DASHI 21/3 – 20/4
Do jeni shumë të ndjeshëm sot dhe ka rrezik të keni probleme serioze me personin që keni në krah. Do i mendoni gjërat negativisht dhe nuk do hapni rrugë për asgjë
DEMI 21/4 – 21/5
Yjet do bëhen bashkë në çdo moment dhe do ju ndihmojë të dilni nga situata e vështirë ku ishit futur. E ardhmja ka për të qenë shumë më ndryshe.
BINJAKËT 22/5 – 21/6
Sot do e ndryshoni rrënjësisht jetën tuaj ju që jeni në një lidhje. Ju kanë ardhur në majë të hundës të gjitha kufizimet që ju ka vënë partneri.
GAFORRJA 22/6 – 22/7
Jeta juaj në çift do jetë shumë e qëndrueshme gjatë gjithë kësaj dite. Në planin financiar do i bëni mirë llogaritë dhe do jeni në rrugën e duhur.
LUANI 23/7 – 21/8 Do jeni shumë idealiste gjatë kësaj dite ju të dashuruarit dhe do e ngrini në qiell partnerin. Marrëdhënia me të do jetë e mrekullueshme.
VIRGJËRESHΑ 22/8 – 23/9 Dielli gjatë ditës së sotme do të jetë planeti, që do ua ndriçojë mendimet në planin financiar dhe gjendja do mbetet e kënaqshme për ju.
PESHORJA 24/9 – 23/10 Ditë mjaft e trazuar do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do mërziteni për çdo gjë dhe do debatoni me atë që keni në krah.
AKREPI 24/10 – 22/11
Gjatë gjithë kësaj dite jeta juaj në çift do jetë e qetë dhe pa asnjë problem. Financat do i riorganizoni dhe gjendja do vijë dalëngadalë duke u stabilizuar.
SHIGJETARI 23/11 – 22/12
Planetët do jenë pozicionuar keq sot në jetën tuaj në çift dhe problemet me partnerin do jenë të mëdha. Mos u tregoni kokëfortë dhe mos e teproni me xhelozinë.
BRICJAPI 23/12 – 20/1
Dialogu do mbizotërojë gjatë gjithë ditës në jetën tuaj në çift. Në planin financiar do bëni mirë të mos ndërmerrni rreziqe për ta stabilizuar situatën, sepse do keni probleme.
UJORI 21/1 – 19/2
Dëgjojini këshillat e partnerit tuaj sot dhe shprehini më tepër ndjenjat. Vetëm në këtë mënyrë marrëdhënia mes jush do vijë, duke u përmirësuar.
PESHQIT 20/2 – 20/3
Jeta juaj në çift do jetë fantastike gjatë kësaj dite. Jupiteri do bëhet aleati më i fortë dhe do ju çojë në drejtimin e duhur.
Komentet