Mua miku im Armir Shkurti, ma ka pershkruar diten e vdekjes time!
Dhe une them se ashtu do te jete…
do derdhet ca lot nga miq po ndoshta
edhe nga ata qe ishin faktore kryesore me pislleqet ,
korrupsionin qe i diktuan Shqiperise!
Keshtu diten time te vdekjes e di,
qe do jete e shpejte dhe….
tani do te kthehem ne nje spektatore te shoh çdo me bejne akoma,
ç’mashtrime te reja do perdorin dhe
do Zoti shoh edhe une fundin dhe demaskimin e ketyre sharllataneve politik!
Lexova ulerimen e TEFTA RADIT, ikones se ekranit Shqipetar…m’u drodh shpirti!
Keshtu po iken brezi im …
te braktisur ne meshire te fatit fukarenj,
po krenarë!
Sa keq (ju thashe , tani jam nje spektatore),
shoh TV, shtepia politikanesh, bizesmenesh (si neper filma),
shoh reklamat per aredime shtepishe, banjosh dhe skermit thonjte…
si ka mundesi!
Dhe fajtore nxjerr veten…te gjithe popullin!
Si i lejuam valle ne nje vend kaq te vogel si!
A kemi kohe t’i ndreqim gabimet tona…
po kemi, si nuk kemi!
T’i bojkotojme te gjithe , le te ngjiren, le te perbetohen se gjoja mendojne per ne,
le te pretendojne per pushtet te perjetshem…
TE PERJETSHEM JEMI NE POPULLI!
VOTA JONE JU JEP JETE ATYRE!
Po ne genjehemi me luge te zbrazur!
Mua funerali me eshte bere (pyeteni ARMIR SHKURTIN)!
Une jam spektatore,
akoma nuk jam sistemuar ne FERR APO PARAJSE!!!