Komuniteti shqiptar në Belgjikë do të organizojë në Bruksel një manifestim, i cili do të jetë në mbështetje të protestave qytetare që po zhvillohen në Shqipëri që prej datës 18 Shkurt 2017.
Sipas organizatorëve, qëllimi i këtij manifestimi është sensibilizimi i Institucionet Evropiane për rreziqet që po i kanosen votës së lirë dhe demokracisë në Shqipëri.
Manifestimi në fjalë do të zhvillohet ditën e hënë më 6 mars 2017, ora 14:00, në sheshin “Schuman”, përballë Komisionit Evropian në Bruksel.
“Komuniteti shqiptar në Belgjikë u bën thirrje të gjithë bashkatdhetarëve tanë në Belgjikë dhe vendeve përreth, për të marrë pjesë në këtë manifestim, duke treguar kështu ndjenjën tonë të solidaritetit dhe përgjegjësisë tonë qytetare e atdhetare”, apelon Këshilli Organizues.
Komentet