Voal.ch shkruan se Kreshnik Spahiu tek emisioni Natë me Xhaxhiun që drejtohet nga gazetari i njohur Rezear Xhaxhiut deklaroi se qeverinë e Edi Ramës do ta rrëzojë Greqia dhe Trump.
Ai kujtoi dhe tha në mënyrë eksplicite se ishte Greqia dhe Presidenti Bill Clinton që e rrëzoi Berishën në vitin 1997, për shkak se Presidenti Berisha nuk e dëgjoi këshillën e Presidentit Bill Clinton për të liruar pesë minoritarët e arrestuar. Ishin grekët pas kësaj kërkese të Clinton tha Kreshnik Spahiu.
Edhe tani e njëjta gjë do të bëhet edhe me qeverinë e Edi Ramës, nënvizoi Kreshnik Spahiu. Ishte skandaloz qendrimi i Edi Ramës kundër Donald Trump gjatë fushatës presidenciale, shtoi ai. Kreshnik Spahiu nuk i përmendi grekët direkt, por duke vendosur paralele me rrëzimin e Berishës në vitin 1997 insinuoi në mënyrë shumë implicite.
Komentet