VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

25 vjet më parë u nda nga jeta piktori i shquar Nexhmedin Zajmi

By | May 19, 2016

Komentet

Albumi i Piktorit – Avni Delvina: Grafikë nga cikli “UFO në Tiranë”

VOAL – Nga piktori i shquar Avni Delvina po sjellim grafikën “UFO në Tiranë”. Autori, në faqen e tij në facebook, e shoqëron me këtë shënim:
Tirana per aresye qe shkenca nuk i shpjegon dot , eshte bere vendi ku zbresin UFO-t….. Shume njerez shqetesohen per deklaratat e OSBE-se per gjendjen ne Shqiperi, por e kane gabim…… Po ta shikosh me kujdes dhe vemendje perfaqesuesin e OSBE-s dallohet menjehere qe ai eshte ALIEN dhe vjen nga KOZMOSI…. Te lajmerohet NASA dhe te tjera istitucione te shkences qe ta marrin ne dore situaten, sepse prezenca e shumte e alieneve nderkombetare ne Shqiperi, ka te beje me te ardhmen e planetit dhe njerezimit
Me falni per gabimin ne shkrim te nje t qe duhet d.

Albumi i Piktorit – Avni Delvina: Grafikë nga cikli “Po vjen Fallxhori”

VOAL – “Mbasi e mendehhherossin atdheun ashtu sic dine vetem ata ta mendehhherossin, fillojne e hapin fjale qe PO VJEN AI …. fjala eshte per Fallxhorin e Madh.” 

Kështu shkruan në shënimin e postimit të kësaj grafike piktori i shquar Avni Delvina, grafikë e cila ka në qendër ish kreun e “familjes socialiste” Fatos Nano, i thirrur me urgjencë nga Rilindja e Edi Ramës, përfshirë nga paniku i dështimeve gjithnjë e më dramatike.

Albumi i Piktorit – Avni Delvina: Një peizazh nga lugina e Valbonës

VOAL – Nga krijimtaria më e re e piktorit të shquar Avni Delvina po sjellim “Një peizazh nga lugina e Valbonës”, një nga perlat e bukurisë së Atdheut tonë.

I njohur për grafikat e mrekullueshme, piktori Avni Delvina shquhet edhe për portretet dhe peizazhet të cilave iu rikthehet vazhdimisht në krijimtarinë e tij.

PËRSHTYPJA, KRITIKË E PASTËR ?! … -Nga Mexhit Prençi

(Debat i kritikut X, me profesorin Y të filozofise që e konsideron vehten filozof, )
———-
Nga fjalori i gjuhës i shqipe (1980) citoj: “Përshtypja është mbresë që na lë në ndërgjegjen tonë diçka që shohim apo dëgjojmë, diçka që përjetojmë e zakonisht ruhet për një kohë të gjatë (apo të shkurtër M.P.)

1
Zanafilla e debatit të Y dhe X ishte spektakli i tragjedise “Hamleti” të Shekspirit, ku Luiza Xhuvani interpretonte Hamletin… Profesori i filozofisë që e konsideronte vehten filozof, nuk pranonte që një grua të interpretojë Hamletin.. Madje i vinte pikë mendimit që vinte nga përshtypja e tij ndonëse nuk ishte profesionist as specialist në rrafshin e damaurgjisë dhe teatrit. Nga padia në këtto dy rrafshe, artikulon me tone të larta se asnjë grua në teatrin botëror gjer me tani nuk ka luajtur Hamletin..
2
Kritiku X i artit & teatrit e kundershtoi, madje vleresoi interpretimin e Xhuvanit e cila krijoi një Hamlet sipas vështrimit të saj me vlera, relative, që hante diskutime për cilësine artistike, po nuk u ndal këtu, por te sematika e fjalës përshtypja që Y e konsideronte “kritikë e pastër”..
***
X,… ndërmjet të tjerave i thote: “Koncepti juaj për përshtypjen është një përceptim dhe përjetim i çastit empirik, i mungon arsyetimi dhe kompetenca profesionale”.
***
Debatuesi y e humbi drejtpeshimin dhe me arrogancë i thotë X: “Ti s’mund ta kuptosh se përshtypja është “kritikë e pastër”…. Kjo është diferenca ime me ty, Unë jam në sferat e epërme të dijes, ti në në të ultat…
***
I përgjigjet me qetësi dhe shpoti debatesi X: “Dyshoj që as profesionin e mësuesit të filozofisë nuk e zotëron, le më ta konsiderosh vehten filozof. Nga mosnjohja e vetëvetes je tjetërsuar në njerii i sëmurë për mend; – në një personazh komik që i jep lëndën e parë një dramaturgu të të bëj protagonist të një komedie groteske që aplikonte ironine, satirën, sarkazmen por edhe fasrën e bufonadën,
3
Te spektakli i “Arrturo Ui-së, gratë aktore që loznin personazhet burra, respektivisht, e para Ernesto Romën, e dyta xhiviolën, e treta Xhirin – qeshën me pseudokritikën tënde Madje qeshën më të madhe kur ti me arrogancë u the mos i zbardhni dhëmbët.
***
Nga sedra e sëmurë dhe deliri i madhështisë së narrëzisë, kalove në metro siç thotë Jovan Bregu te Pallati 176, shpirtëzuar nga mjeshtri i humorit, artisti elitar Roland Trebicka.. Po ti nuk haje pykë, nuk dije të arsyetoje,…çka e skalite me vërtetësi jetës9re dhe artirke portretin tënd të vërtetë.
4
“Unë shkruaj “kritikë të lartë.” – trashe zërin dhe si bariton këndove fjalët- .kritiika e lartë është përshtypja e parë. Ajo është filozofiua e përshtypjes. Vëtë përshtypja është forma e pastër e kritikës së lartë. Madje, madje përshtypja si kritikë e lartë është krijimi i krijimt… Dhe Pikë..”
***
Aktori që interpretoi Arturo Ui-në, në çast hodhi pëshpërimën:“Luajti nga fiqiri filozof qaifri” Në sallë e spektatorëve shpërtheu një e qeshur masive që u shoqëua edhe me duatrokitje. Ai vur\i barsolinën në kokë dhe
doli nga salla….e mbajti portieri për krahësh se desh ra nga shkalla… Në veshet e tij gjemonin të qeshurat e spektatorë ve në sallë
5
Në realitetin e sotëm shqiptar shukëkush nga mosnjohja e vetetëvetes, e konsideron veten jo ai që është në të vërtetë, por ai që jeton në ëndrrën gënjeshtare të tij. Kjo qasje e gabuar në nënvetëdije e nxit njeriun që s’njeh vetëveten, – të promovojë ëndrrën për të qënë dikushi dhe kete e konsideron si realitet.real..Kjo është një sëmundje ngjitëse për cilindo që s’ka imunitet dhe integritet, pa përjshtuar edhe disa filozofë, kritikë, shkrimtarë, artistë prof..dok. & akademikë… .
6
Në një shoqëri të qytetëruar demokratike gjithkush është i lirë dhe ka të drejtë të japë mendime, por sipas meje askush nuk ka të drejtë të vetëquhet kritik i prozës, poezisë dramës, teattrit, regjisurës, akrimit … duke mos qenë profesionist apo specialist nga asnjëra prej këtyre rrafsheve.
***
Mendimet opinionet, përshtypjet emirike, amatoreske kanë vlerat e tyre relative, për një pesë të shoqërisë me nivel të ulët dhe nuk i prishin punë askujt; ndërsa ato të mediokërve, janë të rrezikshme nëse bëhen publike, sepse pelqehet nga shumica e shoqëerisë, e cila sipas filzof Isuf Luzajt, shoqëria njerëzore 75% është mediokre dhe fiton si shumicë, duke sfiduar pakicën elitare.
7
Sipas meje, nuk ka kritikë të lartë apo të ulët, por është apo s’është kritikë, siç thoshte Lasgushi për poezinë. Kritika si e tillë, është e drejtimeve, qasjeve dhe tipeve të ndryshme e të larmishme si: kritika tekstore, psikanalitike strukturaliste, semiologjike, sociologjike, marksiste-leninistee & kritikë moderne, post-moderne, post-post-moderne & performatiste.

Si KONKLUZË:
Njohja e vetëvetes në shoqërinë tonë është problem substancial, për njeiun në cdo fushë të jetës sociale, politike, te kultures, dijes e shkencës dhe të letërsisë & artit. Tjetvjenërsimi i njeriut në njeriuc vjen nga mosnjohja e vetëvetes.
***
SOKRATI
në fund të jetës së tij tha: “Di një gjë që s’di asgjë”. Ndërsa sharlantani i realitetit tonë të sotëm lot rolin e njeriut asurd që di gjithçka, madje pa qene kompetent ne asnje fushe.

Piktori i njohur Avni Delvina dialogon me Andon Zako Çajupin!

Piktori i njohur Avni Delvina në grafikën e rradhës shkruan si më poshtë:

“I nderuar zoti Andon Zako Çajupi !

Uroj te jeni mire aty lart ku jeni ! Kendej nga Atdheu punet ne pergjithesi jane mire.

Tek tuk ka edhe gjera qe nuk ecin, por duhet kohe dhe durim dhe gjithçka do te rregullohet…..

Po ja u shkruaj keto dy fjale per t’ju thene, se ato fjalet e tua ne poezine per Atdheun jua kemi çuar ne vend …..

ATY KU BALTA TE DUKET ME E EMBEL SE MJALTA !

Po qe se balta ne foto te duket e paket, edhe mund ta shtojme se nuk e kemi problem. Respekte !”

Avni Delvina: “Vendet më të nxehta të Ferrit iu janë rezervuar atyre që në momente të një krize të madhe morale qëndrojne neutralë”

VOAL – Me këtë shënim, që ne e vëmë në vend të titullit, piktori i shquar Avni Delvina e ka shoqëruar peizazhin e tij, frymëzuar nga zhvillimet aktuale shqiptare:

“Vendet me te nxehta te Ferrit ju jane rezervuar atyre qe ne momente te nje krize te madhe morale qendrojne neutrale”
DANTE ALIGHIERI…… mbase dhe si ky pejsazh i ngrohte !

Albumi i Piktorit – AVNI DELVINA – Grafikë nga cikli “KUJDES SPIUNET”

VOAL – Në një grafikë tejet aktuale, piktori i shquar Avni Delvina, sjell në vëmendje veprimin e Tiranës zyrtare për largimin e gazetares britanike Alice Elizabeth Taylor, e cila, siç shprehen komentuesit në facebook, është edhe shtazënë dhe ka në bark një fëmijë shqiptar. Piktori e ka shoqëruar grafikën edhe me këtë shënim:


Titulli i kesaj grafike eshte huazuar nga statuset ne fb te juristit Fatmir B. Merkoci… Kjo grafike i dedikohet largimit nga Shqiperia te gazetares Alice Elizabeth Taylor, e cila eshte edhe ne pritje te nje femije!

Peizazhe nga piktori Mandi Xhika

Lexuesit të Voal.ch po i sjellim peizazhe të piktorit Mandi Xhika, të cilat përshkohen nga një kolorit i jashtëzakonshëm ngjyrash! Ju ftojmë edhe ju që t’i shijoni sepse arti pasuron shpirtin si arratisje nga varfëria që na ka mbuluar!

Ekspozitë e jashtëzakonshme e Pablo Picasso-s hapur nga Fondationi Bayeler, ngjarje kulturore kulmore e Zvicrës dhe Europës për vitin 2019

Voal – Më 3 Shkurt u përurua në Zvicër një ekspozitë shumë e rrallë e Picasso-s.

Konsiderohet një ekspozitë e jashtëzakonshme e hapur nga Fondacionit Beyeler pranë Bazelit që tregon Picasso-n e ri në kërkim të identitetit të tij si piktor.

Ekspozita mban emrin “The young PICASSO – Blue and Rose Periods” – Pikaso i ri, Periudha Blu dhe Periudha Rozë.

Kjo është ekspozita më e përpunuar dhe e shtrenjtë e paraqitur ndonjëherë nga Fondacioni Bayeler e siguruar me një vlerë prej 4 trilion Euro.

Punimet nga vitet e hershme të piktorit janë edhe më përfaqësueset e penelit të Picasso-s që më vonë do të bëhej një nga artistët më e famshëm të shekullit të 20-të.

Kurrë më parë nuk janë bërë bashkë kaq shumë kryevepra të Picasso-sa, sikur tani në një ekspozitë të tillë të nivelit më të lartë botëror.

Të përfshira janë rreth 80 prej pikturave dhe skulpturave më të famshme, një pjesë e vogël e tyre huazuar nga muzetë e njohur në Evropë, SHBA, Kanada, Rusi, Kinë dhe Japoni. Vetë Fondacioni Beyeler ka në fondin e vet, një nga më të mëdhajat në botë, 30 punime nga koleksioni i Picasso-s.

Kuratori Raphaël Bouvier ka zgjedhur si kopertinë një autoportret të artistit të njohur me emrin “Yo Picasso” (I Picasso- Unë Picasso), në ngjyra të gjalla, që i mikpret duke u uruar mirëseardhjen vizitorëve të panumurt. Ky autoportret mban datën 1901. Në vitin 1981 është blerë nga Wendell Cherry për 5.8 milionë $, ndërsa në majin e May 1989, Cherry ia shiti një koleksionisti privat përmes Sotheby’s për 47.9 milionë $.

Që në moshën 20-vjeçare, Pablo Ruiz Picasso (1881-1973) që ëndërronte të bëhej artist u vu në kërkim të temave të reja dhe formave të reja të shprehjes.

Ky rrugëtimin i tij në kërkim të Pablo Picassos prej 1901 deri më 1906 është gjithashtu tema e ekspozitës, që shpërhapet në dhjetë salla në mënyrë kronologjike.

 

Lartë e poshtë Paris

Një autoportret me plot ngjyra të gjalla ndiqet nga pikturat në blu.

Kjo është “Periudha blu” e Picassos (1901-1904) e ndikuar nga hidhërimi për mikun e tij të ndjerë Casemaga, që kishte udhëtuar me të nga Barcelona në Paris. Artisti në këtë periudhë punonte subjekte melankolike dhe njerëzit në skajet e shoqërisë. Veprat e tij të kësaj periudhe dëshmojnë për vuajtjet dhe mjerimin e jetës të cilën e kishte përjetuar edhe ai vetë, i vetmuar dhe i varfër në një nga lagjet më skamnore të Parisit.

Rreth vitit 1905, i vendosur tashmë në Paris, Picasso filloi të ashtuquajturën “Periudhë Rosë” me ngjyra më të gëzuara dhe tema ku përshkruan shpresat dhe dëshirat e banorëve të cirkut – sikur janë xhonglerët, akrobatët dhe harlekinët.

Hapja e ekspozitës ishte një ngjarje e madhe, ku të pranishëm ishin disa qindra gazetarë e vizitorë të shumtë që mbushnin Fondacionin Beyeler.

Vizitor nderi ishte Claude Picasso, 71 vjeç, i biri i artistit. Ai tani është administrator i pasurisë së veprave të mëdha të babait të tij.

Kjo ekspozitë, e cila do të jetë e hapur deri më 26 maj, pa dyshim do të jetë një nga pikat kulmore të ngjarjeve kulturore të Europës për vitin 2019./ Elida Buçpapaj

 

Yo – Picasso,1901

 

Ekspozita “The Donald”, piktori shqiptar i frymëzuar nga presidenti Trump

Duke përdorur një armë të bërë me qindra dollarë, duke u përballur me Barack Obamën apo duke sfiduar George Sorosin, Donald Trump është heroi i një shfaqjeje artistike të një piktori shqiptar i cili e konsideron presidentin amerikan një “idhull”.


Artisti 61-vjeçar, Avni Delvina, thotë se puna është përgjigjja e tij ndaj reagimit gjerësisht negativ të mediave ndërkombëtare ndaj qasjes joortodokse të presidentit republikan në politikë.

“Është produkt i dy viteve punë nga zemërimi i fortë për sulmin kundërshtues që i është bërë Trump”, tha Delvina për AFP, duke e përshkruar yllin e mëparshëm të realitetit televiziv dhe manjatin e pasurive të paluajtshme si një “shpirt të lirë”.

Ekspozita e artit në Tiranë, me titull “The Donald”, përmban rreth 50 piktura të frymëzuara nga Trump, duke përfshirë edhe Zonjën e Parë Melania Trumo në vend të Mona Lisa.

I pyetur për pëlqimin e tij ndaj Trump, Delvina citon një thënie të George Orwell: “Në një kohë mashtrimi pohimi i së vërtetës është një akt revolucionar”.

Megjithëse presidenti amerikan akuzohet vazhdimisht se mohon faktet, artisti e sheh atë si një luftëtar trim kundër “Fake News”, një etiketë që Trump pëlqen të përdorë kundër mediave kritike.

Ekziston një ndjenjë e fortë pro-SHBA-së në pjesën më të madhe të Shqipërisë, ku flamujt amerikanë janë një pamje e zakonshme.

Pas fitores elektorale të Trump në 2016, një qytet në Shqipërinë qendrore riemëroi një bulevard në nder të tij.

Muzika shqiptare është pasuri kombëtare – Nga INA KOSTURI

Ministria e Kulturës shpalli projektet fituese të thirrjes së muajit dhjetor për projektet kulturore që do mbështeten në vitin 2019. Në periudhën nga viti 2011e deri sot aktiviteti “ Maratona Violinistike” (7 edicione) që organizoj është mbështetur një herë të vetme në vitin 2016( me shumën 250 000 leke të reja) dhe në vitin 2018 vetëm me logon e ministrisë. Duke lexuar komentin e publikuar të Ministres Kumbaro për aktivitetin e qershorit 2018 “Maratona violinistike ndriçoi skenën e Teatrit Kombëtar me muzikë të vërtetë dhe skenën e ndezin artistët më shumë se dritat “, një dritë shprese më ndriti si çdo janar viti të ri, se ndoshta kanë ndryshur gjërat .

Në fakt janë të njëjtët njerëz që ndajnë fonde, që kanë të njëjtët miq, që bëjnë të njëjtat qoka, të njëjtat ndere . E sikur kjo të ishte çështje nderesh, qokash, inatesh , interesash për prishje të projektit të dikujt në këmbim të një të mire do heshtja , ndonëse maratona sivjet realizohej me ngjitjen e disa violinistëve në skenë, me interpretimin e krijmtarisë shqiptare për violinë dhe me një krijim të ti posaçërisht për aktivitetin. Do heshtja se jam koshiente që jetoj në një vend të trishtë, të varfër në financa , të varfër në shpirtra ku ca artistë rezistojnë akoma në emër të artit, të profesionit , të idealit , të muzikës që i shoqëron tërë jetën e ca të tjerë komandojnë me keqdashje në këmbim të ndereve e fondeve që fati u ka vënë në duart e të afërmve . Do heshtja sikur kjo të ishte një çështje vetëm e imja, sic kam heshtur për gjobat e padrejta vënë shoqatës e anulluar me vendime, anullimin e shumë koncerteve , letrat absurde kundër shoqatës, etj . Po nuk mund të hesht, se nuk jam tablo “natyrë e qetë” për zbukurim në rradhën e projekteve, nuk duhet të hesht për faktin se Ministria e Kulturës është tempulli i artit , duhet të jetë rregullatorja e politikave afatgjata të kulturës, vendi ku trokitet pa drojë për mbështeje, e artistët që jetojnë në Shqipëri kanë nevojë të përkrahen , motivohen , inkurajohen. Nuk do hesht në emer të vuajtjes se gjithë këtyre viteve, mbajtjes së një shoqate më të vetmin përfitim kundrejt njëmijë sikleteve nga gjobat tek gjithë hallet që një violinist nuk do donte ti kishte. Nuk do hesht se gjithë kjo nuk bëhet për fitime materiale dhe është ndryshe nga mbështetjet e tjera të dhëna pa kursim sot për motive nga më të ndryshmet.

Ministria e Kulturës për trishtim është kthyer në ministri të disave e më keq, me politika që duket se janë larg artit elitar muzikor . Ka dy momente për të cilat vlen të diskutosh . Së pari, si munden nëpunësit që përzgjedhin projektet të shkojnë sinkron me interesat e individëve të caktuar që me letra, mënyra nga më të çuditshmet pengojnë mbështetjen e aktiviteteve siç ndodh me “Maratonën Violinistike” e shoqatën “ Bota e Artit “, fakte tw publikuara këto e të ditura nga drejtoreshat e ministrisë në fjalë.

Pra, së pari detyra përdoret për plotësimin e inatëve të individëve . Së dyti dhe më flagrant është qëndrimi që mbahet ndaj muzikës, politika e çuditshme e kësaj ministrie ndaj muzikës, ndaj aktiviteteve dhe jo vetëm, ndaj individëve që organizojnë festivale, aktivitete me shumë edicione e që përfshijnë zhanre, gjini muzikore, shpalosin krijmtari e promovojnë talente, të atyre që janë personalitetet e artit muzikor në Shqipëri. Këto artistë që regjistrohen nga halli në gjykata , që menaxhojnë nga zori projekte tejet të varfra, se nuk e shohin ndryshe skenën, për muzikën elitare siç është ajo klasike duhet të ishin prioritetet e Ministrisë së Kulturës. I referohem shoqatave muzikore , që janë në fakt mënyra për të sjellë në skenën shqiptare krijmtarinë e djeshme, të sotme , janë tribuna e artit të muzikantëve profesionistë, kryesisht pedagogë aktivë në krijmtari e skenë. Përtej rolit të dy institucioneve të rëndësishme, Teatrit të Operës dhe Orkestrës së RTSH shoqatat e muzikantëve janë drejtimi i duhur për vënien në skënë të muzikës së kompozitorëve të që nuk jetojnë, për të sjellë krijmtarinë e re.

Sistemi totalitar i dikurshëm me metoda të detyruara deri diku e vuri këtë muzikë si prioritet. Artet nuk zëvendesojnë njëri -tjetrin, muzika ka vendin e saj kjo që po ndodh është absurde. Po degradojmë në edukime momentale që përkrahin individë të marrin projekte, ndërsa muzika shqiptare kalon çdo projekt , është pasuri kombëtare si librat, madje duhet përkrahur më shumë se gjuha e saj është e panjohur e rruga për te publiku e vështirë. Në panairin e librit nuk gjen një liber a revistë muzikore , bashkë me këtë mungesë nuk ka ku shfaqet muzika, nuk kanë ku interpretojnë instrumentistët. Pa kaq vitesh në mënyrë paradoksale vlen të përmendet shprehja e Thoma Nasit “Përkrahni muzikën e fjeshtë shqiptare”. Po ne akoma nuk e njohim muzikën, se në koncertet simfonike në publik gjen vetëm tre artistë: një arkitekt piktor, një arkeolog dhe një skulptor ! Letërsia dhe libri nuk të bën muzikant , të mëson kur kanë lindur artistët, historinë e muzikës, po kjo nuk mjafton për ta njohur kuptuar atë. Kësaj vështirësie të muzikës klasike, instrumentale e simfonike i bashkohet injoranca e sotme , kriza e sotme e kësaj muzike që në Shqipëri merr përmasa të frikshme. Kësaj panorame së fundmi i bashkohet dhe vetë Ministria, e cila në vend të përkrahjes zhduk pikërisht përkrahjen për shoqatat që promovojnë muzikën klasike , violinistike, pianistike, romancën vokale, krijmtarinë, pikërisht ata që këto aktivitete i bëjnë si profesionistë e për pasion pasi theksoj se mbështetja ka qënë minimale.

Është e frikshme që këtyre artistëve që janë emrat më në zë të artistëve shqiptarë u ndalohet dhe kjo mbështetje minimale. Është e dhimbshme , e turpshme që një orkestrant profesionist në një aktivitet, koncert, paguhet 10 000 lekë të reja, për katër ditë prova dhe koncert, sa dy lyerje flokësh me bojë shumëngjyrëshe në parukeritë e lira të Tiranës ! E dhimbshme që diferenca e pagesave për një solist instrumentist vendi e një që vjen nga jashtë është tejet e ndryshme ! Po dhe këtë mundësi ua hoqi sërish Ministria e Kulturës kompozitorëve, profesionistëve , instrumentistëve që janë fajtorë për të vetmen zgjedhje, atë të qëndrimit në Shqipëri, atë të besimit se duhet të aplikojnë. Ministria e Kulturës e njerëzit e saj që vendosin në projekte nuk janë pasazhe muzikore, nuk janë fraza siç ne kujtojmë, që duke me kalimin e kohës përmirësohen , ata janë larg muzikës edhe kur për ironi kanë atë profësion krahas atij të zyrës.

Vendi ynë ka pak kompozitorë krahasuar me shtete të tjera, po ata janë kolosët tanë, ata që nuk jetojnë janë klasikët, romantikwt, të gjallët janë modernët, të kohës , që nëse nuk mundemi ti nderojmë siç nderon presidenti i Amerikës kompozitorin Philip Glassin sot, ti lëmë të krijojnë, të organizojnë , të shfaqin veprat, tu krijojmë kushtet minimale, e krahas tyre ti kujtojmë dhe ata që nuk janë më, tu kujtojmë veprat, pjesët, tua zbukurojmë e ruajmë partet e e harruara të humbura në fletë pentagrami me laps zverdhur në botime dinjitoze . Të botojmë si librat partitura, ti përkrahim se tregu nuk lejon të kemi një librari muzikore. Po Ministria përkrah shtëpitë botuese , ato që na pëlqen ose jo janë janë biznese që merren me shitje dhe fitime, përkrahen panaire libri, individë në fushata leximi, duke e kthyer ministrinë si ato emisionet e mëngjesit të televizioneve me gatim në përkrahje individësh me misionin “ Si të lexojmë “… Ministria u heq tërë mundësinë atyre që nuk jetojnë më të kujtohen , tërë kolosëve të muzikës ja harron veprat, të gjallëve aktivitetet, e nuk u lë shans tua dëgjojmë muzikën.

Kur realizohen koncerte me muzikë filmash nga salla dalin të gjithë të entuziazmuar, po kjo muzikë është e atyre që aplikuan këtë herë , këtë e dirigjuan , e krijuan ca të tjerë që e kishin emrin në këto projektet e është fat që i kemi, këtë muzikë e kanë bërë po këta, Aleksandri , Hajku, e shumë të tjerë që janë aktivë e meritojnë të përkrahen se krahas muzikës promovojnë të tjerë artistë të njohur e të rinj nëpërmjet aktiviteteve. E kështu, për politika pa sens ndër vite, se ministria jonë ngjan si kioskë ku gjithçka është momentale dhe asgjë e menduar , koncerti për piano i Tonin Harapit erdhi pas 50 vjetësh në skenë bashkë me të tjera vepra, Poemë koncerti për violinë i Thoma Gaqit pas më shumë se 30 vjetësh. Ministria , bashkitë ndoshta e përkrahin muzikën, artistët , përkrahin ata që në mënyra të ndryshme shfaqen në festivale të tjera me terma të sofistikuar si multikulturë, i përkrahin megjithë fustane e repertor, derisa tu perfeksionohet stonatura, që nga Korça gjer në Vlorë ! E në vend të emrit të kompozitorit që mund të sillte një vepër të re do dëgjoni emrin e stilistit që mundësoi një fustan kaq të mrekullueshëm! E për sa kohë do bëjnë” Fërr , fërr , fërr” fustanet , mos prisni fonde nga Ministria e Kulturës as nga bashkitë e rretheve !

Ekspozita “The Donald” dhe piktori shqiptar Avni Delvina

Ilirian Agolli

Në Tiranë, piktori i njohur Avni Delvina ia kushtoi ekspozitën e tij “The Donald” marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe zhvillimeve në SHBA dhe Ballkan.

Në shumicën e veprave autori paraqiti presidentin amerikan Donald Trump dhe ngjarje që lidhin SHBA me shqiptarët.

Edhe pse nisi me nisi me modestinë tipike të autorit, ekspozita “The Donald” e piktorit të njohur Avni Delvina u bë menjëherë ngjarja më e rëndësishme artistike e kryeqytetit shqiptar gjatë kësaj jave.

46 pikturat e kësaj ekspozite i kushtohen SHBA-ve, presidentit Trump dhe politikës amerikane si dhe dashurisë së veçantë të popullit shqiptar për popullin amerikan.

Ekspozita qëndroi e çelur në Muzeun Historik si një ftesë për gjithë kryeqytetasit nga artisti, që la Tiranën në korrik 1990, por që përditë jeton me mendje në Tiranë dhe u kushtoi bashkëkombasve të tij pothuaj gjithë krijimtarinë e vet.

“Këtu në Shqipëri është plot ngjarje dhe negativiteti është i pranishëm kudo. Krahas sarkazmës që unë ndërthurr në krijimtarinë time, Shqipëria është vendi më i mirë dhe frymëzuesja më e mirë, në njëfarë mënyre, sepse të gjithë jemi pjesëmarrës në dramës që kalojmë” – tha autori Avni Delvina.

Autori është kritik me zhvillimet në Shqipëri, ku njerëzit nuk reagojnë për hallet që kanë, por e kërkojnë zgjidhjen te emigrimi.

“Është vrasja e shpresës, një lloj pasiviteti. Njerëzit nuk gjejnë entuziazëm tek ata që na drejtojnë. Njeriu do entuziazëm, ai të mban. Duhet shpresë, diçka pozitive: “Do të rregullohet”. Mungon pozitiveti, dhe kjo ndihet qysh në zërin e atyre që na drejtojnë. Njeriu ka nevojë për mirësi, për pozitivitet, ka nevojë për entuziazëm. Të gjitha këto mungojnë dhe përveç dramës ekonomike që kalojnë, vetvetiu njerëzit, ku iu mungojnë edhe këto elementë, shpresojnë, tentojnë, luajnë pokerin e jetës, që është i vështirë, dhe shpërngulen” – tha zoti Delvina.

Kuratori i ekspozitës është artisti dhe studiuesi Ardian Devolli. Ai thotë se veprat e Avni Delvinës janë thellësisht të vërteta dhe të sinqerta, megjithëse të mbushura me metafora, hiperbola dhe shpesh edhe me ironi dhe humor.

“Nëpërmjet këtyre veprave autori tregon edhe kulturën e gjerë artistike që zotëron qysh nga arti i lashtë grek, romak, Rilindja italiane, romantizmi, surrealizmi, poparti. Gjithë rryma dhe korrente i kanë shërbyer Delvinës si mjete për të dhënë maksimumin e idesë së tij në mënyrë të sintetizuar dhe me një gjuhë të pastër artistike” – tha zoti Devolli.

Autori Delvina i shkruan mesazhet e tij me një seri mjetesh; nga tablot me ngjyra, grafikat e deri te fotomontazhi, duke nxitur qytetarët të reagojnë për të përmirësuar jetën e tyre, duke lënë pas vanitetin dhe indiferencën.

“Në Shqipëri vëmë re korrupsionin dhe të gjithë problemet që thuhen edhe në raportin e DASH-it edhe nga organizata europiane. Më lindi vetvetiu një lloj kundërshtimi dhe kjo m’u bë e përditshme gati gati; gjithmonë do të gjeja tematika dhe do të godisja me artin tim. Njerëzit duhet të reagojnë, brenda gjithë normave demokratike, dhe të ndihet toni, nervi dhe indinjata, sepse të gjithë kemi nevojë” – tha zoti Delvina.

Ekspozita “The Donald” u vizitua nga mijëra njerëz dhe organizatorët u befasuan nga numrat e vizitorëve, po ashtu edhe nga komentet e ndryshme që u bënë për veprat e Avni Delvinës.

Edhe pse i larguar nga Shqipëria prej afro 3 dekadash, ai vazhdon të revoltohet për hallet e atdheut të tij dhe asnjëherë nuk e ka harruar atë.