VOAL – Albert II i Monte Karlos dhe gruaja e tij, princesha Charlene duke u puthur gjatë festimeve për vitin e dhjetë të mbretërimit të princit. Princi Albert II i Monte Karlos hypi në fron më 6 prill 2005. Alberti II është djali i vetëm i Rainier III të Monte Karlos dhe Grace Kelly, ai është vëllai i Caroline dhe Stephanie.
Në publik mbajti fjalën edhe princesha Charlene, e cila midis të tjerave iu drejtua bashkëshortit si “Princi i zemrës së saj”, çka e preku si Albertin II ashtu edhe publikun. Kronika rozë ka qenë e mbushur me thashetheme për çiftin. Se Princesha Charlene nuk ndihet mirë. Në fakt, ajo ishte në një formë të shkëlqyer si fizike ashtu edhe shpirtërore. Aq më tepër kur në këtë ceremoni merrnin pjesë edhe binjakët e çiftit Princesha Gabriella dhe Princi Jacques, lindur më 10 dhjetor 2014, që mbaheshin në duar nga dadot e tyre. (Reuters)
Komentet