Murat Jashari, emri i të cilit po qarkullon si i dyshuar për plagosjen e ish-liderit komunist, tash avokat në Prishtinë, Azem Vllasit, është vëllai i komandant “Kumanovës”, apo Ismet Jasharit.
Murat Jashari është i njohur në publik se u ka dërguar letra disa prej figurave kyçe të PDK-së, duke përfshirë këtu ish-liderin e kësaj partie, tani President i vendit, Hashim Thaçin, Xhavit Halitin, Fatmir Limajn, tash kryetar i “Nismës për Kosovën”.
Përveç politikanëve kosovarë, Murati kishte drejtuar letra publike edhe ndaj politikanëve në Maqedoni, si ndaj Ali Ahmetit. Jashari përmes këtyre letrave, kishte për qëllim që të nxiste debat për vrasjet, krimin e organizuar dhe plaçkitjen e fondeve për luftën çlirimtare.
Përmes letrave ku bënte me mijëra pyetje ai thoshte shumë fjalë të rënda, fyese, e shumë akuza ndaj ish-komandantëve të UÇK-së, e shumë prej tashmë liderëve të vendit.
Mirëpo, që nga koha që këto letra janë shkruar e deri më sot, kur për Murat Jasharin po flitet në cilësinë e të dyshuarit për plagosjen e Azem Vllasit, këto letra mbeten ende pa përgjigje.
Por, ishte Xhavit Haliti ai që njëherë kishte thënë se Jashari është i sëmurë psiqikisht. Madje, sipas Halitit, Jashari as që di të shkruajë, por dikush tjetër i ka shkruar këto letra publike për të, shkruan Gazetametro.net.
“Personalisht për të hyrë në padi me njerëz që janë të sëmurë psiqikisht nuk kam dashur sepse ata nuk i kap as ligji”, ishte shprehur Haliti, duke treguar se nuk e ka ndërmend të ngrejë padi ndaj atyre që e akuzonin për disa vrasje të pasluftës.
Për më tepër, Ismet Jashari, apo komandant “Kumanova” ishte ndër të parët që mori pjesë në themelimin e fondit “Vendlindja thërret”. Ky fond u bë bazë kryesore e logjistikës dhe e financimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për keqpërdorimin e të cilit, Murat Jashari akuzonte rëndë krerët e UÇK-së.
Murat Jashari, bashkë më vëllanë tjetër, Xhemajl Jasharin, ishin arrestuar dhe dënuar nga regjimi aktual i kohës, për shkak të përkrahjes së kërkesave të shqiptarëve në Kosovë, të shprehura në demonstratat e marsit dhe të prillit të vitit 1981.
Një nismë ambicioze e Bundeswehr-it (Ushtria gjermane) po merr formë: Dislokimi i rretth 5000 ushtareve dhe ushtarëve gjermanë në Lituani. Më 1 prill në kryeqytetin Vilna u vu zyrtarish . . .
Teksa nevojat për investime në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi janë shumë të mëdha për të mbuluar hendekun e standardeve me BE, Shqipëria po shfaq problematikë kronike në drejtim t . . .
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe presidenti amerikan, Donald Trump, shpalosin planin për sistemin e mbrojtjes ajrore, Kupola e Artë, në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardh . . .
(Rama diasporës: faleminderit që ju bashkuat trenit të fitores)
Në ndryshim prej njëra-tjetrës ATSH dhe RTSH pjesë kryesore e propagandës zyrtare tërhoqën vëmendjen me përmbajtjen e një . . .
Po kalojnë gati dy vite nga zhvillimi i censit 2023 dhe vendi ende nuk ka popullsinë zyrtare vjetore, por të dhëna të tërthorta si lindjet dhe emigracioni tregojnë se profili demografik . . .
Radio Evropa e Lirë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të . . .
Kuvendi i Shqipërisë organizoi sot një aktivitet me rastin e 100-vjetorit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Në këtë aktivitet, kryetarja në detyrë, Elisa Spiropali mbajti një fjali . . .
Pas dëshmive të qytetarëve të Tropojës dhe vizitës në Spitalin e Bajram Currit, gazetarja e emisionit investigativ “Tak Fak” Anxhela Gjiriti zhvendoset për pjesën e tretë të investigimi . . .
Pas dëshmive të shumta të qytetarëve të Tropojës që denoncuan mungesën e theksuar të mjekëve specialistë, gazetarja e “Tak Fak” Anxhela Gjiriti, hyri brenda ambienteve të Spitalit “Isa . . .
Presidenca e Kosovës ka konfirmuar për RTK se ka pranuar një e-mail kërcënues të drejtuar ndaj Presidentes së Republikës, Vjosa Osmani.
E-maili është dërguar në adresën zyrtare të Pres . . .
Një ditë shiu gjatë Samitit të 6-të të Komunitetit Politik Evropian mbajtur më 16 Maj, 2025 në Tiranë as nuk i shpëlau gjurmët digjitale për votën e diasporës dhe as nuk i uli temp . . .
Ekonomia e vendit po rritet me ritme më të shpejta se sa ulja e numrit të personave që vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë.
Sipas të dhënave të fundit të Eurostat Shqipëria kryesoi . . .
Komentet