte efekt të kufizuar, pasi Shtetet e Bashkuara janë fuqia dominuese e NATO-s dhe sigurojnë shumicën e armatimit për Ukrainën. Pra, nëse Uashingtoni do të donte të pakësonte ndihmën perëndimore për Kievin, do të kishte mundësinë ta bënte këtë.

NATO-s do të duhet gjithashtu të kapërcejë rezistencën nga kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili e ka bërë të qartë se vendi i tij nuk do të marrë pjesë në përpjekjen e re, duke argumentuar se ajo e afron aleancën më pranë një lufte me pasoja katastrofike me Rusinë.

Ministrat e jashtëm të vendeve të NATO-s pritet gjithashtu të trajtojnë atë që shihet si ndryshimi më i fundit në mbështetjen perëndimore për Ukrainën, me disa aleatë që po heqin kufizimet që ia ndalonin Kievit të përdorte armë të dhuruara për të goditur objektiva brenda Rusisë – një lëvizje kundër së cilës presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar Perëndimin.

Ndërsa administrata amerikane po peshon pozicionin e saj, sekretari i Shtetit Antony Blinken do të pyetet me siguri nga homologët e tij në Pragë nëse Uashingtoni do të ndjekë shembullin e tyre.

Të mërkurën, ai u bë zyrtari i parë i administratës që sinjalizoi se Shtetet e Bashkuara mund të shqyrtojnë ndryshimin e qëndrimit të tyre.

“Mendoj se ajo që keni parë gjatë dy viteve të fundit – ndërsa natyra e fushëbetejës ka ndryshuar, pasi vendndodhjet, mjetet që Rusia po përdor kanë ndryshuar – është se ne kemi ndryshuar dhe jemi përshtatur”, tha sekretari Blinken në Moldavi.

“Kjo është pikërisht ajo që do të bëjmë në vijim”, shtoi ai.

Uashingtoni ka qenë deri më tani mbështetësi më i madh financiar dhe ushtarak i Kievit që nga fillimi i sulmit rus ndaj Ukrainës, por Uashingtoni ka thënë vazhdimisht se as nuk inkurajon dhe as nuk mundëson sulme jashtë territorit të Ukrainës.

Edhe armët gjermane do të mund të godasin në Rusi

Pas Shteteve të Bashkuara, edhe Gjermania i jep dritën jeshile Ukrainës

VOAL- Ashtu si Shtetet e Bashkuara të enjten dhe vende të tjera më herët, Gjermania gjithashtu i dha leje të premten Ukrainës për të përdorur armët që ajo furnizoi për të goditur territorin rus. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi Steffen Hebestreit. Kështu konfirmon lajmi i ATS i transmetuar nga RSI.

“Në javët e fundit,” shpjegoi ai, “veçanërisht në rajonin e Kharkiv, Rusia ka kryer sulme të përgatitura, të koordinuara dhe të kryera nga zonat përtej kufirit ukrainas”. Për Berlinin kjo është një pikë kthese: edhe në takimin e fundit me presidentin francez Emmanuel Macron, kancelari Olaf Scholz kishte përsëritur linjën e maturisë së qeverisë së tij, që synonte të parandalonte një përshkallëzim të mundshëm me Moskën, bën të ditur lajmi i ATS i transmetuar nga RSI

Vendimi mund të ketë të bëjë, për shembull, me obusët vetëlëvizës të vitit 2000 ose me raketat Mars II. Gjermania, megjithatë, nuk donte kurrë të furnizonte Kievin me raketa Taurus, të afta për të goditur objektivat 500 kilometra larg, sqaron lajmi i ATS i transmetuar nga RSI

Drita jeshile e Bidenit për armët amerikane ka të bëjë gjithashtu vetëm me zonën kufitare. Përdorimi i tyre për të goditur thellë në territorin rus mbetet i ndaluar, si dhe përdorimi i raketave ATACMS, thuhet në lajmin e mësipërm.

Së shpejti hapet ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë

Prishtinë – Paralajmërimi për hapjen e urës mbi lumin Ibër për qarkullim automjetesh, është mirëpritur nga qytetarët e Mitrovicës. Ura ishte e bllokuar nga strukturat paralele që kishin vendosur barrikada. Hapja për qarkullim është paraparë edhe me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, në kuadër të të ashtuquajturit rivitalizim i urës, kryer me fonde të BE-së, por kjo deri më tash nuk ka ndodhur.

Mbi urën e lumit Ibër në Mitrovicë, përveç lëvizjes së qytetarëve, shumë shpejt pritet të kalojnë edhe automjetet.

Kështu të paktën është paralajmëruar së fundmi nga zyrtarë të policisë së Kosovës. Paraprakisht, një vendim i tillë është marrë edhe nga Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Veriut, rreth një muaj më parë.

“Në prill e kemi marrë vendimin, kjo ka të bëjë edhe me sigurinë dhe ndërkomëtarët ” , tha Nexhat Uglani, kryetar i Komunës së Veriut.

Në lidhje me zbatimin janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës në rajonin e veriut të vendit.

Nga Policia e Kosovës të kontaktuar nga RTK, kanë thënë së çdo vendim nga Institucionet e Kosovës për hapjen e Urës mbi lumin Ibër, do ta zbatojnë

Lista Serbe kundërshtoi hapjen e urës duke pretenduar se qëllimi është destablizimi i situatës.

E qytetarët që jetojnë në pjesën veriore të qytetit,  mirëpresin hapjen e urës edhe për lëvizje të automjeteve.  Por qytetarët serbë në këtë qytet, nuk pranojnë  të flasin për këtë çështje.

Ndryshe hapjen e Urës e kishin kërkuar muaj më parë edhe ambasadori i Gjermanisë dhe Francës në Kosovë në një intervistë për RTK-në.

Hapja e urës kryesore për trafik është paraparë edhe me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, në kuadër të të ashtuquajturit “rivitalizim i urës”, kryer me fonde të BE-së.

Kjo marrëveshje është arritur nga Kosova dhe Serbia në vitin 2014, me qëllim heqjen e barrikadave dhe funksionalizimin e urës.

Raportohet se Ukraina lejohet t’i përdorë pjesërisht armët amerikane për sulme në Rusi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i ka dhënë leje Ukrainës t’i përdorë armët amerikane për të kryer sulme brenda Rusisë, por vetëm për qëllime të kufizuara për ta mbrojtur Harkivin, raporton Associated Press.

Associated press raportoi të enjten se zyrtarë amerikanë, të cilët kanë dashur të mbesin anonimë, nënvizuan se qëndrimi i SHBA-së që Ukraina të mos përdorë raketa amerikane me rreze të gjata veprimi apo ATACMS, si dhe municione të tjera për të kryer sulme brenda Rusisë, nuk ka ndryshuar.

Vendimi i Bidenit lejon që armët, me të cilat SHBA-ja e furnizon Ukrainën, të përdoren vetëm për “qëllime të kundërsulmeve në rajonin e Harkivit, në mënyrë që Ukraina t’iu përgjigjet forcave ruse të cilat e sulmojnë atë, apo përgatiten për ta sulmuar”.

Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg, tha më herët të enjten duke folur në takimin joformal të ministrave të Jashtëm të aleancës ushtarake se vendet anëtare duhet ta shqyrtojnë heqjen e kufizimeve ndaj përdorimit të armëve të tyre nga Ukraina për sulme brenda Rusisë.

Në muajt e fundit, Rusia ka kryer sulme të pareshtura ajrore dhe tokësore kundër Ukrainës, e cila po përballet me mungesë municioni.

Kievi i është lutur aleatëve ta përshpejtojnë dërgimin e municionit, si dhe ka kërkuar që t’i lejohet të përdorë armë me rreze të gjata veprimi – pasi e ka të kufizuar përdorimin e tyre brenda territorit të Rusisë.

Harkivi, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, ndodhet vetëm 20 kilometra larg kufirit rus.

Politico ishte e para që raportoi për vendimin e ri të Bidenit.

Lajmi nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Shtëpia e Bardhë, dhe nuk ka pasur as reagime nga Ukraina.

Zëdhënësi për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha më 29 maj se nuk ka “ndryshim në qëndrimin tonë”.

Britania e Madhe dhe Franca kanë thënë se Ukraina ka të drejtë t’i përdorë armët e tyre për të sulmuar brenda Rusisë, ndërsa Gjermania ka shprehur ngurrim.

Presidenti rus, Vladimir Putin, është zotuar se do të përgjigjej, duke paralajmëruar për “pasoja serioze”, posaçërisht për disa “vende të vogla” në Evropë.REL

Serwer: Gabim shumë i madh që amerikanët dhe evropianët insistojnë në krijimin e Asociacionit

Shtetet kyçe të BE-së të cilat janë të involvuara edhe në procesin e dialogut të lehtësuar nga Brukseli kanë qenë të palëkundura në kushtëzimin e tyre që Kosova duhet të bëjë progres të dukshëm sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nëse Prishtina zyrtare dëshiron të marrë përkrahje për anëtarësimin në Këshill të Evropës. Kryeministri Albin Kurti ka refuzuar ta çojë Draftin e BE-së në Kushtetuese duke e humbur kështu mundësinë që Kosova të anëtarësohet në KiE gjatë majit.

Por, çfarë nënkupton për besueshmërinë në mes Kosovës dhe aleatëve një raport i tillë i kushtëzuar e ku letrat me nënshkrime e zotime s’kryejnë më punë tek ndërkombëtarët.

Lidhur me këtë ka folur profesori dhe analisti amerikan, Daniel Serwer. Ai ka thënë se më raportin e kryeministrit të Kosovës me evropianët dhe amerikanët ka mungesë të besimit dhe efektivitetit.

Serwer thotë se është një gabim shumë i madh fakti që amerikanët dhe evropianët insistojnë në krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke qenë se është prioriteti kryesor i Beogradit në dialog e në ndërkohë Kosova s’përfiton asgjë.

“Të gjithë të interesuarit duhet ta rilexojnë marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, ku kërkohet jo vetëm Asociacion por gjithashtu edhe njohja nga Beogradi e vlefshmërisë së Kushtetutës së Kosovës në të gjithë territorin e saj, pjesëmarrjen e serbëve në institucionet e Kosovës dhe mos interferimin në rrugën e Kosovës drejt BE-së. Beogradi asnjë nga këto kërkesa nuk i ka përmbushur”, ka thënë Serwer për Express.

I pyetur nëse mendon se Kosova do ta implementojë ndonjëherë Draftin e BE-së, meqë Kurti ishte në gatishmëri të dështojë anëtarësimin në KiE dhe të mos e çojë në Kushtetuese, Serwer shprehet se s’sheh rrugë përpara për Asociacionin pa të paktën njohje de fakto të Kosovës nga Serbia.

“Nuk shoh se si Asociacioni mund të ecë përpara pa njohjen de facto nëse jo de jure të Kosovës nga Serbia”, ka potencuar Serwer.

Serwer për Express ka folur edhe për ofertën e minutave të fundit të bërë nga kryediplomatja Donika Gërvalla për Asociacionin me qëllim të marrjes së përkrahjes së aleatëve për KiE dhe për mos koordinimin me presidenten e Kosovës. Profesori amerikan thotë se çështja e koordinimit është punë për ata që janë të përfshirë dhe shton se mendon se Kosova duhet ta përgatis një draft që do ta konsideronte të pranueshëm, me kusht që Beogradi përmbush detyrimet e Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013.

“Unë mendoj se Kosova duhet të përgatisë një draft që do ta konsideronte të pranueshëm, me kusht që Beogradi të përmbushë detyrimet e tij sipas marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013”, ka potencuar Serwer.

Pasi kushtëzimi për KiE dështoi, Serwer thotë se e vetmja mënyrë për ta bindur Kosovën që të lëviz përpara me themelimin e Asociacionit, është që të bindet Beogradi të kryejë obligimet e veta.

Serwer, i pyetur nëse mos krijimi i Asociacionit do të krijojë hapësirë për rikthimin e idesë së korrigjimit të kufijve në rast të një rikthimi potencial të ish-presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë thotë se me apo pa Asociacion, ideja e shkëmbimit të territoreve do të rikthehet përsëri nëse Trump rizgjidhet president.

“Nuk kam dyshim se ideja e shkëmbimit të tokave do të lindë përsëri nëse Trump rizgjedhet, pavarësisht nëse ka apo jo hapa drejt Asociacionit”, ka përfunduar Serwer.

Vjosa Osmani për trazirat e 29 majit: Mosndëshkimi duhet të marrë fund

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se autorët e protestave të dhunshme të 29 majit duhet të mbahen përgjegjës.

Një vit pas protestave në kundërshtim të vendosjes së kryetarit të Zveçanit në zyrë, Osmani ka thënë se grupet serbe të krimit të organizuar kryen sulmet mbi policët e ushtarët e KFOR-it përmes urdhrave politikë nga regjimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

“Autorët, të cilët ende enden të lirë nëpër Serbi dhe mbrohen nga regjimi i Vuçiçit duhet të mbahen përgjegjës. Mosndëshkrimi vetëm i ka inkurajuar ata të përsërisin sulmet, siç tregohet qartë nga akti i agresionit të 24 shtatorit nga Serbia”, ka shkruar ajo në X.

Osmani ka shtuar se sulmuesit dhe ata që dhanë urdhra dihen qartë.

“Mosndëshkimi duhet të marrë fund! Të gjithë ua detyrojmë ushtarëve të rinj që humbën gjymtyrët dhe jeta e të cilëve u ndryshua përgjithmonë, sepse ata vendosën jetën e tyre për paqen dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve”, ka shkruar më tej.

Me protestat e dhunshme në Zveçan u kundërshtua vendosja e kryetarit të komunës, Ilir Peci, në godinën komunale. Përveç në Zveçan, protesta pati edhe në Leposaviq e Zubin-Potok. sn

Stoltenbergu i del në mbrojtje Ukrainës: Kievi ka të drejtë të godasë objektivat në Rusi

“Rusia pushtoi Ukrainën në shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar dhe, sipas kësaj, ukrainasit kanë të drejtë të mbrohen. Kjo përfshin goditjen e objektivave legjitime ushtarake në Rusi”. Këtë e përsëriti Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një intervistë për gazetën spanjolle ‘La Vanguardia’.

“Nëse rusët kanë liri të plotë për të grumbulluar trupa dhe për të sulmuar nga territori i tyre, por ukrainasit nuk mund të përgjigjen, është shumë e vështirë të ushtrosh vetëmbrojtje”, -shtoi ai.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s nënvizoi gjithashtu se “disa aleatë në fakt nuk kanë vendosur kurrë kufizime, si Mbretëria e Bashkuar me raketa lundrimi, kështu që është diçka që tashmë po ndodh. Në një luftë nuk ka vendime që nuk sjellin rreziqe, por më e madhja nga të gjitha do të ishte që Vladimir Putin të mbizotëronte.”.

(BalkanWeb)

‘Shkoj aty ku më thërrasin’, Kurti takim elektoral me flamurin kuqezi për Luginën e Preshevës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte i pranishëm në Luginën e Preshevës për të folur për zgjedhjet lokale. Kurti ka folur në mbështetje të kandidatëve shqiptarë, Afërdita Sinani dhe Ragmi Mustafa.

“Ne kemi nevojë për angazhimin tuaj. Për votën tuaj. Unë shkoj aty ku më thërrasin. Ku është Lugina aty jam dhe unë me Luginën. Ju ftoj të dilni dhe të votoni. Vota juaj po na çon përpara por edhe për dëshirat e rinisë. Le të ngrihemi për Luginën e Preshevës. Bashkë ndërtohet e ardhmja dhe ecën jeta. Beogradi bën thirrje për bojkot.”

Kandidatja për kryetare e Preshevës, Ardita Sinani kërkoi nga qytetarët që jetojnë e punojnë në Kosovë, të shkojnë të votojnë të dielën, pasi vetëm përmes qeverisjes së shqiptarëve mund të përmirësohet e ardhmja e Luginës.

Ndërsa, kandidati për kryetar në Bujanoc, Ragmi Mustafi, nënvizoi se nuk mjafton vetëm mbështetja morale nga Prishtina. Sipas tij, Kosova dhe Lugina duhet të ndërlidhen si kurrë më parë për të përmirësuar jetën e qytetarëve shqiptarë atje.

“Nuk mjafton vetëm mbështetja morale, ne duhet të ndërlidhemi si kurrë më parë edhe me Kamenicën, Gjilanin e Prishtinën, ju që jetoni këndej jeni dëshmia më e mirë. Sot ju shqiptarët e Bujanocit mund të shkoni në vatrat e juaja me targat RKS, mund të shërbeheni me shërbimet shëndetësore si të barabartë. Do të bëjmë çmos që bashkërisht t’i japim një të ardhme çdo shqiptari që jeton ne Bujanoc”, tha ai. sn

Ukraina zmbraps një sulm të madh ajror rus

Një sulm me dron i kryer nga Rusia në Harkiv në maj të vitit 2024.

 

Ukraina tha se ka zmbrapsur një sulm të madh ajror të nisur nga Rusia në mëngjesin e 30 majit. Mbrojtja ajrore e Kievit tha se ka rrëzuar 32 dronë dhe shtatë nga 19 raketat lundruese që Rusia lëshoi drejt caqeve ushtarake dhe infrastrukturës ukrainase.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë përmes një postimi në Telegram, se sulmet ruse u kryen në nëntë rajone ukrainase.

Raketat dhe dronët u rrëzuan mbi rajonet e Hmelnitskit, Dnipropetrovskit, Çerkasit, Hirovohardit, Zaporizhjës, Odesës, Hersonit, Kievit dhe Vinicias.

Ndërkaq, përmes një njoftimit të ndarë kryetari i Harkivit, Ihor Terekhov, tha se infrastruktura kritike, përfshirë një tubacion gazi, i cili u dëmtua si pasojë e granatimeve që Rusia kreu gjatë natës. Qyteti i Harkivit gjendet vetëm 35 kilometra larg nga kufiri me Rusinë.

Që nga 10 maji, Rusia po kryen një ofensivë në rajonin e Harkivit, që ka detyruar mijëra persona të zhvendosen.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shteti i të cilit po përballet me pushtimin që Moska nisi ndaj fqinjit të saj në vitin 2022, e ka përshkruar situatën në Harkiv si të vështirë.REL

BE rrëzon propagandën: Shqipëria, e fundit për pastërtinë e plazheve

“Shqipëria, Maldivet e Europës”, “Thesari i fshehur i Mesdheut”, “Perla e Adriatikut”, “Plazhet përrallore”, “Bregdeti më i bukur i Jonit”… Të tillë tituj i keni hasur me siguri në mediat apo portalet pranë qeverisë prej të paktën një viti. Të shpërndara me kujdes propaganda qeveritare ato kanë pasur si synim krijimin e një realiteti tjetër tek i cili shqiptarët duhet të besojnë.

Por reportazhet e paguara me foto të retushuara, shkrimet e porositura, editorialet e kërkuara janë rrëzuar nga një raport i Bashkimit Europian i publikuar këtë të mërkurë mbi cilësinë e ujërave të larjes në plazhe, liqene e lumenj në 27 vendet e Unionit duke përfshirë, Zvicrën dhe Shqipërinë. Ky raport i hartuar nga Agjencia Europiane e Mjedisit e rendit Shqipërinë të fundit të listës sa i takon pastërtisë së ujërave të larjes qofshin këto në det, liqen apo lumenj.

Për të qenë të qartë që në fillim. Është e vërtetë se Shqipëria ka njohur një rritje të numrit të turistëve dhe vëmendjes së vizitorëve të huaj në dy vitet e fundit. Kjo lidhët se pari me investimet private në sektorin e hoteleri-turizmit dhe më pas me reklamimin e mirë nëpërmjet rrjeteve sociale sidomos Instagram dhe TikTok.

Ajo që duhet të kishte bërë qeveria ishte të krijonte një mjedis të sigurt dhe të pastër. Dhe raporti i fundit e ngel atë në klasë.

Raporti

Raporti i Agjencisë Europiane të Mjedisit ka analizuar gjatë vitit 2023 ujërat e larjes në dy parametra specifikë të rëndësishëm shëndetësorë: Përmbajtja e bakterit Escherichia Coli dhe Enterokoket e zorrëve.

Për këtë u analizuan mostrat e marra nga ujërat në 22 mijë lokacione ku 85% e tyre u vlerësuan të shkëlqyera. 96% e ujërave plotësonin standardet minimale të cilësisë. Cilësia e ujërave të larjes bregdetare është përgjithësisht më e mirë se ajo e lumenjve dhe liqeneve. Në vitin 2023, rreth 89% e ujërave të larjes bregdetare të BE-së u klasifikuan si të shkëlqyera.

Shqipëria

Image

Agjencia Europiane e Mjedisit analizoi ujërat në 119 lokalcione në Shqipëri. Vetëm 41.9% e ujërave ku lahen njerëzit në Shqipëri janë të një cilësie ekselente. Pjesa tjetër është klasifikuar e një cilësie “të mirë”, “të mjaftueshme” ose “të varfër”. Ujërat më të pastra në Europë u përkasin 4 vendeve: Qipros, Austrisë, Kroacisë dhe Greqisë. Nuk janë të pakta rastet kur me këto dy të fundit, guxojnë ta krahasojnë Shqipërinë në shkrimet e porositura.

Image

“Në Austri, Belgjikë, Bullgari, Maltë, Luksemburg dhe Rumani të gjitha ujërat e larjes përmbushnin të paktën standardin minimal të cilësisë në vitin 2023. Megjithatë në 5 vende: Shqipëri, Belgjikë, Estoni, Hungari dhe Poloni, më pak se 70% e ujërave të larjes ishin me cilësi të shkëlqyer. Një nga kërkesat kryesore ka qenë garantimi që të gjitha ujërat e banjës të jenë të cilësisë të paktën “të mjaftueshme” deri në vitin 2015. Në vitin 2023, kjo kërkesë është plotësuar nga 96% e të gjithë ujërave të vendeve të BE-së” – thuhet në raportin e Agjencisë Europiane të Mjedisit … që me siguri nuk do ta gjeni në shumë media shqiptare./ lapsi.al/

E rëndë- U rrah barbarisht nga tre persona, avokati Mëngjesi futet në intubim

Avokati Sokol Mëngjesi është shtruar në intubim pas dhunës së shtruar barbarisht ndaj tiuj nga tre persona ku sipas informacioneve të para dy prej tyre janë identifikuar por akoma nuk janë arrestuar.

Mësohet se intubimi i avokatit vjen pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të tij në orët e fundit. Mëngjesi është dhe avokati mbrojtës i Berishës dhe Jamarbëll Malltezit nga arrestimi politik që iu është bërë atyre.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm.

Pasi u godit me grushte e sende të forta, avokati u dërgua tek Trauma ku mësohet se ka pësuar dëmtime në kokë e pjesë të tjera të trupit. sn

KFOR-i kërkon që të mbahen përgjegjës personat që e sulmuan në Zveçan

Pjesëtarët e KFOR-it duke evakuuar me barelë një pjesëtar të lënduar të këtij misioni. Zveçan, 29 maj 2023.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, kërkoi që të përfshirët në sulmet ndaj pjesëtarëve të këtij misioni në Zveçan vitin e kaluar të mbahen përgjegjës.

Përmes një deklarate, në shënimin e njëvjetorit të protestave të dhunshme në Zveçan – komunë e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës – komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjenerali Ozkan Ulutas, tha se më 29 maj 2023, pjesëtarët e këtij misioni parandaluan “përshkallëzimin e mëtejmë të dhunës”.

Protestat e serbëve në veri të Kosovës, kundër kryetarëve shqiptarë në katër komunat atje, kulmuan me përleshje me pjesëtarët e KFOR-it një vit më parë.

Gjatë përleshjeve, 93 pjesëtarë të KFOR-it u lënduan, disa prej të cilëve kishin lëndime të rënda. Në njëvjetorin e protestave të dhunshme, KFOR-i tha se sulmet ishin “të paprovokuara dhe krejtësisht të papranueshme”.

“Sot ne nderojmë shërbimin dhe sakrificën e kolegëve tanë, të cilët vunë në rrezik jetën e tyre për të kryer detyrat e tyre për të gjitha komunitetet në Kosovë, në përputhje me misionin tonë që del nga mandati i Kombeve të Bashkuara. Kuraja e tyre ndihmoi në stabilizimin e situatës në atë zonë dhe parandaloi përshkallëzimin e mëtejmë të dhunës”, tha Ulutas, sipas një njoftimi të misionit të NATO-s në Kosovë.

Kosova ka fajësuar Serbinë për ngjarjet në Zveçan, duke thënë se ato u kryen nga “grupe kriminale të afërta me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq”.

Por, Serbia e mohoi një akuzë të tillë, duke akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se dëshironte të shtynte serbët “drejt një konflikti me NATO-n”.

Në Kosovë deri më tani janë arrestuar dhjetë persona për dhunën në protesta dhe për sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

Më herët, KFOR-i ka deklaruar se shpresonte që Beogradi do të hetonte edhe ata persona “që u kthyen në Serbi” pas trazirave, duke thënë se pret që të gjithë autorët “të ndiqen penalisht”.

Mirëpo, institucionet kompetente në Serbi ende nuk kanë komentuar për këtë çështje, gjegjësit nuk dihet nëse autoritetet serbe janë duke zhvilluar ndonjë proces ndaj personave që morën pjesë në sulmin ndaj KFOR-it.

Majin e vitit të kaluar, serbët në veri protestuan kundër kryetarëve të rinj shqiptarë, që u zgjodhën në prill, pas bojkotimit të procesit zgjedhor nga serbët dhe partitë serbe.

Dhuna në veri bëri që NATO të dislokonte afër 1.000 ushtarë shtesë.

“Ne kemi rritur praninë tonë në veri të Kosovës, kemi trefishuar patrullimet përfshirë përgjatë vijës kufitare administrative. Ky ishte përforcimi më i madh i kontingjentit tonë në Kosovë në një dekadë dhe tregon se NATO qëndron e gatshme të ruajë paqen”, u tha në njoftimin e KFOR-it.

*Video: Intervenimi i KFOR-it në Zveçan më 29 maj 2023

Për shkak të dhunës në veri majin e vitit të kaluar, por edhe sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit në shtator, KFOR-i rriti praninë ushtarak në Kosovë dhe tani ka rreth 4.700 ushtarë.

KFOR-i është përgjegjësi i tretë për sigurinë e Kosovës, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, EULEX.


Send this to a friend