18 Prill 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD) dënon dhunën e egër policore në protestën e mbrëmshme të 17 prillit kundër qytetarëve dhe veçanërisht ndaj gazetarëve Felix Bilanit dhe Aulon Kalasë, që u detyruan të shkonin në spital për të marrë ndihmë profesionale. Kundër Aulonit u përdor shkopi policor duke u goditur pas kokës, ndërsa kundër fotoreporterit Felix Bilani spraj mbi fytyrë, duke dëmtuar shikimin dhe frymëmarrjen e duke bërë të pamundur që ata të mbulonin protestën.
Policia e Shtetit shkeli Kushtetutën e vendit, sepse si institucion i pavarur, duhet të garantojë mbarëvajtjen e protestave dhe t’i mbrojë gazetarët dhe jo t’i sulmojë hapur përpara kamerave të ndezura. Dy gazetarëtatët e njohur Felix Bilani dhe Aulon Kalaja sulmohen qëllimshëm me spray ariu dhe shkopinj gome nga Policia e Shtetit, që i dhunon fizikisht, duke tejkaluar kompetencat nga Polici e Shtetit që garanton rendin publik, në polici e dhunës dhe e pushtetit të kryeministrit Edi Rama, që i ka uzurpuar të gjitha pushtetet. Ishte kjo Polici e Shtetit që e ndihmonte Edi Ramën të manipulonte zgjedhjet, është kjo Polici e Shtetit që i kundërvihet opozitës dhe gazetarëve me dhunë, violencë, gaz lotësellës dhe shkopinj gome.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)shpreh indinjatën e thellë ndaj dhunës ushtruar nga Policia e Shtetit e cila në mënyrë sproporcionale dhe të qëllimshme iu sul protestuesave dhe gazetarëve, duke u bërë palë me Kryeministrin. Protestat e opozitës kërkojnë largimin e qeverisë më të korruptuar të Europës që drejtohet nga Edi Rama dhe zëvendësimin me një qeveri teknike që do të krijonte kushte për zgjedhje të lira e të ndershme.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD) i bën thirrje organizatave ndërkombëtare të gazetarëve si IFJ, RSF, EFJ etj që të ndikojnë për ndaljen e dhunës nga Policia e Shtetit në Shqipëri kundër opozitës dhe gazetarëve të Shqipërisë, që duhet si një republikë Banane dhe jo vend anëtar i NATO-s.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD) i bën thirrje NATOs dhe BE-së që të marrin masat dhe të ndalin regjime hibride si ky i Edi Ramës, në kundërshtim të hapur me standartet e vlerave që ka Perëndimi.
Është në interesin e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në gjithë Europën, që në Ballkan të kemi shtete me demokraci të konsoliduar të shtetit të së drejtës dhe jo autokratë e diktatorë që për pushtetin e tyre nuk i llogarisin qytetarët dhe i shohin si plaçkë tregu. Jo më kot Shqipëria nën regjimin e Edi Ramës është shpopulluar nga më tepër se një milionë qytetarë, sepse kjo qeverisje nuk u garanton qytetarëve një jetë të denjë me meritokraci dhe shtet të së drejtës.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD) iu bën thirrje liderëve të SHBA dhe BE-së që të mos mbyllin sytë ndaj një regjimi si ai i Edi Ramës, i cili u gjunjëzohet në mënyrën më banale të mundëshme liderëve të BE, ndërsa i shkel me këmbë qytetarë e Shqipërisë.
Keni shembullin e Iranit, se si u lejua që të instalohej në Iran një regjim barbar ajatollahësh, ndërsa sot populli iranian dhe sidomos rinia iraniane është viktima më e dhimbshme, që nuk po e shkulni dot.
























Shum faleminderojm mit Tan siq Jan Sh B A por edhe Britanin por kishim pas edhe ni lutje qe sa ma shpejt qe tna hjeqin qafe disa koruptera siq jan frikacaket hashim thaqi e kadri veseli por edhe pdkja sepse deri sa te jen sidomos keta ne kryesi kosova ska perparim te gjith ndihmat qe i keni jepur per kosove Jan neper gjepat e ketyne shpiunave shpifsave dhe bandave te tyre tash e 10 vite
Ne u jemi perjet mirenjohes miqeve tane Perendimor veqanerisht SHB te Amerikes Britanis se Madhe dhe Bashkimit Europian per gjothqka qe bene dhe po bejne per ne.Ky popull eshte gjitheher ne jete te jeteve nuk do te rrespektin e duhur per miqet tane.