O ju male që m’rrethoni!
Në k’të vend të shkret’ pse m’keni prue?
Çfar’ ju bona…s’diftoni…
me tel xhamash m’keni rrethue…
Mbiu bora, kur mos raftë…
në blerim mos u dukshi ma
tek ju dielli…kur mos raftë
si shkretin kam me ju pa….
Kjo është një këngë vaji, besohet se autori i saj është kompozitori Gjosho Vasia, i internuar në kampin e Tepelenës (1949-1953)
Kënga është ruajtur nga gratë e internuara në këtë kamp
Në koncertin e “Tingujt e Kujtesës”, që u dha mbrëmë më 30 maj, kjo këngë u vu për herë të parë në një skenë teatri.
Mbi versionin e kënduar nga Klora Merlika, kënga erdhi me zërin e sopranos Alisa Katroshi, orkestruar nga Endri Sina.
*Skicë nga piktori Lekë Pervizi, i internuar në Tepelenë

Komentet