VOAL

VOAL

Drejtori i Bashkisë Arian Çanit, palo gazetar

January 31, 2016
blank

Komentet

blank

Këndi i humorit: Një nënë e kujdesshme, e cila dëshiron t’i shpjegojë vajzës së saj adoleshente

Një nënë e kujdesshme, e cila dëshiron t’i shpjegojë vajzës së saj adoleshente se si të sillet me burrat, nuk di si të hyjë në këtë temë dhe e sjell rrotull bisedën:
“Matildë, ndoshta ti ende nuk di si të bësh për të pasur fëmijë …”
“Jo mami, por di si të bëj për të MOS pasur!!!”.

blank

Këndi i humorit: Njëri telefonon zyrën private të një deputeti dhe thotë

Njëri telefonon zyrën private të një deputeti dhe thotë:
– Do të doja të flisja me deputetin.
Sekretarja i përgjigjet:
– Më vjen keq, por deputeti vdiq javën e kaluar.
Të nesërmen telefonon dhe bën të njëjtën pyetje.
Sekretarja i përgjigjet:
– Siç ju thashë dje,  deputeti vdiq një javë më parë.
Të nesërmen ai telefonon përsëri në zyrë dhe kërkon të flasë përsëri me deputetin.
Sekretarja fillon të tregohet intolerante ndaj këtyre telefonatave dhe përgjigjet paksa e mërzitur:
– Tashmë ju kam thënë disa herë që deputeti vdiq një javë më parë! A mund të më thoni pse vazhdoni të më telefononi?
Dhe ai:
– Sepse lajmi më jep një kënaqësi të madhe!!!

blank

Këndi i humorit: Një nuse e re që sapo është kthyer nga muaji i mjaltit

Një nuse e re që sapo është kthyer nga muaji i mjaltit thërret nënën e saj në telefon dhe me një zë të gëzuar i thotë:
“Oh, mami, jam jashtëzakonisht e lumtur”
“Më trego gjithçka!”
“Mendoni, mbrëmë bëra darkë për bashkëshortin tim …”
“Ishte një sukses?”
“Oh po. E jashtëzakonshme: ai punësoi një kuzhinier. Do të fillojë punë nesër!!!”

blank

Këndi i humorit: I zoti i shtëpisë, duke përfituar nga mungesa e së shoqes

I zoti i shtëpisë, duke përfituar nga mungesa e së shoqes disa ditë, e lë veten të pushtohet nga pasioni dhe shkon në shtrat me shërbëtoren. Në një moment burri rrëfen:
“Ti e di e dashur, duhet të them që në shtrat je shumë më mirë se gruaja ime!”
Dhe shërbëtorja i thotë:
“E di! Të gjithë miqtë tuaj ma kanë thënë tashmë!”

blank

Këndi i humorit: Një burrë hip në autobus dhe ulet pranë një djali

Një burrë hip në autobus dhe ulet pranë një djali. Të dy fillojnë të bisedojnë dhe burri tregon foton e gruas së tij duke thënë:
“Ajo është e bukur, apo jo?”
Djali, pak i hutuar, përgjigjet:
“Nëse ju mendoni se gruaja juaj është e bukur, atëherë duhet ta shihni të dashurën time!”
Për të cilën, burri e pyet:
“A është e dashura juaj kaq e bukur?”
Dhe djali përgjigjet:
“Jo, ajo është okuliste!!!”

blank

Këndi i humorit: Dy bashkëshortë shkojnë te avokati dhe kërkojnë për t’u ndarë

Dy bashkëshortë shkojnë te avokati dhe kërkojnë për t’u ndarë. Avokati i pyet cilat janë ankesat e tyre.

Burri thotë:

– Është një grua e pisët. Sa herë që kthehem nga puna, gjej pleshta në shtratin tim…

Avokati:

– Është një gjë e rëndë. Por nuk mendoj se është e mjaftueshme për t’u ndarë. Po ju zonjë, për çfarë ankoheni?

– Ky njeri është i pasjellshëm. Unë nuk mund të duroj kurrsesi që t’i quajë pleshta miqtë e mi të dashur!!!

blank

Këndi i humorit: Gjykatësi pyet policin

Gjykatësi pyet policin:
“A ishte personi gjallë apo i vdekur kur e patë?”
Polici:
“Zoti gjykatës, nuk mund të them nëse ka qenë gjallë apo ka vdekur, sepse unë nuk jam mjek, por ai iu është përgjigjur të gjitha pyetjeve të mia!

blank

Këndi i humorit: Një gjahtar vdes dhe niset për në qiell

Një gjahtar vdes dhe niset për në qiell. Zoti, për ta dënuar për krimet e gjuetisë, e kthen në tokë me pamjen e një lepuri.

Një ditë ai gjendet përballë një gjahtari që do ta qëllojë:
“Mos më qëlloni, ju lutem! E di që nuk do të më besoni, por më parë nuk isha lepur siç më shihni tani, por një gjahtar si ju!”.

Gjuetari e shikon dhe, duke i drejtuar tytën e armës mes syve, thotë:
“Jo, jo, shiko, unë vërtet të besoj! Problemi është se unë kam qenë lepur më parë.”

blank

Këndi i humorit: Një gjirokastrit shkon në zyrën e gjendjes civile për të regjistruar lindjen e fëmijës

Një gjirokastrit shkon në zyrën e gjendjes civile për të regjistruar lindjen e fëmijës së tij. Pasi plotëson formularët, pyet punonjësin:
“Sa të detyrohem?”
“Asgjë, zotëri, regjistrimi i foshnjave është falas!”
“Ah, mirë, shumë mirë, atëherë do të regjistroj edhe binjakun tjetër!”

blank

Këndi i humorit: Në shtëpi gruaja lexon një revistë, burri shikon tv, gjyshi lexon një gazetë.

Është e diel mbrëmje. Në shtëpi gruaja lexon një revistë, burri shikon tv, gjyshi lexon një gazetë.
Papritmas gruaj lexon me zë të lartë një tekst në revistë:
– E dini se gjatë marrëdhënieve dashurore, gruas i rriten gjinjtë deri 25%!!!
Burri ndërpret shikimin e televizorit dhe thotë:
– E çuditshme, sepse gjinjtë e tu nuk rriten kur ne bëjmë marrëdhënie…
Gjyshi ndërpret leximin e gazetës dhe thotë:
– Ndoshta ngaqë ti nuk e pompon sa duhet!!!

blank

Këndi i humorit: Një çift është shumë i varfër, por duhen shumë

Një çift është shumë i varfër, por duhen shumë.

Ai kthehet i lodhur pas një dite kur ka kërkuar punë e nuk ka gjetur. Dhe e gjen gruan të zhveshur dhe të ulur sipër termosifonit.

E pyet:

– E çfarë po bën aty?

Ajo përgjigjet:

– Po e ngroh darkën për sonte!!!

 

blank

Këndi i humorit: Dy drejtues po bisedojnë si duhet zgjedhur sekretarja

Dy drejtues po bisedojnë si duhet zgjedhur sekretarja dhe njëri prej tyre thotë se ka një metodë shumë të saktë:

– Unë e marr në zyrë dhe në dysheme te këmbët e saj është një monedhë 100 eurosh. E shikoj si ajo sillet. Kjo për mua është shumë domethënëse.

Pas disa kohësh takohen përsëri dhe i pari pyet.

– Atëherë, miku im, si ka shkuar me zgjedhjen e sekretares?

– E kam bërë provën me tri kandidate. E para e mori monedhën dhe e futi në çantë. E dyta e mori dhe ma dorëzoi. E treta bëri sikur nuk e pa.

– Po ti cilën zgjodhe?

– Unë zgjodha atë që kishte gjithnjë më të mëdhenj!!!


Send this to a friend