Deputeti i NISMA për Kosovën, Zafir Berisha, nuk është përmbajtur gjatë emisionit të analistëve me Edi Ramën tek Baton Haxhiu, në Klan Kosova.
Duket se momenti më i rëndë për deputetin socialdemokrat nga NISMA ka qenë kur Kryeministri Edi Rama me arrogancë i drejtohet analistit me potencial, por me përvojë të pamjaftueshme në televizione, Krenar Gashit, duke i thënë “Këto që t’i thua, At Gjegj Fishta do t’i quante dokrra hini”.
Zafa në këtë moment ka shpërthyer në lot, ndonëse dyshohet për shkakun e vërtetë të shpërthimit të rradhës të tij.
Burimet thonë se Zafa mund të ketë të shpërthyer në lot për shkak të mallëngjimit me At Gjergj Fishtën dhe Lahutën e Malcisë, të cilën e kishte mësuar përmendsh në klasën e tetë të shkollës fillore.
Por, një burim nga kompania e sigurimeve “Elsig” është i sigurtë se Zafa ka qarë për analistin Krenar Gashit, pasi që Rama u soll në mënyrë aq arrogante, saqë e ka futur në depresion disa orësh.
Vetë Zafa ende nuk ka folur për këtë rast. /PamPress/
Komentet