I dashuri i saj nën akuzë civile
VOAL – ATLANTA – Një autopsi fillestare ndaj Bobbi Kristina Brown të hënën nuk gjeti plagë të rënda dhe shkaqe të qarta për vdekjen e vajzës së këngëtares së ndjerë Whitney Houston, e cila u shua përfundimisht të dielën pasi pësoi një dëmtim të pashpresë në janar.
Ekspertiza e autopsisë tha se Brown, 22 vjeçe, nuk kishte pasur gjendje të veçantë të panjohur të cilat të kenë ndihmuar në vdekjen e saj.
U tha se duhet mbledhur informacione të dokumentuara për vdekjen e saj, ku do të përfshihen prova shtestë, për të cilat duhen edhe disa javë.
Brown, i vetmi fëmijë i Houstoni dhe i këngëtarit R&B, Bobby Brown, vdiq në spital në Atlanta, ku familja e saj e kishte dërguar para një muaji pasi i kishin humbur shpresat e shüerimit të saj. Ajo vdiq gjashtë muaj pas incidentit të paqartë që e la atë pa ndjenja në shtëpinë e saj në rrethina e Atlantës.
“Krisi ishte një ëngjëll. Unë jam krejtësisht i topitur këto kohë,” tha Bobby Brown, tha në komentin e tij të parë pas vdekjes së vajzës, dhënë nëpërmjet avokatit.
“Familja ime duhet të gjejë në mënyrë për ta pasur atë të gjallë në shpirt dhe për ta nderuar kujtimin e saj. Humbja jonë është e papërfytyrueshme. Ne i falënderojmë të gjithë ata që u lutën për Krisin dhe familjen tonë ndërsa ne jemi në zi për çupërlinën tonë,” shtoi ai.
Zyra e eksperzitës tha se përpjekjet “fillestare” për të përcaktuar se çfarë i ndodhi asaj në janar do të “sfidohen” nga distanca kohore midis incidentit dhe vdekjes së saj. Ajo u gjet përmbys në vaskë nga i dashuri Nick Gordon dhe një mik i saj më 31 janar.
Një padi civile $10 milionë u dorëzua muajin e shkuar nga një trupë gjykuese ku Brown e akuzon Gordonin se ia hskaoi “plagët vdekjeprurëse” dhe se ai vodhi para në llogarinë esaj kur ajo ishte në koma.
Askush nuk është nën hetime penale për rastin.
Vdekja e Bobbi Kristina Brown ndodhi tre vjet pasi nëna e saj fituese çmimesh Grammy, e cila kishte vuajtur nga vartësia prej dorgave, u gjet e vdekur në vaskën e banjos në një hotel në Beverly Hills, në moshën 48 vjeçare.
Websiti Entertainment Tonight, duke përmendur burime familjare pa emër, tha mbrëmë se funerali i saj mbahet këtë javë në Atlanta. Pastaj trupi i saj do të dërgohet në Nju Xhersi për t’u varrosur pranë se ëmën në Westfield. reuters
Komentet