Në kategorinë për meshkuj fitoi Paul Lonyangata (24), ndërsa gruaja e tij Purity Rionoripo ishte më e shpejtë në mesin e sportisteve
PARIS – Në kategorinë për meshkuj në maratonën e 41-të ndërkombëtare të Parisit fitoi keniani Paul Lonyangata ndërsa në kategorinë për femra, bashkëshortja e tij Purity Rionoripo.
Afro 57 mijë njerëz kanë vrapuar në shtegun e gjatë 42 kilometra dhe 195 metra.
Lonyangata (24) garën e përfundoi në kohë prej dy orë e gjashtë minuta e dhjetë sekonda përderisa bashkëshortes së tij për vendin e parë i duheshin dy orë e 20 minuta e 50 sekonda.
Në kategorinë për meshkuj në vendin e dytë dhe të tretë ishin poashtu atletët nga Kenia, Stephen Chebogut dhe Solomon Yego.
Komentet