“Sir Noel Malcolm: Libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998-1999″ do të vlerësohet lart nga historianët, por duhet të lexohet nga të gjithë juristët, diplomatët dhe politikanët në Kosovë dhe jashtë saj”
—-
Historiani dhe akademiku i shquar britanik Sir Noel Malcolm, një nga njohës dhe ekspertët më të mirë me famë botërore të historisë së Ballkanit, që njihet gjërësisht për punimet e tij me vlera të pakundërshtueshme shkencore, autor edhe i librave “Kosova: Një Histori e Shkurtër” (1998) dhe “Bosnja: Një Histori e Shkurtër” ka shprehur mendimin e tij shumë vlerësues për botimin e librit “Masakrat 1998-1999” me autor Shkëlzen Gashi që sjell me fakte dëshmitare krimet monstruoze të makinerisë kriminale të Serbisë së kohës së Milosheviçit.
Voal.ch po sjell një theks të këtij vlerësimi si më poshtë: