• Partia Demokratike ka protestuar sot për tre orë rresht në Kryeqytet, duke marshuar nga Drejtoria e Policisë e deri tek vila e Enver Hoxhës.
• Gjatë tubimit pati përplasje mes protestuesve dhe policisë, ku këta të fundit u përgjigjën ashpër me ujë me piper dhe gaz lotsjellës, pas hedhjes së molotovëve nga qytetarët. • Policia gjithashtu u ‘zuri pritë’ pranë selisë së Partisë Socialiste dhe disa godinave të tjera qeveritare.
• Pas marshimit te Kryeministria, Drejtoria e Policisë, Kuvendi dhe selisë rozë, protestuesit marshuan tek vila e ish-dektatorit Enver Hoxha, ku hodhën breshëri fishekzjarresh dhe molotovësh.
• Pasi vila e ish-dektatorit u përfshi nga flakët, policia hodhi ujë dhe gaz lotsjellës me shumicë, duke shpërndarë turmën e protestuesve.
• Si pasojë e gazit lotsjellës dhe ujit me piper me presion, disa protestues mbetën të lënduar, ku në ndihmë u erdhën deputetët demokratë dhe vetë protestuesit e tjerë.
• Pas kaosit në zonën e ish-Bllokut, deputetët demokratë u drejtuan tek selia blu, ku Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka dhe Kryedemokrati, Sali Berisha mbajtën një fjalim përmbyllës.
• Gjatë fjalës së tij, Noka e cilësoi ditën e sotme si një goditje tjetër për narkoregjimin, teksa shtoi se dhuna dhe terrori i ushtruar tregojnë, se qeveria është “në grahmat e fundit”. • Ai theksoi se protestuesit dhe qytetarët e lirë kanë dhënë një mesazh shprese për Shqipërinë dhe se liria është shumë afër.
• Ndërsa, Berisha e quajti protestën që u mbajt sot si data që do të gdhendet me germa të arta në historinë e kryengritjes paqësore të shqiptarëve kundër narkoshtetit. • Gjithashtu Lideri i opozitës komentoi edhe dhunën e policisë dhe topat e ujit drejtuar atij.
• Sa i përket, hedhjes së fishekzjarreve dhe molotovëve drejt shtëpisë së ish-dikatorit Enver Hoxha, Berisha tha se ishin kundër Edi Ramës, si një akt urrejtje.
41 artikuj për këtë temë.