U nda nga jeta një nga figurat e shquara të skenës artistike në Kosovë, znj.Shirine Morina. Aktorja e njohur, shënoi një epokë të rëndësishme në historinë e teatrit dhe kulturës kosovare dhe la pas një trashëgimi të çmuar.
Aktorja e njohur Shirine Morina lindi më 27 maj të vitit 1951. Ajo e nisi karrierën e saj në teatër në moshën e re, duke filluar të luajë në shfaqje të ndryshme në skenat lokale. Në fillim të karrierës, ajo u përball me kundërshtimin e familjes për të ndjekur ëndrrën e saj për të qenë aktore, por guximi dhe vendosmëria i mundësuan asaj të ndiqte rrugën e saj në jetë.
Një nga veprat më të rëndësishme të Shirine Morina ishte në zhanrin e monodramës, ku aktori shfaqet vetëm në skenë. Në veprën “Mbretëresha Teutë”, shfaqja e saj e fortë dhe e ndjeshme i bëri të qartë talentin dhe aftësinë e saj aktoriale.
Jashtë teatrit, Morina u shqua edhe në ekranin televiziv, duke luajtur në serialet popullore si “Banda e Luta Fukaras”, “Cimerat”, “Kombinati e Pleqt”, dhe “Ça ka Shpija”, duke lënë gjurmë të thella në kujtesën e publikut.
Edhe pse karriera e saj ishte e suksesshme, ajo nuk mbeti pa përballuar sfidat dhe paragjykimet në një shoqëri të mbyllur dhe patriarkale. Megjithatë, ajo vazhdoi të shkëlqejë dhe të kontribuojë në zhvillimin e artit teatral dhe televiziv në Kosovë.
Shirine Morina u nda nga jeta më 14 prill 2024, duke lënë pas një trashëgimi të madhe artistike dhe një ndikim të rëndësishëm në kulturën e vendit. Për tu mbajtur mend gjithmonë për kontributin e saj në botën e artit dhe për frymën dhe pasionin që sollte në secilën shfaqje para publikut.
Për figurën e shquar të skenës artistike, ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Përmes faqes zyrtare të presidencës, Osmani shprehu ngushëllimet e saj për familjen, miqtë dhe komunitetin kulturor.
“Teatri dhe kinematografia humbën sot një aktore të shquar e të dashur për publikun. Aktorja Shirine Morina do të mbahet mend për origjinalitetin në lojën e saj skenike në teatër dhe rolet e shumta në serialet televizive”, ka thënë Osmani.
“Ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit kulturor! Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes”, deklaroi mes tjerash presidentja e Kosovës.
Në kujtim të aktores së shquar po sjellim për lexuesin një intervistë të saj në formën e profilit
Aty ku duhesh të jesh vetvetja, ku emocioni, origjinaliteti nuk duhet të fshihen, por janë vlerë dhe i dallojnë të jashtëzakonshmit nga të tjerët.
Kjo përçohet më së miri nga artisti tek audienca përmes teatrit. Kur flet me një aktor, nuk ka mundësi mos të të lejë mbresa lidhja dhe dashuria që e kanë për dërrasat, ndriçuesit edhe kostumet, që shumë shpejt bëhen pjesë e pandashme e jetës së tyre.
E tillë është edhe aktorja e njohur kosovare Shirine Morina. Edhe pse tashmë në moshë të shtyre, shpirti i saj artistik vazhdon të jetë evident.
“Edhe si e vogël e kam dashtë teatrin kam filluar në moshën 14 vjeçare, atëherë e kemi bo një shfaqje me Agim Zatriqin, me Fatmir Bajramin, Lecin, Cimen patëm luajt në sallën e pionerve . Ka qenë veç për fëmije, aty e përgatitem shfaqjen shumë shpejt për një muaj na veç startuam në skenë, pastaj e vazhduam ne disa vende kështu. Si teatër amator ka qenë, edhe mua gjithë më ka tërheq kjo skena. U hap mandej këtu për teatër. Njëherë ka qenë studio më pas është bërë si akademi. Edhe unë konkurrova 160 kemi qenë atëherë unë u pranova, dhjetë persona u pranuan, e më pas vazhdova me studiu”, u shpreh ajo.
Familja e saj nuk ishte e pajtimit për studim në degën e aktrimit. Mirëpo, ajo e ndjeku ëndrrën e saj deri në fund, duke e demonstruar që në fillim një ndër vetitë më të nevojshme për një aktore – guximin për të qenë ndryshe.
“Edhe pse familja ka qenë kundër, atëherë kanë qenë botëkuptime të ndryshme, jo aktore me u bo, jo ,jo e unë thashë more po edhe vazhdova me studiu”.
E të jesh në qendër të vëmendjes, e përherë në sytë e publikut nuk është aspak e lehtë. Presioni rritet, e me të shtohen edhe fjalët, paragjykimet, komentet here pozitive por shumë shpesh negative. Këto ishin të pranishme te Shirine Morina dhe karriera e saj në një shoqëri relativisht të mbyllur dhe patriarkale. Madje ajo nuk ndjehet aspak keq në qoftëse dikush nuk e parapëlqen. I duket më se normale.
E vepra ku e gjeti më së miri i takon zhanrit më sfidues për cilindo aktor, monodramës – ku aktori gjatë tërë kohëzgjatjes së shfaqjes gjendet i vetëm në skenë. Monodrama që ia mundësoi ta pasqyrojë më së miri vetveten e saj ishte “Mbretëresha Teutë”, e shkruar nga Rexhep Qosja.
“Baba im ishte i sëmurë, i thashë babi im jam duke punuar për këtë monodrama, hë a të pranoj, bëja disa prova lexuese te shtëpia, tha po shumë çika jeme ime unë edhe nëse vdes ti gjithqysh me lujt këtë monodramë qenka shumë e mire”.
E nëse teatri është komunikim i lirë dhe shumë i vlefshëm për pasurimin e një shoqërie, pse atëherë artistat japin shumë e marrin pak, pse ndodh kjo? Ku është shkaku?
“Ashtu është teatri. Japim shumë prej vetes, dëgjo gjithkush ik prej punës aktori nuk ik, aktori bile bile kërkon rolin mat madh, rolin kryesor. Se rolin kryesor ti mundesh me nxjerr rolin ki kohe me të japësh të gjithë prej vetes e ashtu pak kemi qenë të paguar gjithmonë”.
Jashtë teatrit Shirinën shumëkush e mban mend në emsionin “Pa pengesa”. Ose në serialin Banda e Luta Fukaras të realizuar në vitet e 70. E në teatër ajo njihet nga Hotel Kashta, Makbethi, Gjenerali i ushtrisë së Vdekur etj. Ajo luajti edhe në filmin Era dhe Lisi të Besim Sahatciut. Por ekranit televiziv nuk i mungoi as në serialet vendore si: Cimerat, Kombinati e Pleqt, si dhe së fundmi në Ça ka Shpija.
Faalederimet shkojn per kolegun e puns Prof .Kolec P.Traboinin,si njihes I mire.
i Halil Docit,dhe I gjith bashkpuntorve tij ,dshamirsve qe
nuke Kane patur mundesi ti shprehin Mendimee e tyre,per te nderuarin ,
drejt,te respektushem,studioz,e mendjemprefte, qe godiste
servilizmin e padrejtsite per periudhen 50 vjecare.
Prefavore
Kalaoj nje muaje qe ju dha lamtumira e fundit Intelektualit, juristit te se drejtes nderkombetare nga Tplani I Malsie Gjakoves.I kujtoj me ndereime te mdha ta afrmite ,shoket e Shkolles: plan,xhakov,shkoder ,skenderbeg,gimnazi shkodres,e universiteti Lominosov-Moske,-punes N.turizmit,makinimportit,Trans-shqipit,kinostudjes, per njeri model ne jete e ne shoqeri pune e kudo.
Respekt per familjen e dashur,e gjith dashamirsit.14 frur 2017.
Eh more Hall, jeta pas ka qene e shkutter die e gjat me peripeci,plote zig zako,, nuke e meeritove nje qendrim mosperfilles,mos kujto we keqbersit nuke e Kane laggard.Ti qe shame I dredge parimore,nuk besoje te allishverishet die I ndershkoje,por shoqeria Ishta e mole’psure me derdhi e prapsskena.
Pirro moskoviti
Ne kujtim te paharruarit Halil Doci.\Te pa harruar e bene disa personalitet qe ndofta pritesh,por kishte dhe te tjer qe duhat ta kujtonin neper mes maidiave shkruara.deshuera e shikuara..
Babaj I tij me gjithse ishte personalitet ne shqipari e Kosove nuk u perkujtua nga askushe.
Ket rruge duke do ndoqte dhe I biri djali I Madh I Veli Nimanit Ish Knenkomandant I zoanes operative Shlkoder lezh,mirdite,puke,kukes,tripoje.
Lomandant I rrafshit Dukagjinit ne Kosovw.,antar I kshillit dhe shtabite Kosova e e rrafshit dukagjinote..Komandant I njesive mdha luftarake te ushtrise clirimtare shqiparise Brigade XXV>Kandidat per deputet ne qarkun e Kuksiet.
Por ja qe edhe [er ty I nderuari Halil dualen nje Gazet Shume authoritative jo vetem ne boten shqiptare por ne gjith Kontintet qe drejtohet nga digura shqira te Gazetarise Politikes,amalizave,.perkthimeve qe ja ngren vlen kombit ton neper mes VOAL Te shquarite cifti Ms Elida e & E Skender Bujcpapaj
Ne komente Doktoret Pirro,Dashamiri,Timori shoke te fillimit te vitev 60./
Pokeshtu nismsataret e par jan ata qe te bene te qendrosh ne faqet e ksaj gazet tash dy vjet qe u largove pa paritmas ne boten tijete me nje ceremony mn te heshtyre,,,nga mediate.Fillojm me djalin e te shquarit shume te nderuarit Personalitetit ALADIN STFA nje politikan I mire I njohur I europes shume I drejte parimor me inisiative (ndonse ishte VllAJ I TE SHQUARIT qEMALI STAFA.NUK ISHTE SERVILE ASE NENSHTRUSE,
tE KUJTOJE SHOKU I PUNE KOLEGE NJERIU I GJITHASHEM kOLESC pALIK tRABOINI I BIRI I sEKRETARIT DED GJO lULI ,BASHKPUNTORE NE NGRITJEN E FLAMURIT NE MAJEN E DECIQIT,vET KOLECI MBARUAR PER GAZETA ME VEPERPJEKJE TE MDHAaUTOIR vEPRASH E FILMASH RSDAKTOR E SKENOGRAF NE KINOSTUDIE MBI 20 VEPRA I DEKORUAR NGA PAEASIDETI REPEUBLIKE iLIRE ME TA ME tITULLI ;”mJESHTER I MADHE
KA KUJTURE DHE NJE PERSONALITE TJETER PATRIOTE NGA tROIPOJA I NJORUER NE hISTORIMaRTA LETERSI,BIOGRAFI DHE HULUMTUSE I ARSHIVAVE .
mR rAMIZI ME ZEMER TE PASTER KA SHKRUAR PER bABAJN TUAJ DHE NENEN TUAJE.ME KETO RADH BASOJ SE BERA NJE IN MEMORY TE SHKURTER POR SA DO PAK DASHAMIRSE E RESPETUSHE PER NJEREIN E RRAAL, TE HESHTURE POR QE HESHTJA DI FLASE NDER SHEKUJ
SINQERISHTE E NE RESPEKT TE MADHE
KRESHNIKU