Voel.ch shkruan se Zvicra po e mirëpret me elozhe të mëdha presidentin e Kinës. Lajmi është dhënë shumë kohë përpara vizitës e cila është e para pas 17 vitesh në këtë nivel. Me ftesë të qeverisë zvicerane, presidenti kinez do të arrijë në Konfederatën Helvetike të djelën në një vizitë shtetërore, ku nga Berna, ai do të shkojë për të marrë pjesë në Davos në Forumin Ekonomik, pastaj në Gjenevë në OKB dhe në Komitetin Olimpik të Lozanës. Një udhëtim që do të dëshmojë qendrimin e tij ndaj tregëtisë së lirë dhe OKB-së.
“Kjo vizitë shtetërore është një ngjarje për Zvicrën. Presidenti i Kinës është një nga njerëzit më të rëndësishëm të botës”, entusiazmohet Blaise Godet, ish ambasadori zviceran në Pekin dhe president i seksionit frankofon i Dhomës të tregëtisë Zvicër-Kinë.
Gëzim ndan edhe Klaus Schwab, themeluesi i shquar i WEF – i Forimit Ekonomik Botëror, që në edicionin e 47-të të 2017 do të ketë si një të ftuar të shquar – guest star – Presidentin e Kinës Xi Jinping. Është hera e parë që një president kinez merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.
Eksperti i Kinës, docenti universitar Antoine Kernen pohon se “Kina kërkon të shkëmbejë imazhin e saj nga i një vendi që kërkon të përfitojë nga tregëtia e lirë dhe globalizmi, sikur e pohon presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump, në një vend që kërkon të paraqitet si një fuqi që merr përgjegjësitë e saj në skenën ndërkombëtare. Rol që tashmë e ka ilustruar me akordin e klimës që u firmos në Paris dhe u ratifikua në Pekin shtatorin që shkoi”./Burimi:Swissinfo.ch