Nga përvoja ime në OSBE, për të njohur dhe shkëmbyer praktikat më të përparuara ndërkombëtare në luftën kundër korrupsionit, modeli i Singaporit spikat si një nga më koherentët, më të qëndrueshmit dhe më efektivët. Ai nuk është produkt i masave të izoluara, por i një filozofie shtetformuese të ndërtuar mbi parimin themelor: “Zero Tolerancë” ndaj korrupsionit, pa përjashtime dhe pa justifikime.
.
Ky model mbështetet në disa shtylla kryesore:
.
.
Singapori krijoi një strukturë të posaçme antikorrupsion (CPIB) me kompetenca të plota ligjore, burime njerëzore shumë të përzgjedhura dhe pavarësi reale nga pushteti politik.
As kryeministri, as ministrat nuk janë të paprekshëm nga hetimi. Ky institucion mishëron parimin e kryeministrit Lee Kuan Yew: “Nëse doni një qeveri të pastër, mos hezitoni te ndeshkoni miqtë tuaj.”
.
#Kontroll dhe balancë reale (Check & Balance)
.
Sistemi funksionon duke qënë nēn një mbikëqyrje të vazhdueshme, transparencë dhe llogaridhënie. Asnjë hallkë e administratës nuk është jashtë kontrollit, duke shmangur kështu kapjen e institucioneve dhe duke ruajtur besimin publik.
.
.
Integriteti i nëpunësit publik, nga niveli më i ulët deri tek më i larti, është themeli i sistemit. Në Singapor:

Emërimet bazohen në karrierë, rezultate dhe etikë.

Vlerësimi institucional është i rreptë dhe i vazhdueshëm.

Drejtorë, prokurorë, gjyqtarë dhe ministra kalojnë filtra profesionalë e moralë shumë të fortë.

Pagat konkurruese shërbejnë për të ulur tundimin ndaj korrupsionit, por ndëshkimi është i pashmangshëm kur shkelet ligji.
.
#Hetim pa dallim pozite apo shume parash
.
Institucioni antikorrupsion heton çdo rast, pavarësisht nëse bëhet fjalë për 5 dollarë apo 500 mijë dollarë, për një nëpunës të thjeshtë apo një ministër. Parimi është i hekurt: ligji është mbi rangun.
.
#Vullnet politik dhe kulturë shoqërore antikorrupsion
.
Në themel qëndron vullneti politik i vazhdueshëm, i cili shfaqet ne:: hartimin e ligjevet,forcimin einstitucioneve,,krijimin e kulturës se moskompromisit ndaj korrupsionit.
Ky vullnet, i nisur nen drejtimin e Kryeministrit Lee Kuan Yew qe udhehoqi vendin ne periudhen 1959-1990 u i vazhdua nga i biri Lee Hsien Loong, qe udheheq vendin qē nga 2004, e shndërroi luftën kundër korrupsionit në mision kombëtar dhe në normë morale shoqërore.
.
.
Singaporit iu deshën rreth 25 vite për t’u transformuar nga një vend i njohur për kontrabandë, ryshfet dhe “kafenë nën dorë”, në një nga shtetet me nivel pothuajse zero të korrupsionit në botë. Ky transformim dëshmon se:reformat duan kohë,konsistencë, mbi të gjitha guxim politik për të prekur edhe elitat e fuqishme..
.
.
Korrupsioni nuk luftohet me fjalë, por me institucione të forta, njerëz me integritet dhe vullnet politik që nuk lëkundet per asnje shkak.
Modeli singaporian konsiderohet një pikë referimi për ‘best practice’ ne nivel global. Shume vende te BE kane adaptuar pjesë të keti modeli ,ne respekt të kontekstit te tyre ligjor, politik dhe kulturor.
Dallimi më i madh:i betejes antikorrupsion eshte se: në Singapor kjo është bërë kulturë shtetërore, ndersa tek ne është ende betejë politike dhe shoqërore për t’u fituar.