Me hidhërim të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të gazetares dhe shkrimtares Rezarta Reçi.
.
Këtë lajm e dha Familja e gazetares përmes rrjetit social. Rezarta Reçi autorja në ekranin e vogël e Peshkut të Kuq tek Televizioni News24, ku ka intervistuar mbi 750 personazhë të shquar shqiptarë. Rezarta reçi gëzonte simpatinë dhe respektin e kolegëve dhe mbarë shqiptarëve për modestinë e saj. Arkivi i Rezarta Reçi është një thesar kombëtar.
.
Rezarta po ashtu është autore e tre romaneve.
Voal.ch i shpreh ngushëllimet Familjes, Kolegëve dhe mbarë shqiptarëve që e deshën dhe e respektuan fort.
Më poshtë po sjellim lajmin e hidhur nga Familja e Rezartës:
.
“Rrezarta jone u shua ne paqe mes njerezve te zemres dashurise, respektit e perkushtimit te miqve, te afermve e mjekeve qe i qendruan prane ne te gjithe sfiden e saj te viteve te fundit.
Pritja do te behet prane Agjencise Funerale “Univers”, rruga “Bardhyl”, nga sonte ora 20:30 deri ne percjelljen per ne banesen e fundit, neser me date 2 Shkurt 2026, ora 15:00 Tirane
Me respekt familja Reçi”