voal.ch – Më 27 Shtator 2020, qytetarët do të shprehen me iniciativën popullore “Për emigracionin e moderuar (Iniciativa për kufizim)”.
Zvicra dhe BE kanë nënshkruar një paketë me 7 marrëveshje bilaterale, të miratuara nga populli zviceran në vitin 2000 me 67.2% të votave. Këto marrëveshje garantojnë hyrjen e ekonomisë zvicerane në tregun evropian. Midis këtyre, marrëveshja për lëvizjen e lirë të personave që garanton – në kushte të caktuara – shtetasit zviceranë për të jetuar, punuar, studiuar në BE dhe anasjelltas edhe për qytetarët e BE-së. Kkjo marrëveshje pushon së ekzistuari nëse votohet nga shumica, sikur pushojnë së ekzistuari të 6 marrëveshjet e tjera. (klauzola gijotinë).
Një komitet kundër lëvizjes së lirë të personave ka filluar iniciativën për kufizimin. Ky komitet pretendon se Zvicra është dëshmitare e emigracionit masiv; kjo çon në një rritje të papunësisë dhe rrezikon mirëqenien, lirinë dhe sigurinë e qytetarëve zviceranë.
Ndërsa sipas Këshillit Federal, rruga bilaterale e zgjedhur nga Zvicra është e përshtatur për të përmbushur nevojat e vendit dhe qytetarëve të saj. Marrëveshjet bilaterale sigurojnë marrëdhënie të ekuilibruar me partnerin tonë kryesor tregtar; pa to, prosperiteti dhe bota e punës zvicerane do të rrezikohej.
Nëse iniciativa për kufizimin votohet – dhe për këtë arsye nëse Zvicra i jep fund marrëveshjes për lëvizjen e lirë – Këshillit Federal do t’i duhej 12 muaj për të negociuar me konsensus me BE-në fundin e lëvizjes së lirë. Në rast të dështimit të këtyre negociatave, Këshilli Federal do të duhej t’i jepte fund në mënyrë të njëanëshme brenda 30 ditëve në vijim marrëveshjes të lëvizjes të lirë: atëherë do të vepronte klauzola gijotinë që do të shënonte fundin e të 7 marrëveshjeve bilaterale.
Pyetjes: Dëshironi të pranoni nismën popullore “Për emigracionin e moderuar (Iniciativa për kufizim)”?
Rekomandimi i Këshillit Federal dhe Parlamentit për votuesit është “Jo”. Këshilli Federal dhe Parlamenti e kundërshtojnë iniciativën pasi kompromenton marrëdhëniet bilaterale me BE-në, pra rrezikon stabilitetin e marrëdhënieve me partnerin kryesor të Zvicrës që është BE, duke kërcënuar kështu vendet e punës dhe prosperitetin në një periudhë të karakterizuar tashmë nga një pasiguri e madhe ekonomike.
Ndërsa komiteti i nismës i rekomandon popullit të votojë “Po”.
Sipas komitetit, që nga futja e lirisë së plotë të lëvizjes për qytetarët e BE-në, ka pasur emigracion masiv me një ndikim të tepruar në mjedis, tregun e punës, sigurimet shoqërore dhe infrastrukturën. Prandaj, komiteti bën thirrje që Zvicra të menaxhojë në mënyrë të pavarur emigracionin dhe të heqë dorë nga lëvizja e lirë e personave./admin.ch/eb
Pro Vote ist ein Verlust für die Schweizer Wirtschaft!