_____________________________________________
Këtë cikël përkthimesh ia kushtoj Manjola Rulit, vajzës sime azilante në Athinë, me rastin e 50 – vjetorit të linndjes.
______________________________________________
RAINER MARIA RILKE
1875-1926
Rainer Maria Rilke, emri i plotë René Karl Wilhelm Johann Josef Maria Rilke (IPA: [ʁaɪnɐ maʁiːa ʁɪlkə], Pragë, 4 dicembre1875 – Montreux, më 29 dhjetor 1926), ishte shkrimtar, dramaturg poet austriak me origjinë bohem.
Konsiderohej si një nga poetët më të rëndësishëm të gjuhës gjermane të shekullit të njëzet.
E DASHURUAR
Kjo është dritarja ime. Ka qenë e ëmbël,
Tani është vetëm zgjimi im.
Kisha besim se mund të fluturoja.
Deri ku arrin jeta ime
Dhe, ku e ka fillimin nata?
Do mundja të mendoja
se ende çdo gjë rreth meje është
transparente si fundi i nje kristali,
e mjegullt, memece.
Do mundja të strehoja brenda vetes
deri yjet; aq e madhe është zemra ime
ajo do të kishte dëshirë
t’i kthente lirinë atij
që fillova ta dashuroja,
mbase për ta mbajtur shtrënguar
të huaj, si fletë e pashkruar.
Fati im më sheh.
Sepse, siç zura vend
në këtë pafundësi
si një lëndinë kundërmuese,
i shqetësuar përherë
duke thirrur e duke u frikësuar
ndër kohë se dikush dëgjon britmën
e destinuar të përhumbem
në një tjetër.
MOS KI FRIKË, JAM UNË…
Mos ki frikë, jam unë. S’e ndjen
që mbi ty thyhem me të gjitha shqisat e mia?
I dolën krahët zemrës sime
Dhe tani fluturon e bardhë rreth fytyrës tënde.
Nuk e sheh zemrën time përballë teje
që më stolis me heshtje?
Dhe lutja ime e majit
e papjekur në shikimin tënd si mbi një pemë?
Nëse ëndrrat, janë ëndrra jote,
por nëse ti je zgjuar, ato janë dëshira jote;
padrone të çdo shkëlqimi
përkulem, heshtje e yjëzuar
mbi qytetin e çuditshëm të kohës.
DITË VJESHTE
Zotëri: vajti ora. I madh ishte zhegu.
Shtroje hijen mbi meridianët,
lësho erën mbi fushë.
Bëj që të rritet ende më mirë fruti i fundit;
jepi dhe një ditë ngrohtësi,
që fruti të arrijë të piqet,
dhe shtrydhe në verën e athët aromën e fundit.
Kush s’ka shtëpi sot, as nesër s’do të ketë.
Kush rri vetëm një kohë të gjatë, vetëm do të rri,
të lexojë në mbrëmje, dhe mbi gjethe të gjata
të shkruajë, dhe i pasigurt rrugëve të kthehet
ku në ajër fluturojnë gjethet.
Në hapje të poezisë, poeti gjerman Rainer Maria Rilke shpreh ogurin që më në fund të vijë vjeshta, me freskinë e saj, të zbusë «thatësirën» e madhe të verës.
Në strofën e dytë temat i referohen vjeshtës si «sezonit që u sjell pjekjen frutave të verës».
Në strofën e fundit vjeshta kthehet në një shenjë të një jete të pasigurt, të vetmuar dhe pa gëzim.
GABRIEL GARCÍA MÁRQUEZ
1927- 2014.
Gabriel García Márquez (Gabriel Garsia Markez, i njohur Edhe ju Gabo), shkrimtar i njohur kolumbian. Lindi më 6 mars 1927 ne Arakataka, një fshat i Vogel pranë maleve të Karaibeve kolumbiane. Vdiq, më 17 prill 2014.
DO T’U JEPJA VLERË GJËRAVE…
Do t’iu jepja vlerë gjërave jo për aq sa vlejnë
por për domethënien e tyre.
Do të flija pak, do të ëndërroja më shumë.
Di se për çdo minutë që mbyllim sytë
humbim 60 sekonda dritë çokollate.
Po të më jepte një copëz jete, Perëndia,
i veshur me rroba të thjeshta, do të shtrihesha në diell
dhe do të lija lakuriq në diell, jo vetëm trupin tim
por edhe shpirti im.
Perëndia ime, po të kisha zemër, do të shkruaja urrejtjen time mbi akull
dhe do të prisja që të ngrihej dielli.
Do të pikturoja yjet me një ëndërr të Van Gogut.
me një poemë të Benedetit, një këngë të Serrait
kjo do të ishte serenata ime hënës.
Do të njomja me lotët e mi trëndafilat
Për të ndjerë dhimbjen e gjembave
dhe puthjen portokalli të petaleve.
Perëndia ime, po të kisha ende një copë jetë
nuk do të lija të kalonte as edhe vetëm një ditë
pa u thënë njerëzve se unë i dua, i dua njerëzit.
Do të bindja çdo burrë dhe çdo grua
të cilët janë favorite e mi
dhe do të jetoja i dashuruar me dashurinë.
Dhe do t’iu dërgoja njerëzve se sa shumë gabojnë
kur mendojnë të ndalen së dashuruari mes tyre
kur plaken pa e ditur se ata po plaken
kur ndalen së dashuruari mes tyre.
Do t’i japja krahët çdo fëmije
por do ta lija që të mësonte, të fluturonte vetë.
Pleqve do t’u mësoja se vdekja
nuk vjen me moshën, por me harresën.
Kam mësuar shumë gjëra nga ju, nga njerëzit …
Kam mësuar se të gjithë, në botë,
duan të jetojnë në majë të malit
pa e ditur se lumturia e vërtetë
qendron në atë se si ngjitet shpati.
Kam mësuar se kur një i porsalindur kap,
për herë të parë, me dorën e tij të vogël,
gishtin e babait, do ta mbajë të burgosur përgjithmonë.
Kam mësuar se një njeri
ka të drejtë të shohë një tjetër njeri
nga lart poshtë, vetëm kur e ndihmon të ngrihet.
Janë të shumta gjërat që kam mundur të mësoj nga ju
por s’do të më duhen me të vërtetë shumë më shumë
sepse kur ata do të shohin në këtë valixhen time,
fatkeqësisht unë do të jem duke vdekur.
RONALD RUSSELL
1904 -1974
Rusell ishte një gazetar britanik, autor dhe politikan konservator.
U lind më 29 maj 1904, djali i J Stanley Russell e Seahouses, Northumberland. Ishte arsimuar në Haileybury dhe Imperial College. Filloi një karrierë në gazetari në vitin 1929 në Newcastle Chronicle, duke lëvizur për Reuters në vitin 1931. Në vitin 1935, ai u bë një lektor në ekonominë e industrisë së qymyrit. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ai shërbeu si oficer në artileri Royal dhe si një oficer i stafit.
SOT DHE DJE
Frikacaku i sotëm
Është ai fëmija që e tallnin dje.
torturuesi i sotëm
është fëmija që kamzhikonin dje.
Mashtruesi i sotëm
është fëmija që s’i besonim dje.
Protestuesi sotëm është fëmija që shtypnin dje.
I dashuruari i sotme është fëmija që ledhatonin dje.
I pakompleksuari i sotëm
Është ai fëmija që ledhatonim dje.
I pakompleksuari i sotëm
është fëmija që nuk e blasfemonim dje.
I shfrenuari i sotëm
Është ai fëmija që s’e anashkalonim dje.
Inteligjenti i sotëm
është fëmija që e mësonim dje.
Indulgjenti i sotëm
është fëmija që falnim dje.
Njeriu që aspiron dashuri dhe bukuri
Është ai fëmija që jetonte i lumtur edhe dje.
___________________________________________
*Ronald Russell ka ngritur problemin e njeriut që është zhvilluar në mënyra të ndryshme në bazë të metodave me të cilat është trajtuar si një fëmijë. Cila nga këto favore dhe çfarë e pengojnë zhvillimin paqësor të personalitetit të foshnjës.
OKTAVIO PAZ
1914 –1998
Octavio Paz ose Octavio Paz Lozano(31 mars 1914 – 19 prill 1998) ishte shkrimtar dhe diplomat meksikan. Octavio Paz lindi më 1914 në Qyteti Meksiko, Meksikë.
Gazetar politik tejet aktiv i cili u bashkangjit me shumë intelektualë të tjerë përparimtarë, lëvizjes së udhëhequr nga Emiliano Zapata, si dhe u takua gjatë luftës së Spanjës me Pablo Nerudën dhe Louis Aragon-in.
Në vitin 1990 ka marrë Çmimin Nobel për letërsi.
DY TRUPA
Dy trupa përballë njeri-tjetrit
ndonjëherë janë dy dallgë
dhe nata është oqean.
Dy trupa përballë njeri-tjetrit
ndonjëherë janë dy gurë
dhe nata është Saharë.
Dy trupa përballë njeri-tjetrit
ndonjëherë janë rrënjë
të lidhura me natën.
Dy trupa përballë njeri-tjetrit
nganjëherë janë thika
dhe shkreptima nate.
Dy trupa përballë njeri-tjetrit
janë dy yje që këputen
në një qiell bosh.
THEM: BËJ
Ide e dukshme,
fjalë
e pakapshme:
poezia
shkon e vjen
midis asaj që është
dhe asaj që s’është.
Thur reflekse
e njëjta gjë.
Poezia
mbjell sy në faqen e fletës,
mbjellje fjalë në sy.
Sytë flasin,
fjalët duken,
fjalët shikojnë.
Shikimet mendojnë.
Dëgjojmë
mendimet,
shohim
atë që themi,
prekim
trupin e idesë.
Sytë
mbyllen,
fjalët hapen.
THEM: BËJ II
Midis asaj që shoh dhe them:
midis asaj që them dhe hesht,
midis asaj që hesht dhe ëndërroj,
midis asaj që ëndërroj dhe harroj,
poezia.
Rrëshqet
midis po dhe jo:
thotë
atë që unë hesht,
hesht
ajo që them,
ëndërron
atë që unë harroj.
S’është them:
është bëj
Është bëj
që është një them.
Poezia
thuhet dhe dëgjohet:
është reale,
Dhe sapo them
është reale,
zhduket.
Është më reale kështu?
WILLIAM BUTLER YEATS
1865 – 1939
William Butler Yeats (Dublin, 13 qershor, 1865 – Roquebrune-Cap-Martin, 28 janar 1939) ishte një poet, dramaturg, shkrimtar dhe mistik irlandez. Shpesh i treguar si W. B. Yeats, ishte, gjithashtu, një senator i Shtetit të Lirë irlandez në vitet njëzet.
MACJA DHE HËNA
Macja shkonte këtu dhe atje
Dhe hëna rrotullohej si fugë
Dhe i afërmi më i ngushtë i hënës,
Macja zvarritëse shikoi lart.
Minalushja e zezë kundronte hënën,
Sepse, sado që të endej dhe të dihaste,
Drita e ftohtë dhe e qartë në qiell
Turbullonte gjakun e saj prej kafshe
Minalushja vrapon mes barit
Duke ngritur putrat delikate.
Do të kërcesh, Minalushe, do të kërcesh?
Kur takohen dy të afërm të ngushtë
Ka gjë më të mirë se të kërcyerit?
Mbase hëna do të mësojë,
E lodhur nga mënyra e të sjellurit
Një hap të ri vallëzimi.
Minalushja zvarritet mes të barit
Nga vendi në vend e ndriçuar nga hëna,
Hëna e shenjtë mbi kokën e saj
Hyri në një fazë të re.
Minalushja e di se bebëzat e saj
Do të kalojnë nga ndryshimi në ndryshim,
Që shkojnë nga rreth në formë hëne,
Nga drapër në rrumbullake?
Minalushja zvarritet, mes barit
E vetëme e rëndësishme dhe urtane,
Dhe ngre drejt hënës formëndryshuese
Sytë e saj të ndryshueshëm.
*Në këtë poezi të irlandezit William Butler Yeats dy personazhe të natës: hëna dhe macja Minnaloushe, endin një valle të heshtur.
Veprimet e kryera, respektivisht nga njeri dhe tjetri të «personazh». Identifikimi i të gjitha tipareve që poeti i atribuon maces dhe të gjitha ato që i atribuon hënës.
Të kuptosh se cilat aspekte mund të kenë detyruar autorin t’u drejtohet yllit dhe kafshës
PAUL CELAN
1920-1970
Paul Celan (Cernauti, 23 nëntor, 1920 – Paris, 20 prill 1970) ishte një poet çifut rumun, një shtetas gjerman, ka lindur në qytetin kryesor të Veriut Bukovinë, tani pjesë e Ukrainës. I ishte biri i vetëm i Leo AntscheTeitler (1890–1942) dhe Fritzi Schrager (1895-1942).
BAJAME
Në bajame – ç’ është në bajame?
Asgjëja.
Në bajame është asgjëja.
Atje është dhe është.
Në asgjënë – kush është ? Mbreti.
Atje është mbreti, mbreti.
Atje është dhe është.
Kaçurelsi hebre, mos u bë gri.
Po syri yt – ku është syri yt?
Syri yt është përballë asgjësë.
Është në drejtim të mbretit.
Kështu rri dhe rri.
O njeri kaçurel, mos u bë gri.
Bajame bosh, blu mbretërore.
ME ÇELËS ALTERNATIVE
«nga Pragu në prag»
Me çelësin alternativ
ti hap shtëpinë
ku bora shtjell gjërat e qeta.
Sipas gjakut që sprucon nga syri,
nga goja dhe veshi
ndryshon çelësi yt.
Çelësi yt ndryshon, varion fjala
dhe vërtit në erë laskrat e bardha.
Sipas erës që të shtyn larg
ngurtësohet dëbora rreth fjalës.
WISLAWA SZYMBORSKA
1923-1996
Wislawa Szymborska Poete, eseiste dhe përkthyese, ka marrë çmimin Nobel në letërsi në vitin 1996, u lind më 2 korrik, 1923 në Kórnik (Poloni), e cila vdiq të mërkurën, 1 shkurt, 2012 në Krakov (Poloni)
NJË TAKIM I PAPRITUR
Ne jemi shumë të sjellshëm me njëri-tjetrin,
është mirë themi, të takohemi pas vitesh.
Tigrat tanë pijnë qumësht.
Skifterët tanë shkojnë në këmbë.
Peshkaqenët tanë mbyten në ujë.
Ujqit tanë gabojnë kafazin e hapur.
Nepërkat tona shkundin nga shpina vetëtimat,
Majmunët tanë impulset, pallonjtë pendët.
Lakuriqët për një kohë të gjatë fluturuan larg
nga flokët tanë.
Ndalemi këtu në gjysmë të fjalisë,
pa i shpëtuar të qeshurave.
Njerëzit tanë
nuk dinë të flasin mes tyre.
DASHURIA E PARË
Thuhet
se dashuria e parë është më e rëndësishmja.
Kjo është shumë romantike
por s’është rasti im.
Diçka midis nesh ka pasur dhe s’ka pasur,
ka ndodhur dhe ka humbur.
Mua nuk më dridhen duart
kur përplasem në kujtime të vogla
dhe në një tub letrash të lidhura me spango
as me një fjongo së paku.
Takimi ynë i vetëm pas vitesh,
biseda e dy karrigeve
rreth një tavolinë të ftohtë.
Të tjera dashuri frymojnë ende
thellë brenda meje.
Kësaj i mungon frymarrja për të psherëtirë.
Po edhe kështu siç është,
është e aftë për atë
ndaj së cilës ata nuk janë ende të zotë:
Nuk mbahet mend, pikërisht,
es edhe është ëndërruar,
familjarizohem me vdekjen.
CONSTANTINE KAVAFI
1863 –1933
Konstantinos Petrou Kavafis, i njohur në Itali edhe si Costantino Kavafis (në greqisht Κωνσταντίνος Καβάφης; Alessandri d’Egjipt, 29 prill 1863 – Alessandria d’Egitto, 29 aprile 1933), ishte një poet dhe gazetar.
Poezitë e tij më të rëndësishme i shkroi pas moshës dyzet vjeçare.
TRUP MOS KUJTO VETËM PASIONE
Trup mos kujto
vetëm pasionet
që zgjove dhe ata shtretër që të mirëpritën,
por dëshirat që për ty shkëlqenin
hapur në sytë dhe mbulonin
zërat, megjithse rasti qe dashamirës
që s’arritën komplimentin e tyre.
Tani që gjithçka është shumë larg
dhe duket pothuaj se ato dëshira
i ke braktisur – kujtohu
si shkëlqenin sytë duke të parë,
si dridheshin për ty zërat,
trup, kujtoje tani.
nga POEZIA TURKE
ÜZEYIR LOKMAN ÇAYCI
ÜZEYIR LOKMAN ÇAYCI :
është poet, shkrimtar, dhe një artist i gjithanshëm. U lind në vitin 1949 në Bor. Ai u diplomua si një Arkitekt – dizenjues industrie në Akademinë e Arteve të Bukura të Shtetit në Stamboll. Shpërblimi i padurimit i është dhënë nga Radio SKP e Holandës në vitin 1999 dhe Shpërblimi i Palmares është dhënë nga Organizata e Les Amis de Thalie në Francë. Për momentin punon në Qendrën e Arsimit të të Rriturve (AFPA).
GJYQI IM (PROCESI)
Më gjykuan
para luleve
Lulet u vranë
Ditët folën.
Akuza shpoi sytë e mi
Thirra pafajësinë time
Ata nuk më besuan.
E di
Lulet mendonin për diçka
Netët janë dëshmitaret e mia
Unë iu luta që të dëgjonin
Dëshmitë e yjeve
Ata nuk më besuan.
Në thellësinë e netëve
Zemra ime u ndie e rrethuar
Unë e lashë veten të bartesha nga errësira
Që fashoi sytë e mi.
Vetmia ishte mbjellë në zemrën time
Nuk munda, s arrita t’u shpjegoja
Se nuk kisha askënd
Ata nuk më besuan.
Më gjykuan para luleve
Lidhën netët në duart e mia
Dhe më mërguan në errësirë
Krejt vetëm.
Thirra pafajësinë time
Ata prapë nuk më besuan.
MIK, TI NUK JENI FAJTOR
Mik, ti nuk je fajtor
Fajtorë janë perëndimet
Që të zvarrisin në këtë errësirë …
Mos u pikëllo
Dhimbjet e ditëve të humbura
Kalojnë shpejt.
Sytë e tu kanë mësuar të dashurojnë
Të mësojnë gjithashtu
Të harrojmë
Të gjitha dhimbjet …
Harroji këta sy
Që të sollën në taverna
Të mos besojnë se është faj
I syve të tu
Më pak të mprehtë se herë tjetër
Sepse nuk je fajtor, mik
Fajtore janë shpresat
Që të lënë në hije.
Pse, ia vlen të nervozohesh
Nëse askush nuk e kupton
Poezinë e harruar
Në sytë e tu të mërzitur? …
Je vetëm në botën e përtejme
Kështu vetëm edhe sytë e tu …
I pafajshmi, miku im …
Stanboll, 1975
Komentet