Pas kallëzimit të policisë, prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Akuza zyrtare e ngritur ndaj tij është “thirrje publike për kryerjen e veprime të dhunshme” dhe ka të bëjë me deklaratën që lideri demokrat bëri gjatë ditës së premte nga çadra e protestës së opozitës .
Sipas prokurorisë, regjistrimi i procedimit është bërë pas referimit të kallëzimit nga Drejtoria e Policisë së Tiranës.
Basha bëri thirrje publike për thyerje xhamash e shpim gomash ndaj zyrtarëve të shtetit.
Basha do të hetohet në ditët në vazhdim.
Komentet