Ndoqa sot seancën e hapjes së Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me fjalën e ministrit tonë të jashtëm zotit Ditmir Bushati dhe pyetjet që atij Ju bënë nga shumë antarë të këtij forumi, si përfaqësuesja kanadeze dhe a i Britanisë së Madhe etj…
U gjenda në një situat që më la shije jo të mirë, shumë fjalë, fjalë që rrotulloheshin në gojë, me ikje e ardhje, ku u përzjenë shpjegime skolastike, të vërteta të njohura dhe hamëndesime, por mbi të gjitha një lloj mugëtire që tregonte që ose flitej në referenca të ndryshme, ose nuk kuptohet se çfarë kërkojnë partnerët ose për më keq akoma…statura jonë ka ende nevojë për kualifikim.
Përgjigjet mund të kishin qenë më të shkurtra, më të qarta, më të prera, më elegante dhe fine…për më tepër ministri në shqip foli…se po të fliste në anglisht nuk e dimë se çfarë do të dëgjonim…aq sa u gjend alibia se diçka mbeti në përkthim gjë që nuk rezulton e tillë…
Kjo më bën të mendoj se si paraqitemi në aktivitete të këtij niveli jashtë vendit?…
Pyetja e deputetit britanik ishte. A keni ju politika për diasporën shqiptare.
Në përgjigje ministri përveç fjalës së “diaspora është asset”…asgjë nuk tha,
psh..nuk tha që ne nuk kemi një rregjistër për ta të klasifikuar me kritere rregjistrimi, se ne nuk kemi plan për shkollimin e fëmjëve të tyre në gjuhën amtare,
se nuk kemi as një projekt që ata shqiptarë të përfshihen në politikat e privatizimit në vend, se ata nuk kanë përfituar asgje nga kthimi dhe kompesimi pronave, nuk foli për përfshirjen e tyre në votimin elektronik,
nuk pohoi se ne nuk kemi asnjë informacion shterues për ushtrimin e besimit fetar,se ne nuk interesohemi për elitën e re shqiptare që është krijuar në Angli, nuk tha as një fjalë për lidhjen që pjesa e dobët e asaj diaspore shqiptare mund të ketë me krimin, trafiqet dhe terrorizmin…
asgjë asgjë asgjë nga këto…
Sa keq u ndjeva. Që të mos gabohesha pyeta dhe dikë tjetër një djalosh të ri 28 vjeçar…
edhe ai e kishte parë dhe më tha…
Nuk kuptova asgjë, ministri nuk kuptohej se për çfarë po fliste!
Jam i sigurtë se partnerët ndërkombëtar na njohin më mirë se sa mendojmë ne me mendjet tona të vonuara.!
Pkabo 28 maj 2016
Komentet