Këngëtarja Lindita Halimi është shprehur e lumtur që ka fituar Festivalin e Këngës, për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.
Halimi të premten mbrëma fitoi Festivalin me këngën “Botë”, duke mposhtur me vota finalistët tjerë si Xuxi, Yll Limani, Franc Koruni, Flaka Krelani e shumë të tjerë.
“Faleminderit shumë shumë shumë për mbështetjen! Kemi punuar shumë për performancën dhe ndjehem e bekuar që ja dolëm! Ëndërr e kamotshme që mu kthye në realitet… dhe kjo falë të gjithë juve që më keni mbështetur dhe Zotit për çdo bekim”, ka shkruar ajo në Facebook.
Falënderoj pa fund Klodian Qafoku për këtë këngë të mrekullueshme, këngë që unë e dashurova në momentin e parë që e dëgjova”, ka shtuar ajo.
Ajo ka falënderuar Big Bastan për tekstin, grimerin Artur Muca, Mira Shytin për veshjen dhe fotografistët Blair Berisha dhe Fadil Berisha.
“Familjen time mbi te gjitha per mbeshtetjen dhe shtytjen qe nga hapat e pare ne muzike dhe dashurine e pakusht ! Sherif Halimi Fatime Halimi Albi HalimiRinor Adelina Halimi Adelina Venera”.
“Cfare nderi te perfaqesoj popullin tim Shqiptar ne nje skene kaq gjigande si Eurovision Song Contest !!! Enderr e kthyer ne realitet”.
Komentet