Kur do të lirohemi nga te padijshimit, abuzuesit e te mirave materjale, dhe te korruptuarve? Kjo eshjte pyetja qenësore që më së shumti sigurisht iu intereson sot qytetarëve të Kosovës. Dhe, kjo pyetje edhe shume pyetje te tjera do të gjejnë zbatim vëtëm atëherë kur të rritët vetëdija e qytetarëve . Kjo klasë politike veq eksprimente janë duke bërë më qytetarët dhe Kosovën .Këta keqpërdorues të te mirave materjale , nuk e kan merituar votën e popullit .Kjo klasë politike është refuzuese e kërkesave të popullit. Që 16 vite po thuaj më njerëz të njejtë në krye të partive politike dhe në krye te shtetit, nuk mund te rregullohen punet . Këta politikanë kanë selekcionuar kuadro duke i futur në sistem tyrlifare ibreti të kohës .Kan zgjedhur njerëz të dëgjueshem, njerëz të cilat nuk ua prishin as tymin e duhanit . As një qeveri deri tash nuk punoj më ndonjë program konkret te zhvillimit ekonomik apo as qe u hartua ndonjë platformë politike nacionale siq e kan të gjitha shtetet demokratike në botë. Deri me tash populli nuk ua prishi shumë terezin. E këta nuk e kan as ndjenjen më të vogël të pergjegjesise të japin dorëheqje si akti më madhor politik . Edhe ne planin politik, e sidomos ne relacion me Serbine , politikanet e Kosovës, janë treguar servilë , janë treguar shumë pa vizion politik, karrerista te tmerrshem .Rregullishte gjate maratonës te bisedimeve me Serbinë bën kompromise shumë të dhembshme . Kompromisi më i madh dhe në dëm të te Kosovës është formimi i Asociacionit të Kumunave Serbe. Ky asociacion me gjasë do të këtë kompetenca vendimarrese, duke e krijuar një tjeter Republika Serpska.Shume pak është informuar opinioni për implementimin ose me mire te themi mos implementimin e marrveshjeve te ratifikuara midis dy palëve. Gjithqka deri me tash shkojë në favor te Serbisë. Ne fituam vetëm lavdata për kooperativitet dhe asgjë më shumë. Kur jemi ketu pjesën e fajit e bartë edhe bashkësia ndërkombëtare e cila e faktorizoi Serbinë gjenocidiale në relacion me Kosovën dhe të ardhmen saj. Askush nuk është kunder bisedimeve me Serbinë si dy shtete fqinje, por te bisedosh për çeshtje krejt te karakterit politik, e që prekin statusin e Kosovës kjo është pak si teper. Por,kështu vijnë punë kur pushtetet e pasluftës gadi në asnjë sferë të jetës nuk punuan mirë .Këto struktura politike, kurrë nuk e thanë asnjë fjalë se transplatim te organeve kanë bërë serbët , sepse i ka na pasur te gjitha mundesit .Me mijera e mijera shqiptare janë bartur per ne Serbi, dhe se çfare rodi i keq janë serbet sigurisht qe kan ba transplantime te organeve te shqiptarëve . Ata te cilet vrasin gra, pleqë dhe fëmijë, bëjnë çdo faqe te zeze mbi tokë. Kur të gjitha shtetet e dala nga ish-Jugosllavia deponuan materjalet e tyre pranë TPI-së kunder Serbise për gjenocid , strukturat tona te shtetit, as që u ra ndermend të bëjnë një gjë të tillë, kur dihet se kemi pasur materjale me bollek nga KMDLNJ-të e secilës komunë të Kosovës. Nuk u kërkuan as dëmet e luftes dhe as ndarja e pasurise kur dihet se Kosova ishte pjesë konstituive e Federates Jugosllave.Edhe rreth 1800 të pagjetur shqiptare gjenden diku ne Serbi, e pushteti i Kosovës pak është interesuar deri me sot për atë punë. Të gjitha këto që i përmenda me lartë edhe bën që mos ti kemi punët aspak mirë. Me keto garnitura pushtetare ne krye zor se do te realizohen edhe kërkesat për zhvillim te ekonomise të mikeshes gjermane kancelares , Angel Merkel në takim më kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafën. Pa u ndryshuar i gjithe ky sistem me shume i tipit autoritar , nuk mund të presim rezultate konkrete . Me sisitemin e tejkaluar dhe mendësinë poltike te shekullit te kaluar nuk ecet përpara. Nuk eshte numri i vogel i atyre të cilët janë vu ne shërbim te dreqit dhe te birit, duke e vu në peshore shtetin, kombin dhe ardhmerinë e brezave të rinjë .Ne jemi nje komb i vogël që vështire e kemi pa mbeshtetjen e forte të miqëve tanë ti realizojmë interesat tona kombëtare .Madje edhe kombët dhe shtetet e mëdha pa miqë nuk kanë mundesi ti realizojnë interesat e tyre gjeostrategjike dhe gjeopolitike…
Komentet