VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

24 MARSI – GËZIM DHE ANKTH PËR SHQIPTARËT – Hysen IBRAHIMI, Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”

By | March 25, 2019

Komentet

Eduard.M.Dilo, poeti dhe letrari që skalit me penë shqiptarinë Nga Hyqmet Hasko

E kaluara qëndron mbi kohën e tij të ndarë në dy pjesë si shpatë Demokleu, por nuk ia thërmon dot ëndrrat, të cilat nisën udhëtimin e tyre në atë kohë zezonë, siç mund të thoshte Kadareja i madh dhe erdhën deri në kohën tonë të çilruara dhe të ridimensionuara. Të kaluarën dhe të ardhmen nuk i zgjedhim dot, por të tashmen, në një farë mënyre, po, kemi mundësi që ta zgjedhim. Dhe ai ka zgjedhur të mos heshtë për atë se çfarë ka ndodhur në kohën e kalvarit, çfarë potencialesh të befta të mendjes dhe shpirtit njerëzor, çfarë talentesh suprizuese janë mbytur që në embrion nga duhma e luftës së mallkuar të klasave, viktimë e të cilave qe dhe ai vetë.

Eduard.M.Dilo nuk pati mundësi që në një kohë të pakohë të ngrihej në nivelin e artit të tij, të talentit që i kishte dhuruar natyra, të leximeve të shumta që bënte, edhe pse koha qe e vështirë dhe gati e pamundur për hapësirat e një shpirti të lirë.

Atij i thanë të heshtëtë, kur kishte shumë për të thënë, kur në shpirtin rinor gëlonte një botë plot iluzione, kur kauzat bridhnin të lira në një shpirt të tejndezur nga pasioni, që më kot çensorët dhe dogmatikët rrekeshin ta bënin që të çonte ujë në mullirin e uniformitetit dhe mediokritetit.

Eduard.M.Dilo është poet dhe publicist i njohur, por për ndonjë nga lexuesit që nuk ka njohur  ende  veprimtarinë e tij, po japim disa  fjalë për biografinë e tij:

Eduard M. Dilo, poet dhe publicist. Edhe pse ju privua gjithçka nën diktaturën më të egër në rruzull që kaloi Atdheu ynë, Shqipëria, prapë falë talentit, ka nisur të shkruaj qysh fëmijë, e ka bërë provë për të botuar në revistat e gazetat e asaj kohe, por nuk ka mundur. Veç në një shkrim te shkruar në gazetën “Drita”-Tiranë, Prof. Vehbi Bala e rreshton ndër poetët e rinj të talentuar, që premton në të ardhmen. Eduard .M.Dilo është edhe bashkautorë i disa antologjive  të ndritshme poetike.

Në  vitet e tanishme ka botuar shkrime e poezi t2 ndryshme sa në gazetën “ILLYRIA” dhe “Dielli”- NY, gazeta “Rrënjët” -Itali , revista “Dituria”, Suedi aq dhe në gazeta të ndryshme në Shqiperi e Kosove. Bashkepunon me revistat elektronike: “Zemra Shqiptare”, “Tribuna Shqiptare” etj.

Ai ndjek gjurmët e vëllezërve Dilo, gjurmët e Lekë Tasit dhe të atyre që rrnojnë për të rrëfyer të kaluarën dhe, teksa kërkon në labirinthet e ferr-purgatorit shqiptar, ku trusnia dhe shtypja deri në mizerabilitet në Myzeqe kulmonte në nivele të epërme të delirit sindromik komunist, zbulon realitete të stiviosura dhimbjeje dhe klithme. Eduardi e vuan pamundësinë e rikthimit të kohës, pamundësinë e verifikimit të ëndrrës, e cila pasi u nis në shtegtimin e saj, i zunë pusi vrasësit e ëndrrave, ia paragjykuan, ia gjymtuan, ia maskruan, por nuk ia dolën dot t’ia shkulnin nga shpirti i bukur estetik.

Kur flasim për një poet, shkrimtar, kritik letrar, një njeri të letrave në përgjithësi, fjala kyçe ose siç quhet në literaturën  kritike “çelsi” i depërtimit në lëndën e përcjellë është vetë fjala “fjalë”, si një raport i brendshëm, gjithëpërfshirës i krijuesit me lëndën e tij të parë.

Këtë përjetim të zgjon depërtimi në materien shkrimore të Eduardit, ku

struktura dhe lënda e parë jo vetëm e studimeve të tij, por edhe e trajtave poetike,

është thellësia; thellësia është caku i tij, gjuha e nëndheshme, gjuha “nën mutaf” siç thonë malësorët e Alpeve tona, gjuhë kjo e kodifikuar, alergorike, simbolike;  është materia estetike, figurative, nëntekstuale, që nën mbulesën e saj fsheh thesaret e një shpirti të pasur dhe një letrari me botë të tejndezur shpirtërore.

Kur shfleton shkrimet e tij, poezitë e tij, gjëja e parë që të bije në sy ajo  është se çfarë përfaqëson ai në raport me pjesën tjetër të përvojës poetike të letrave tona, me pjesën tjetër të prurjeve të shumta të poetëve të tjerë, që lëvrojnë arën e madhe e të pafund të poezisë shqipe. Tek Eduardi kurba krahasimtare me të tjerët, sivëllezërit  e tij poetë, është përfaqësuese dhe dinjitoze, pasi me ta ndryshon për faktin se ai nuk i ngjan askujt tjetër, përvevçse vetevtes.

Eduardi duket se nuk ka pikë sforcimi e shtirje kur merr penën për të shkruar; ai thjeshtë ndjen ritmin e zemrës së tij, pjesëton e shumëzon çastin në kohën e përditshmërisë, duke na dhënë me një muzikalitet aq të ëmëbël e aq të dëlirë vizatime dhe gjendje sa reale e konkrete aq dehëse e trallisëse…

Në poezitë e tij poeti tenton të bëjë një eksplorim në botën e ndjenjave “delikate” dhe emocionit “delikat”, që konturohen në një reliev të thyer rrëfimtar. Janë udhëtime mbresëlënëse në kohën e shpirtit dhe na sjellin sjell copëra kujtese, malli, idili, marrëdhëniesh njerëzore, pa filtra paragjykimi dhe pa maska, derdhur në një lirizëm të ngjeshur e mjeshtëror, ku sundon metafora, psikoanaliza e gjendjes, përmes labirintheve dhe “sekreteve” të një temporitmi të beftë. Zënë vend në këto poezi aspekte të përditshmërisë sonë, me ballafaqimin e njeriut disi të vetmuar bashkëkohor me vetveten dhe të tjerët, me mungesat, trillet, raportet e përmbysura etike, sociale, filozifike e humane, pasqyruar me artin e një fjale të përpunuar me shije estetike e finesë, me një gjuhë të gjallë dhe mjaft të latuar në sensin semantik dhe stilistik, me një sintaksë të zhdërvjellët dhe filmike, cilësi këto që duhet thënë se e bëjnë prozën e Eduartit të lexohet me endje dhe kureshtje, duke u pasprirë ky lexim me një kohë tjetër shqyrtimi dhe reflektimi. Por shumë vend dhe me një pasion unik zë në krijimtarinë e Eduardit, veçanërisht në poezinë e tij e kaluara diktatoriale, pamundësia e individit për të shijuar frutet e punës së tij, pamundësitë për të shfaqur vetveten, dhuntitë, talentet, potencialet e mendjes dhe shpirtit njerëzor.

Eduardi është autor I librave:”Shpirti i Trazuar”, “Diloiada”- bashkeautor me shkrimtarin e mirenjohur Jorgo Telo, antologjite poetike:”Keshtjella e Endrrave”, “Vargu ne Perjetesi”, si dhe pjesmarres ne antologjite:” Zemra Prinderore”, “Shpirti i Fjalës” etj. I detyruar është larguar nga Atdheu prej shumë vitesh dhe jeton tani familjarisht në USA.

Urtësia dhe kthjelltësia mesazhuese e aktit të tij poetike është kuptimplote dhe vlen për sot dhe për nesër:

Jemi një fis e një farë

Edhe pse në tri Fe’ jemi

Kemi një gjak në damarë

Shqipëtarë – që rreh një zemër

Në librin e tij me poezi “Shpirt i trazuar”, Bukuresht, 2010, Eduard.M.Dilo, me vargje të bukura, të frymëzuara dhe interesante, me një lirikë atdhetare dhe meditative që buron nga zjarri i zemrës së një shpirti të trazuar, përcjell realitete të befta estetike. Vargjet e tij ta përkujtojnë atmosferën e zymtë që mbretëronte në Shqipërinë e ngrirë dhe të bunkerizuar, në Shqipërinë shpellare dhe të izoluar, ku siç thotë kritiku dhe letrari B. Ymeri, “në një kohë të krisur kur në vend të Zotit dhe Shën Marisë mbretëronte kulti ndaj Enverit dhe Partisë”.

Ëndrra e poetetit është Shqipëria historike, Shqipëria Natyrale, me Çamërinë në jug, me trungun e atdheut në zemër, dhe me Kosovën në veri, pasi ky shpirti i trazuar i një atdhedashurie të shenjtë, digjet për nënën dhe atdheun e tij.

Shqipëria Natyrale, me bjerrjet, humbjet dhe madhështinë njëherësh, gjeneza dhe trashëgimia e mishëruar tek malli për prindërit dhe mërgimi si kategori filozofike mungese deri në përjetësi  janë tri nga motivet esenciale të botës lirike të Eduard Dilos, pas të cilit vjen dashuria me flladin pranveror dhe me lëngun e buzëve të saj: “Gjithëçka ish’ e jona/ Nuk kishim të ngopur/ Ato buzë mjalti/ Kur ne i shijuam/ U dehëm, u mpimë”, madje edhe Zotin e harruam”.

Poezitë dhe shkrimet e Eduardit burojnë nga një botë spontane dhe plot mbresa jetësore; ato  lexohen me një frymë, pasi përcjellin intensitet të lartë ndjenje dhe mesazhi, kanë sharm gjuhësor dhe thjeshtësi në komunikim. Pasi ilexon një herë, seç ke një dëshirë tu rikthehesh dhe pas leximit të pare, nis rishtas një lexim tjetër,  më i thellë e më reflektiv, duke zbuluar kështu pas çdo vargu e strofe, rreshti e pasazhi një botë lirike e dramatike plot emocion, që përcjell mesazhin e dashurisë, si kryemesazhi, për të cilin kishte dhe ka më shumë nevojë se kurrë bota, veçanërisht shqiptaria jonë, për dje, për sot dhe për nesër

VARGU SI PESHË E NJERËZORES DHE E ETJES SHPIRTËRORE…! – Analizë libri nga Sejdi BERISHA

 

(Bardhyl OSEKU: “Ngarendje”, poezi, botoi revista “Drita”-Treleborg, Suedi-2019)

 

Këndimi poetik, sado vonë që ai gufon, i ngjanë përjetësisë dhe është më shumë specifik, i dashur dhe me peshë, dhe si i tillë reflekton me cilësinë e realitetit të jetës. Ndërsa, nganjëherë, vargu i ngjanë edhe etjes së kamotshme për gjithçka që është e mirë, njerëzore, e lumtur dhe madhështore. Por, njëkohësisht, përmes vargut “përvidhet” edhe dhembja e malli, faktorë këta, pa të cilët sikur asnjëherë nuk bën të realizohet këndimi poetik.

Të gjitha këto atribute, thuaja se janë ind që formësojnë vargun dhe poezinë e poetit të “vonuar” por të ardhur me vargëzimin e tij që nga fëmijëria, Bardhyl Oseku, i cili pra, poezitë e veta të para i botoi që në vitin 1965 në disa gazeta dhe revista, dhe kështu e ka lënë tharmin krijues të merr formën e padurimit krijues për të dalë në dritë pikërisht në këtë libër, i cili e ka titullin aq të ngrohtë, aq të ëmbël dhe përkushtues, “Ngarendje”. Ky titull që ka madhështinë e thjeshtësisë por edhe të mesazhit shumëdimensional, në fillim sikur na duket se është i sipërfaqshëm, mbase edhe i durimit të harxhuar. Por, përkundrazi. Ai është titull që vetvetiu shndërrohet në kuptim të gjerë filozofik dhe në sublim të madhështisë së jetës, të cilën, autori ka ditur të ngre në piedestal me tërë atë nektarin e vargëzimit, dhe kështu, nuk e ushqen vetëm shpirtin e vetvetes.

 

 

Prandaj, kujtoj se çdo varg e ka peshën mirë të matur e të thënë komplet. Sepse, duhet ditur edhe këtë, se ngarendja është pjesë shumë qenësore por edhe delikate e jetës, e cila gjithnjë forcon dhe rri kujdestar që të mos e lejojë as vargun, as poezinë, as autorin, as njeriun dhe as jetën, që të përdhosen, por të ecin shëndetshëm, qëndrueshëm dhe si të tillë gjithnjë të qëndrojnë krenarë dhe pik në këmbë!

Për këtë arsye, poeti nuk e thurë dhe as nuk e shtron vargun vetëm sa për të bërë poezi, por me plot arsye dhe me bagazh të mendjes së thellë: “Fluturo, mos u bëj peng i territ të mesnatës/Ardhja jote do t’ia zbusë zemrën qiellit…”(Poezia: “Ardhje e vonuar”). Dhe, këtë konstatim me vulën e fortë të ndijimit shpirtëror, autori me afsh e ngritë lartë si një këshillë apo urti që i nevojitet njeriut: “…Zemrës hapja të gjitha dyert…/Jetës jepja krahët e dallëndyshes/të thurë çerdhe në çdo shtëpi të globit”…!

 

Bardhyl OSEKU

 

Andaj, poeti Bardhyl Oseku, e di se çfarë do dhe çfarë kërkon e këndon në këtë kohë, ndoshta shpresash apo edhe të dridhjeve të pakuptimta, në këtë kohë lumturie, apo të hidhërimeve dhe të protestave shpirtërore: “…Eja, me duart tuaja mbille në zemrën time/Zambakun e shpresës/Pa ty s’do të ketë pranverë, as verë…”.

Dhe, duke e lexuar dhe duke e analizuar vargun dhe këndimin poetik të këtij libri, gjithnjë e më shumë, “Ngarendje” mbarësohet dhe begatohet me metaforën dhe me mesazhin hidhërak të krijuesit, e që kështu, libri merr peshë e vlerë për ta lexuar, për ta dashur e përjetuar, dhe pastaj për të ngelur si rrugëtimi që nuk ka kthim. Prandaj, çdo varg sikur na lidhë mendjen e shpirtin edhe me jetën e autorit, por edhe me lumturinë dhe me dhembjen që na përqafojnë edhe neve, bile, pa na pyetur për asgjë: “Çka patët që u trembët/Pse po e merrni tatëpjetën/Kush ju përzuri nga shtrati i juaj”! Dhe, nganjëherë sikur u trembet stinëve, që është plotësisht e arsyeshme, të cilat janë simbol edhe i “harxhimit” të jetës, e veçmas stina e vjeshtës, e cila çmend dhe çon peshë çdo dhembje, çdo mall, çdo kujtim, por që di mirë t’i këndojë poeti në të gjitha kohërat dhe situatat, e që madhështitë e jetës di t’i shndërrojë në pikturë të përjetshme e me shumë ngjyra, ashtu siç është koloriti i tablove jetësore: “…Sa e pamiradijshme më duket kjo stinë/…Bjer më shpejt oj borë/Hiqna sysh/Vuajtjet e më të bukurës stinë”(Poezitë: “Gjethet e vjeshtës” dhe “Vuajtjet e vjeshtës”!

Të kësaj fryme janë edhe shumë poezi, të cilat shpalojnë karakterin dhe rrugëtimin jetësor të poetit, mbase edhe të njeriut përgjithësisht. Kështu, poezitë në këtë libër, kur analizohen e duke e njohur edhe autorin, padyshim se janë, ose mund të janë një grumbullim i ndijimeve shpirtërore nëpër kohëra e momente, atëherë ku autorin vargjet e kanë “kapërthurur” me inspirimin dhe me shtrëngim shpirti. Dhe, padyshim se vetvetiu rrjedhin vargjet të cilat dëshmojnë shprehjen dhe kuptimin e thellë e shumëdimensional për tërë atë çfarë fshihet brenda dufit krijues: “A zbardhë dita pa diell/A vjen nata pa hënë”, dy këto simbole që në vetvete mbërthejnë edhe dashurinë, edhe dhembjen, edhe atë që quhet edhe shpresë, edhe pritje, por edhe rrugëtim me tharmin e gjërave që arrijnë lartësitë por edhe mund të harxhohen, e, se kur mund të ndodhë kjo, nuk dihet…!

 

 

Pak shënime për autorin:

Bardhyl Oseku u lind në Gjakovë në vitin 1948. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa, studimet në Fakultetin e Gjuhës dhe letërsisë Shqipe i mbaron në Prishtinë.

Dhjetë vjet punoi profesor i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, kurse, në SHA “Dukagjini”, pesëmbëdhjetë vjet punoi përkthyes-gazetar. Që nga vitit 2003 e deri në vitin 2013 e udhëhoqi sektorin e kulturës në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Gjakovë.

Poezinë e parë e botoi te gazeta “Zani i Rinisë” në vitin 1965. Botoi edhe në gazeta e revista të tjera.

 

 

Poezia nuk ka çati mbi kokë…!

 

Ligjërimi i tillë poetik, sikur e detyron autorin që në kërkim të vetvetes të na i dhurojë shumë gjëra, të cilat, në jetën e zakonshme, njeriu dot nuk mund t’i shpreh as t’u vë peshën e as meritat. Andaj, madhështia për ta kërkuar gjithnjë vetveten e për të mos e gjetur kurrë, sikur autorin e shndërron në pelegrin të çuditshëm, i cili cak e ka vetëm njerëzoren dhe lumturinë e njeriut, të cilat virtyte, shpeshherë mungojnë, por edhe shumë herë t’i gllabërojnë dhe nuk e lejojnë njeriun të udhëtojë bashkë me to, pa i shoqëruar edhe me dhembjen dhe me etjen shpirtërore: “Kishte kohë që po e kërkoja/Në fushë, në mal, në lumë, në det…/…Hënëplota me ndjen dhimbjen/Ma dha kumtin:/Përbrenda teje është/Mbaje krahëhapur qiellin e shpirtit/Mos i lë retë ta errësojnë!”(Poezia: “Në kërkim të vetvetes”).

Prandaj, këtë kërkim, poeti e pasuron me mesazhin dhe këshillën shpirtërore, që edhe poezinë e bën si amanet apo formulë jete: “Lëre lumin të rritët të dashurohet/dielli i mëngjesit t’i lajë rrezet në të/në pasqyrën e tij/hëna të thurë gërshetin vashëror/lumi mijëra vjet ishte para nesh në këtë botë”(Poezia: “Lëre lumin të rritet”).

Këndimi poetik i Bardhyl Osekut, është i natyrshëm, njerëzor dhe pa shtërzime, për çfarë na dëshmon se ai vargëzimin e bën për qejf, dhe përmes kësaj forme, lexuesit ia ofron hartën poetike dhe “shkrolat” e shpirtit dhe të zemrës së vetë, ku mund të hasësh shumësi përjetimesh të thënë shtruar dhe me plot dëlirësi. Prandaj, si të tilla, poezitë sikur u ngjajnë edhe stinëve të vitit, kopshtit me lule, por edhe ngjarjeve historike, të cilat din të na bëjnë për vete, edhe atëherë kur përbrenda mendjes dhe shpirtit diçka përcëllon, kur thellë e thellë djegë e na shpie “llugave” të mendimit jo vetëm poetik.

Kjo, sepse, ngjarjet historike për njeriun janë pesha e dhembjes, por edhe e trembjes për shumëçka! Nëse i referohemi vargut “Lisi, ky burrë hijerëndë…”, atëherë, hiq këndimit për stinën pranverore, na përfton mendimi për periudha kohore dhe historike, që kanë ngelur gjurmë ende të pandriçuara deri në fund. Andaj, athua përmes vargut të Bardhyl Osekut, a provokohen shumë gjëra, të cilat ndoshta koha nuk i ka thënë, nuk i thotë dhe as nuk i shpjegon. Prandaj, ato, padyshim se ngelin dhe janë brengë jo vetëm e poetit! E kjo, sikur puthitet mirë edhe me injorim, edhe tek vargjet e poezisë, “Imazh tetori në bregdet”: “…Dy bunkerë në breg të detit/të shtrirë si dy dinozaurë/symbyllur e gojëhapur/ditë e natë përjargën”!

Por, rrjedhat historike, më të vërtet janë të përçudshme, të cilat i shkaktojnë dhembje jo vetëm njeriut, por edhe tokës e qiellit, edhe lumit e detit, me padrejtësitë ndër shekuj. E kjo, nuk harrohet dot. Këtë e ligjëron me përkushtim dhe mos harresë edhe autori i librit: “Qysh kur toka e qielli morën formë/Drini e Buna kishin rënë ne dashuri/Ishin besatuar të mos ndaheshin përjetë//Njerëzit, këta shpirtngushtë/Sa shumë pres, prita dheu/E prita betoni vunë gjatë shekujve/Që Drini e Buna mos të bashkoheshin”!

Pra, madhështia e vargut nuk është vetëm këndim. Prandaj, autori, sikur shpeshherë rreth trupit të jetës dhe të kohës, e “shtrëngon” rripin e realitetit, me qëllim që të gjitha gjërat, të gjitha ngjarjet, kurrë të mos harrohen, por çdo kujtim e ngjarje, me fanatizëm të ruhet, të kursehet dhe të çmohet mu si buka e kripa. Kështu duhet vepruar, pa marrë parasysh që njeriu ndeshet me përplasjet e pashmangshme të realitetit, e që ndonjëherë, në të njëjtën kohë edhe dhembin dhe habitshëm edhe “ledhatojnë”!

Këto fenomene krijuese, nëse mund të quhen kështu, formojnë edhe alternativa për t’i bërë sa më të ndritshme tablotë e periudhave jetësore, të cilat, deshe apo nuk deshe, krijojnë edhe refleksion historik!. Pra, autori, gjatë këndimit poetik, gjërat i mbështjellë edhe me fuqinë e diellit dhe të dritës, të cilat vargut i japin frymëjetësi.

 

 

Fenomeni dashuri dhe mesazhi i vargut që nuk e lë të qetë as poetin as lexuesin

 

Për ta bërë jetën beden të çdo kohe e periudhe, autori përmes rrëfimit intim shpirtëror, na jep për të kuptuar se fenomeni dashuri është faktori më i qenësishëm tek çdo qenie e njeri, tek çdo gjë që jeton e rritët në tokë e mbi tokë, sepse: “…Prej miliona vjetësh çojnë dashuri/Dy dashnorë bensikë:/Natyra jeshile/Me qiellin sykaltrosh”(Poezia: “Dashuri e lashtë”).

Këto dy dashuri, poeti i begaton edhe me zërin e së kaluarës të tokës arbërore. Në çdo cep e kudo tjetër, madhërishëm dhe me krenari këndohet, se vargu edhe ashtu, poetin nuk e lë të qetë: “Dielli nuk zgjohet i pari në këtë qytet/Por deti që i jep frymëmarrje Sarandës/…Mikpritësit Hasan Tahsini e albanologu Nikolla Jorga/Te dyert e këtij qyteti pa pushuar/Presin e përcjellin mysafirë nga vendi e bota/Kalaja e Lëkurësit s’fle ditë as natë/Me syrin pishë e ruan qytetin”(Poezia: “Në Sarandë”). Ose: “…Kur Pogradeci kotej në gjumë të thellë/…Hëna më fytyrë mekur artisteje/Nga Mali i Thatë/Me gërnetë e nisi vallën e yjeve/Nga Vallja Lasgushi u zgjua…”!

Ndërkaq, mendimet që e kalërojnë jetën edhe të autorit, janë si thesar shpirti që edhe vargun edhe lexuesin e bëjnë fisnik dhe madhështor me ato lodrimet nëpër kohëra që nuk pushojnë edhe tek mendja dhe ndijimi i njeriut me thinja në kokë. Me këtë frymë shquhen poezitë: “Ikje”, “Arna”, “Kujtesë e trishtë” etj. E, tek kjo poezia e fundit, në mes tjerash, ja si vargëzon poeti: “…Të nesërmen/Trishtueshëm u thashë prindërve/Ta shesim shtëpinë/S’e dua lagjen/Ku vdekja i merr nuset”.

Kjo dëshmon, se autori i librit, “Ngarendje”, që në vegjëli e ka pasur veçantinë e njeriut i cili di ta çmojë jetën dhe madhështitë e saj. Ka ditur që skajshmërisht dhe fuqishëm për gjithçka ta shpreh revoltën dhe dhembjen e vetë. Dhe, dikur i ka tubuar, ose tash, në moshën që ka, sikur i bashkon të gjitha kujtimet, të cilat edhe janë dhembje por edhe krenari: “Pas kaq shumë vitesh/Fare s’po këndellëm/A tallem unë me veten time/Apo vetja luan me mua”!

E, po pra. Është kështu, sepse, krijuesi, ja se çfarë ligjëron: “Tërë jetën po tundem/Si tundet lisi në shtrëngatë/Që pas vetes të lë një fjalë/I thoshte poeti vetmisë së tij”.  Nuk është e tepërt të theksojmë se poeti e sheh të arsyeshme të na i ofrojë edhe këto vargje që në të njëjtën kohë qortojnë e këshillojnë: “Nëpër varre kam rrënuar/Qindra herë me eshtra jam rroposur/Për një varg tëndin/Poezi”!

 

Bota e brendshme e poetit si vlerë dhe si peshë e këndimit për madhështinë që ka jeta me gjithë përplasjet me të cilat “dekorohet”

 

Duke u nisur nga ajo se, vargu shpesh sikur bëhet legjendë apo dëshirë e etje, gjithnjë me qëllim që poeti t’i jep kuptim e zemër rrugëtimit jetësor, edhe këndimit, edhe lumturisë, edhe mallit e dhembjes, që këto, jo pa shkas, shpesh i theksoj gjatë këtij shkrimi, është karakteristikë se autori, gjithnjë i jep kuptim e zemër edhe asaj që ka shkuar, por edhe asaj që do të vjen. Prandaj, kujtoj se është me vend që këtë shkrim ta përfundoj me vargjet: “Poezia nuk ka çati mbi kokë/Është këngë e zogut krahëshkruar/…Fluturim dallëndysheje/Në kërkim të folesë/Lot që djeg faqen e nënës/…Poezia kjo kredharake/Tërë jetën ngarend/Pa i mbyllur sytë”!

Kjo dëshmon se poezitë e Bardhyl Osekut në librin “Ngarendje”, të renditura në pesë cikle: “Thirrje”, “Peizazh”, “Meditim”, “Dëshirë” dhe “Shtëpi”, janë fortë të ndërlidhura në mes vete dhe të koordinuara mirë e pëlqyeshëm, që janë tërësi, e të cilat i japin kuptim thelbësor librit, por, edhe lexuesit i ofrojnë ngrohtësi për lexim dhe për t’i kuptuar drejtë duke krijuar edhe opinionin e tyre të pavarur. Nga kjo rezulton edhe ajo se, krijuesi nuk mund të vlerësohet dhe as të matet me numrin e veprave dhe të librave, por me cilësinë dhe mesazhin e dëlirtë të vargut dhe të mendimit poetik dhe filozofik.

Pra, bota e brendshme e poetit në librin, “Ngarendje”, diktohet si vlerë dhe si zjarr përbrenda këndimit për të kaluarën dhe për madhështinë që ka jeta me gjithë përplasjet me të cilat “dekorohet” njeriu. Andaj, autori ka shprehur dhe e ka realizuar qëllimin dhe dëshirën e tij, që vargu të jetë i veçantë, si zë i kohës dhe i aktualitetit. Për këtë arsye, poezia e Bardhyl Osekut, reflekton si përqafim i rrallë krijues, e ndoshta edhe si ngrohtësi tjetër fare nga ato që i shprehin krijuesit tjerë! Kështu, ai e sjellë kohën në kohën që e shpjegon rrugëtimin dhe madhështinë e përjetësisë së vetë kohës…! Prandaj, libri me poezi, “Ngarendje” e autorit Bardhyl Oseku, është edhe një pasuri që i sjell letrave shqiptare.

Promovimi i “KOSOVËS” I-V të Jusuf Buxhovit në Manhajm: Shteti i Kosovës arritja më e madhe e shqiptarizmit

 

Nën organizimin e Shoqatës kulturore “Dardania” të Manhajmit, në Manhajm u promovua “KOSOVA” I-V e Jusuf Buxhovit.
Kryetari i Shaqatës “Dardania”, Naser Hoxha, tha se vepra e historianit Buxhovi vjen në ambientin e këtushëm të bashkësisë shqiptare në kuadër të përpjekjeve që të promovohen vlerat e rëndësishme shqiptare, që i shërbejnë emblemës së saj identitare në raport me atdheun por edhe Gjermaninë, ku jetojnë.
Historiani Buxhovi me këtë rast përkujtoi se identiteti shpirtëror dhe historik shqiptar me rrënjë në atikitet, doli në pah pikërisht nga historianët dhe gjuhëtarët gjermanë para katër shekujsh, me ç’rast, nga ana e tyre u njohtua opinioni shkencor dhe politik botëror rreth kësaj të vërtete që kërkohej të mbahej e fshehur. Sipas Buxhovit, gjermanët ishin të angazhuar edhe në çastet vendimtare në dobi të shtetndërtimit shqiptar si dhe në çlirimin e Kosovës dhe njohjen si shtet të pavarur.
Duke folur për këtë të arritur historike ndër më të mëdhatë e shqiptatizmit në këtë shekull, historiani Buxhovi tha se shteti Kosovës nuk po konsolidohet në përputhje me idealet e themeluesve të tij. Për këtë ai fjësoi klasën e papërgjegjshme politike të përkrahur nga një pjesë e faktorit ndërkombëtar e interesuar që Kosova të mbetet poligon i krimit ndërkombëtar.

Historia familjare e vellezërve Dilo troket në kujtesën e kombit – Nga Violeta M. Mirakaj

 

Mendime mbi librin “Në krahët e Shqiponjës Shqiptare”

Është një pasdite e ngrohtë fund Maj, dhe gjithçka duket sikur ndriçonte dhe ndikon ne rrjedhëshmërinë e mendimeve në vlerësimin e librit që më dhuroi autori Eduard M. Dilo. Një përmbledhje e shkrimeve botuar ne shtypin e kohës ne disa vite të vëllezërve Dilo, Eduard dhe Bardhyl M. Dilo.

Vetë titulli i këtij botimi “Në krahët e Shqiponjës Shqiptare” të shtyn ta shfletosh njera pas tjetrës, dhe sheh se është një krijim i kujtesës mnemotike, mbështetet në kujtesën kolektive sa familjare , individuale dhe më gjerë; kujtesë kolektive e ikonizuar kujtesa si shqisa të shpirtit. E veçanta e shkrimeve është jo vetëm se trokasin në portën e historisë së vendit tonë, gjë që e tregon dhe vetë titulli i librit “Në krahët e “Shqiponjës Shqiptare “ po portretizimi i disa figura të saj që kanë bërë histori kanë vënë potencialin e tyre intelektual dhe patriotik në shërbim të vendit. Me të drejtë këto shkrime në shumicën e rasteve në formën e një eseje trokasin në ndërgjegjen e kombit. Duan t’u tregojnë bashkëkohësve dhe brezave se nuk mund të ketë një komb pa kujtesën e tij. Krijimi hyrës i librit është “Refleksi, Edukata dhe përparimi i njeriut” një shkrim sa me karakter didaskalik e psikologjik dhe filozofik, tregojnë me kopetencë dhe logjikë se suksesin e njerëzve në jetë e bën më shumë karakteri i tyre se sa dituria që kanë. Japin një arsyetim midis edukatës dhe arsimit. Nuk mund të kërkojmë shkëlqim edukate në një vend ku mungon edukata e demokracisë… Në qoftëse pretendojmë që të arrijmë rezultate në drejtim të edukatës, duhet të furnizojmë mendjen e rinisë me parime dhe t’i disiplinojme vullnetin.

Eksperienca e njerëzimit në mjedisin ku jeton ka vërtetuar se njeriu nuk mund të ketë shokë dhe miq në qoftëse nuk sakrifikon një pjesë të egoizmit të tij, në qoftë se nuk le për kolektivin një pjesë të individualitetit të tij…. por vazhdojnë me arsyetimin në fakte se egoizmi individual është me rrezik për stabilitetin e një populli, ndësa egoizmi kolektiv është i rrezikshëm për kombet e tjerë. Dhe konkludojnë se refleksi dhe urtësia duke u mbështetur te Psikologjia moderne ka treguar se roli i koshientit në jetën e përdishme është shumë më i madh se roli arësyes koshiente….të cilët arrijnë në konkluzionin : Historia na mëson se popujt humbasin dhe shuhen duke u dobësuar karakteri i tyre dhe jo inteligjenca ose pasuria… Niveli moral i një populli, domethënë mënyra me të cilën mban disa rregulla të sjelljes cakton vendin e tij në shkallën e qytetërimit dhe pushtetin e tij. Krijimi i një ideali, mbështetur në një edukatë të shëndoshë, që t’i japë popullit ndjenja të përbashkëta, interesa të përbashkëta, disiplinë të ndërgjegjshme, besim në të ardhmen është rrugë e sigurt për t’u lartësuar nga barbaria në qytetërim. Kjo hyrje studimore pasohet me vlerësimet, portretizimet e dy patritotëve intelektualë Kolë Tromara dhe Bahri Omari. Inkuadrimi i tyre bëhet duke i pozicionuar në kuadër të kohës si dhe pjesë të tërësisë tragjike të vendit tonë. Dhimbja, revolta e krijuesit është legjitim …një batare plumbash i shpoi trupat e tyre se kishin në shpirt një ideal…Zëri i publiçistit vazhdon “Të mos harrojmë ata që përgatitën kontigjentin e intelektualëve atdhetarë demokratë.”

Historia familjare e vellezërve Dilo , troket në kujtesën e kombit. Viktoria Ilia Dilo, një nga emblemat e arsimit tonë kombëtar, pionere dhe veterane, “Mësuesja e Merituar” ishte vazhdimësia e të atit të saj Profesor Ilia Dilo, vigan i gjuhësisë shqipe , i cili njihet për hapjen e parë të shkollës shqipe, më 1907 në Sheper të Zagorisë…. Por dhe mbi të, si dhe në gjithë familjen ranë pesha e e një kalvari vuajtjesh të persekucionit të sistemit që u istalua në vendin tonë. Lufta e ashpër klasore vazhdon publicisti, është e pamëshirshme edhe për familjen Dilo. Hapet rruga tragjedisë: Babai u vdes, tre vëllezër në azil të detyruar politik… Bëhet pyetja, pse vallë gjithë ky tmerr i pashembullt rrethon këtë familje të mirëfilltë intelektuale dhe patriote ? Përgjigja- nuk mund të bënin kompromis në dëm të Shqipërisë, nuk mund të bënin kompromis në dëm të asaj që ju ishin kushtuar…Vlerësimi i Viktoria Ilo Dilo pas viteve ’90 si “Mësuese e Merituar”me motivacion :- Me personalitetin e saj të lartë moral, pedagogjik, metodik e shkencor ka mbetur në kujtesë si shembull i ndritur i mësuesit të talentuar e të respektuar…. po autori konkludon – Arsimi ynë kombëtar dhe ne, kemi nevojë për njerëz si ajo… Figurat e femrave janë në vazhdimësi, ajo e hallë Savës, apo Sava Levani Xhamballo, grua e rrallë, e urtë e dhimbsur mbetur në kujtesë…

Pa pretendimin se po bëhet një kujtim historik i plotë, të bie në sy shkrimi mbi “Dëshmorët e Gërhotit- Dëshmorët e Kombit.” Rrëfimi i tradhëtisë në këto momente të historisë, të masakrës në Gërhot, na del figura e Hysni Lepenicës, ku shpirti i tij ishte ushqyer me vetëtimë e gjëmim topash që nga Lufta heroike e Vlorës, si luftëtar i kësaj lufte. Personazhet nuk mjaftojnë vetëm nga Jugu i Shqipërisë vazhdimësia është dhe në trevat e tjera, historia e një kombi është gjithë Shqipëria. Nuk mund të harrohet Profesor Burhan Musa Juka, ku jeta në mërgim i rëndonte në shpirt, dhe nuk mungoi të thosh fjalën e duhur për Shqipërinë dhe shqiptarët, e fjala e tij peshonte rëndë. Dënohet në mungesë me vdekje me etiketimin “Armik i Popullit”, Dr Jani Dilo. Paradokset e kohës bëjnë të vetën, vetëm se ideali i tij ishte Shqipëria, Shqipëria në të gjitha trevat e saj shqipfolëse. Duke cituar vlerësimin nga Prof. S. Repishti, -“Jani Dilo i takon breznisë idealiste të Rilindjes Kombëtare, breznisë së Mit’hat frashërit, dhe të tjerëve si ai”. Familja Dilo vazhdon me Margarit dhe Qirjako Dilo, si dy shtylla të nacionalizmit të cilët diktatura nuk i mposhti. Ata janë të brumosur me kulturën e lashtë përparimtare, me kredon dhe edukaten familjare që- e drejta vetëm të bën të lirë, e të çliron nga çdo ankth e frike.. …kalvari dhe masakrat vazhdojnë këta dy vëllezër zhduken njeri pas tjetrit duke ju nënshtruar një detyrimi jete plot dhimbje dhe vështirësi. Tërhiqet vemendja, duke kujtuar se ka ardhur koha, që figura si Koço Ilia Dilo, dhe gjithë të tjerëve t’u jepen vlerësimi i duhur…

Kthimi mbrapa në histori, apo kujtesa për figura të tilla si Çajupi, vendi nga jane vëllezërit Dilo, i bën ata me të drejtë krenar, si vazhdimësi i udhës kulturore dhe atdhetare të këtij Rilindasi të madh. Rrefyesi gërsheton dijet e lexuara me kujtimet e kaluara familjare. Homazhi për Prof .Dr.Safete.S Juka, si një figurë e madhe kombëtare, bëhet me një elokuencë por dhe me kërkesën që t’i bëhet nderimi i duhur me një pllakë në kujtim të gjestit të saj. Ajo la amanet që krejt kursimet e jetës së saj t’i shkojnë Bibliotekës Kombëtare në Tiranë…..Një shkrim plot mbresa dhe kujtim plot dhimbje jep autori te ““Jemi shqiptarë” i thashë”. Kujtimet në atë ditë korriku vazhdon autori, në atë sallë gjyqi të mbushur me gjimnazistë, po zhvillohej një nga tragjeditë që dhe Shekspiri i madh do ta kishte zili…në emër të luftës së klasave luhej dhe vihej në lojë jeta e njeriut të pafajshëm.

Kaosi i mendimit dhe i gjykimit ishte i pranishëm, të dukej vetja si te “Procesi” i Kafkës…..Ndjeshmëria fëminore ravijëzohet në lotët që mbulonin faqet e nipit, i cili ishte i pranishëm, po nuk mund të harronte zërin e të akuzuarit, kumbimin në atë sallë të zbrazët- “Mos ngatërro Atdheun dhe popullin me partinë. Atdheu dhe populli janë Shqipëria….” Këto kujtime janë dërmuese, por nuk duhet të harrohen, që e nesërmja kurrë të mos përsëritet. Si për ta përmbyllur këtë libër me shkrime vëllezërit Bardhyl & Eduard M. Dilo; ndalen në mbresat e udhëtimit “ Mrekullitë e Kosovës.”. Pas kthimit në atdhe pas shumë vitesh në emigrim, mrekullohen nga transformimet dhe evolimet që kishin ndodhur në vendlindje dhe kudo. Udhëtimi turistik në trevat e Kosovës miqësia dhe ngrohtësia vëllazërore me miq dhe dashamirës kosovarë, tregohen nga autorët me nota dhe ngjyra të ngrohta mbresëlënëse si për të treguar se nuk ka Shqiptari pa Kosovë e Maqedoni. Krenaria legjitime që ndjenë vëllezërit Dilo ishte e pamatë kur në stendat e Shtëpisë Muze të Prizrenit, ashtu si shprehen vetë na “priste” e na “përshëndeti” fotografia e patriotit zagoriot Mihal Harito, një ndër kryesorët e asaj Besëlidhjeje historike, fotoja e poetit sheperiot A.Z.Çajupi i cili pasohet nga theksimi që bën studjuesi Prof. Ramadan Asllani:-se Gramatikën e Ilia Dilos e ruan si libër të shenjtë për gjuhën shqipe. Gjuha është njësia matëse e një kombi të vetëm dhe koha do ta tregojë…
New York Maj, 2019

Promovim i librit publicistik “THINJAT E ATDHEUT” të autorit Eugjen Merlika

VOAL – Universiteti Europian i Tiranës dhe Instituti Europian Pashko kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në promovimin e librit “THINJAT E ATDHEUT – Përmbledhje shkrimesh publicistike 2006 – 2014” të autorit Eugjen Merlika, me parathënie nga Skënder Buçpapaj.

Promovimi i librit organizohet të premten, më 31 maj 2019, ora 13.00, në hollin e Universitetit Europian të Tiranës.

Ftoheni të merrni pjesë:

…Toka ime edhe sot është e copëtuar, dhe, sikur po rrugëtoj me zemër bosh…! – Nga Hasan Hasanramaj

Libri “Njeriu “Pa” “ Atdhe” i shkrimtarit dhe publicistit Sejdi Berisha,

 

Ky libër, i cili është i dyzeti me radhë i këtij krijuesi, që është i karakterit autobiografik, brenda pesëqind faqeve, ngërthen rrugëtimin jetësor të autorit, e përmes këtij rrugëtimi, reflektojnë shumë ngjarje, shumë periudha kohore e historike të dhembshme, të lumtura e krenare, që provokojnë për t’i ndier e përjetuar ato, por edhe për t’i analizuar gjërat që kanë kapërthyer jo vetëm jetën dhe rrugëtimin e shkrimtarit. Dhe, përmes kësaj vepre, autori, jep një mesazh të thellë njerëzor dhe shumëdimensional.

Ja se çfarë thotë ai për materien e “ngujuar” në këtë libër, e që e shoqërojnë dhe e bëjnë edhe më me peshë, mbi 160 fotografi dhe dokumente: … Dua të theksoj, se tërë këtë rrugëtim shkrimi, e shtrova në këtë libër, për ta mposhtur dëshpërimin dhe për ta madhështuar lumturinë, krenarinë dhe fatin e njeriut!
Por, në të përfunduar të këtij libri, respektivisht, deri sa po i shkruaja këto fjalë, brenda meje më dhembte historia, sepse, toka ime edhe sot është e copëtuar, dhe, sikur po rrugëtoj me zemër bosh…!

Shkrimtari dhe publicisti, Sejdi Berisha, në një nga manifestimet letrare

Dëshmia e themeltë si kapital për dëlirësinë shpirtërore

Ky libër le të jetë ajo dëshmia e themeltë dhe e përgjithmonshme, por edhe si kapital për dëlirësinë shpirtërore, për punën gjithmonë të sinqertë, që do të jetë krenari dhe dokument i ndritshëm brez pas brezi për madhështinë e qëndresës, për moralin e nderin për të jetuar e mbijetuar ndershëm dhe me atë mundësinë, edhe nëse është modeste, për t’i kontribuar lumturisë dhe fatbardhësisë së njeriut e njerëzimit.
Ky libër, le të jetë dokument, i cili i ngjanë fanarit të pashuar ndër decenie mbase edhe ndër shekuj, i cili, nuk u lë vend thashethemeve dhe as rrenave e shpifjeve, me të cilat, ndoshta dikush do të mund të përpiqej të njollosë shenjtërinë dhe punën time. Andaj, edhe njëherë, fëmijët e mi, nipa, mbesa e stërnipa, gjithnjë ecni vertikalisht, pa u trembur për të kaluarën, për rrënjët, për trungun dhe as për kurorën e pemës së familjes. Me këtë sermije, por edhe me punën dhe veprat tuaja, në jetë, gjithnjë qëndroni vertikalisht, ashtu edhe siç e meritoni. E theksova këtë, sepse, jeta i ngjanë obeliskut të cilin, nga të gjitha anët e rrahin erërat dhe furtunat…!
Dhe ja, tani, pasi e përfundova së shkruari librin tim të dyzetë, jam vetë i katërdhjeti! Ama bash vetë i katërdhjeti… Unë e di, se për arsye. Apo, e dini edhe ju…! Nëse nuk e dini, kur ta lexoni, ose, vetëm kur ta shfletoni, padyshim se do të bëheni edhe ju vetë të katërdhjetët. Jam njeri me fat, që me përkushtim, me punë, me përgjegjësi, me dhembje e krenari bashkë, ndërtova pothuaj çdo gjë në jetë, që bën dritë, si shpirti që rri vetëm duke shëtitur e duke bërë dritë. Nuk ka asgjë më me fat se që ka ndodhur kështu…!

Jeta është si një monstrum global, pa të cilin nuk bën,
Ndërsa, historia është rob i saj, dhe e kundërta

Autori, duke “shëtitur” nëpër labirintet e jetës, sikur edhe vetë shndërrohet në formulë dhe në të njëjtën kohë edhe si matematikë e analizë jete. Andaj, ai në mes tjerash thotë:
“Jeta është një monstrum global, pa të cilin nuk bën, ndërsa, historia është rob i saj, dhe e kundërta. Për atë, drejtësia, sinqeriteti, njerëzorja dhe respekti, janë faktorë, që njeriut, popujve, njerëzimit përgjithësisht, u sjellin fatalitet, tmerr, depresione, vuajtje dhe marri, të cilat janë të mbështjella me lumturinë, me shpresën, me gëzimin, me synimet e ëndrrat, e që bashkë, kurrë dhe askush nuk mund t’i sqarojë dhe as t’i shpjegojë as në aspektin shkencor, as në atë psikologjik, por, nuk mund t’i shpjegojë dot as filozofia, as sociologjia dhe as shëndetësia…!
Jeta i ngjanë një pakoje defterësh me fytyrë e pafytyrë, që, edhe lumturojnë edhe tmerrojnë, me “fakte” paqeje e luftërash, me dhunime e përdhunime, me ndërtime e rrënime pallatesh e objektesh me pesha dëshmie e pa dëshmie të historisë, të cilat vjellin çmenduri! Që të gjitha janë matematika çnjerëzore e të mbështjella me shkencën e pseudoshkencën, të shtruara me stofrat më të mira të lumturisë, e që e tërë kjo, nuk është gjë tjetër veçse shkrime në mes fletoreve me dëshmi e dokumente më të përçudshme e të rreme…!
Kjo është jeta dhe e gjithë vlera e saj!”.

Nëse puna ime vret mendjen…

Duke vënë në peshë punën dhe vlerën krijuese, shkrimtari dhe publicisti, Sejdi Berisha, e thekson edhe këtë: “Përmes librave të mi, pra, edhe përmes kësaj vepre, përpiquni të më kuptoni, ose, edhe mund të më urreni, mund të më doni, ose, mund të më thoni, se, duke shkruar e kam humbur kohën, e kam rënduar jetën!
Nëse puna ime ua vranë mendjen, mund edhe ta komentoni mesazhin tim, edhe nëse ai gjendet diku duke i vizituar “labirintet” e shpirtit, lirisht, flisni e shkruani çfarë të doni! Sepse, në fund, të lodhur, thellë do të ofshani, do ta lëshoni frymën nga fundi i barkut duke thënë: uh, po sa jam lodhur! Kështu, ose, do ta mbyllni përgjithmonë këtë “mundim”, ose, ndoshta Ju pëlqen, dhe vlerat e punës sime do t’i mbani si kujtim loti e krenarie”.

 

Kontributi i Sejdi Berishe në dyzet veprat e tij letrare shkëlqen në të gjitha segmentet në botën shqiptare

Shkrimtari dhe publicisti, Sejdi Berisha, deri me tash i ka botuar dyzetë vepra nga fusha të ndryshme letrare. Nga fusha e historiografisë, shquhen veprat-monografitë, “Zejtarët e Pejës”, “Teatri i Pejës” dhe Monografia “Kombinati i lëkurë-këpucëve të Pejës”. Ka botuar edhe shumë vepra me poezi, prozë dhe dramë, si: “Çmenda në rreth”, “Vrasësi i gjumit”, “Lumturia e dhembjes”, “Freskia e pluhurit”, “Piramida e ironisë”, pastaj librin me poemë,a “Fjala e gjakut”, “Dashuro një minutë”, “Homazhe tek mendja”, “E bukura e rrugëtimit”, “Kërkoj dhembjen time”, “Mallkimi i heshtjes”, “Përtej shkrimit”, “Konflikti me vetveten”. Ka botuar edhe librin me analiza dhe këndvështrime letrare, “Gërshetimi krijues dhe urat letrare edhe librin me poezi në gjuhën greke.
Ky krijues, publicist dhe kronist, në nëntor të vitit 1982 nxori numrin e parë të gazetës “Peja”. Është themelues i Radio-Pejës. Është njëri prej punëtorëve më të mirëfilltë të kulturës në Pejë dhe më gjerë. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të gazetarëve të Kosovës. Berisha jeton dhe vepron në Pejë ku disa herë ka qenë anëtar i Bordit të Teatrit Profesionist të Pejës, anëtar i Këshillit Artistik të Galerisë së Arteve, kryetar i Bordit të Qendrës për Mirëqenien e Gruas në Pejë. Është laureat dhe fitues i shumë çmimeve dhe mirënjohjeve nga të gjithë trojet e botës shqiptare. Në Manifestimin kulturor “Kultura pejane ndër vite”, u nderua me çmimin “Krijues i dalluar i vitit”. Në Tiranë u nderua me çmimin e dytë për poezinë më të mirë.
U nderua me çmime për poezi në Klinë, në Gjakovë në Mitingun e poezisë. Shkrimtari dhe publicisti Sejdi Berisha, është përfshirë edhe në Fjalorin Enciklopedik të Kosovës, të cilin e botoi Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. Ai është i prezantuar në Antologjinë e Bibliotekës së Prizrenit, “Nga gjerdani kombëtar”, e cila është botuar me rastin e 70-vjetorit të kësaj biblioteke, e cila është më e vjetra në Kosovë, e në të cilën antologji janë prezantuar shtatëdhjetë krijues të përzgjedhur nga të gjitha trojet shqiptare dhe diaspora ku poezia e tij e botuar në Antologjinë e këtij asociacioni, është shpallur poezia më e mirë e botuar në këtë vepër.
Ndërsa, në Takimet ndërkombëtare në Sarandë, nga kryetari i Bashkisë së këtij qyteti me vlera të larta shpirtërore, kulturore, historike dhe turistike, u nderua me bustin e Dea Hyjnesha në Fron e Butrintit. Kurse, në Festivalin Ndërkombëtar të Monologut “Art pa kufij” që u mbajt në Sarandë, monologu nga monodrama “Obelisku pa adresë”. Publicisti, shkrimtari dhe intelektuali i mirënjohur i shume aktiviteteve tjera është fitues edhe i shumë çmimeve të tjera letrare, publicistike dhe kulturore në Kosovë dhe Shqipëri.

LIRIA ËSHTË E SHTRENJTË. FITOHET ME GJAK DHE MBROHET ME JETË – Nga KADRI TARELLI

 

Me Albanin, djalin e Gjeneral-Major Skënder Çekut, “Hero i Kosovës”.

Rasti mbret i jetës, thotë një fjalë e të mençurit. Në fund prilli 2019, bashkë me shokun tim Bajram Halil Gashi, koleg mësues e drejtues shkolle, nga Shënavlashi i Durrësit, ndodheshim në qytetin e Pejës, për një studim, lidhur me figurën e luftëtarit popullor Isuf Veseli, anëtar i Komitetit Kombëtar për Mbrojtjen e Kosovës, krijuar në Shkodër në vitin 1918.

U rehatuam në hotelin “Jusaj Glob”. Për arsye teknike të makinës, mbërritëm shumë vonë, afër mesnatës. Megjithatë na pritën mirë. U ulëm në kafe, sa për t’u qetësuar, ndërkohë bufisti që shërbente, na tha: – Ja erdhi Majori.

Majori ishte një burrë rreth të dyzetave, pronar i hotelit. Menjëherë më shkoi mendja, se si ushtarak do më ndihmonte, që më në fund do të gjej ndonjë nga fëmijët e mikut tim të hershëm Skënder Çeku, Gjeneral-Major, Hero i Kosovës. Menduam se ishte ushtarak, pavarësisht veshjes civile. Gabuam pasi ai e kishte vërtet emrin Major. Megjithatë nuk ngurova t’i them, se në Durrës, në mes të vitit 1996, kam njohur një mik nga Kosova, që quhej Skënder Çeku, që ra në luftë e madhe çlirimtare në vitin 1998, sot njihet Gjeneral-Major, Hero i Kombit. Fëmijët e tij, djalin Albani dhe dy vajzat Saranda dhe Vjosa, i kam pasur nxënës në shkollën 8-vjeçare “Bajram Curri” në Plazh të Durrësit, ku unë isha drejtor shkolle. Nuk kam mundur të takohem, pasi edhe kur kam shkuar në Prishtinë, kohën e kam pasur të cunguar, jo më shumë se një, apo dy orë. Veç kësaj nuk dija kujt t’i drejtohesha.

Majori qeshi. Mbase kështu e ngatërrojnë edhe të tjerët. – Unë nuk jam ushtarak, por do t’u ndihmoj, pasi qendrën e punës e kam pranë fshatit Qysk, vendlindja e Skënderit. – Dhe ashtu ndodhi. U lidh me telefon me të njohurit e tij dhe buzëqeshur na njoftoi, se të nesërmen, rreth orës gjashtë pas dite, Albani do të jetë këtu.

U lumturova, sepse pas 21-vjetësh do takoja djalin e mikut tim Skënderit, për të cilin edhe kam shkruar disa kujtime të atyre viteve të stuhishme për mbarë kombin shqiptar, veçanërisht për Kosovën. Shkrimi titullohet:  “Gjeneral-Major Skënder Çeku”. Dëshmor i Kombit. (Si e njoha unë). Publikuar në: Gazeta “Durrësi Bulevard”. 02. 05. 2006, Revista “Dituria”. Suedi. 16. 07. 2010. Suedi. Gazeta “Bota Sot”. 14. 08. 2012. Njëkohësisht edhe në librin “Misionarë në udhën e dijes”..

Albani u tregua i përpiktë. Plot në ora 18.00, ishte në hollin e hotelit. Nuk e përfytyroja dot, pasi ishte rritur e burrëruar. U përqafuam si miq të vjetër. Albani ndjehej i përmalluar, gati i përlotur, kur tha me zë të ulët: “Faleminderit drejtor, që ma kujtove babën, pas afro 21-vjetësh”.

E vështroja tek lëvizte dhe kthente kokën mënjanë, mbase donte të mos i shikoja sytë e lotuar. I ngjante Skënderit, por pak më i shkurtër.

– Profesor, nuk paske ndryshuar fare! Kështu energjik të mbaj mend, – ma bëri qejfin Albani.

– Ne të moshuarit, nuk ndryshojmë shumë, pavarësisht viteve edhe tani që jam në pension, ndërsa ju jeni rritur, burrëruar dhe kini krijuar familje, – i përgjigjem unë, duke e përqafuar edhe një herë.

– Jam me makinë, mund të lëvizim, nëse doni dhe nëse nuk jeni lodhur.

– Ku ka lodhje për ne, – ndërhyri Bajrami, – jemi brumë i vjetër e durojmë shumë. Më vjen keq që nuk mund t’u shoqëroj, pasi do të shkoj te një miku im, për një ngushëllim. Sot i ka ndodhur fatkeqësi.

Hipa në makinë. Kujtimet vinin vrullshëm, si për mua ashtu edhe për Albanin, por unë dëshiroja të njihesha më shumë me jetën e tij dhe motrave, pasi ka kaluar një kohë kaq e gjatë dhe jeta rrjedh në udhën e saj. Albani më kujtonte me radhë emrat e mësuesve: Fatmira Beqja, mësuesja e letërsisë, njëkohësisht edhe kujdestare klase. Idajete Fishta, mësuese e historisë, Selim Leka, mësuesi i letërsisë me origjinë nga Rrugova, Fatmira Myrto, mësuese e matematikës, Hazbije Kasemi (mësuese Bija e ciklit të ulët), nëndrejtorët Xheladin Myrto, Fadil Elezi dhe Mimoza Xhihani, mësueset Vera Gerxalliu, Bujare Kërtusha, Robert Simo, Vali Shtylla, Valentina Muka (Shega), Dine Etemi, Moza Aliaj, Vali Zalla, etj, etj. Albani kishte kujtesë të fortë, ndaj më erdhi mirë, sepse nuk i ka harruar vitet e vegjëlisë, aq më pak, mësuesit e shkollës.

Nuk vonuam shumë. U ndodhëm tek vendi ku kishin rënë Skënderi me shokët, Selman Morina dhe Rexhë H. Morina.

Ndjesi malli, trishtimi dhe heroizmi më pushtuan. Kur pashë diku pranë, vendosur në mur, një tufë me lule të freskëta, u mallëngjeva, por ndjeva lehtësim dhe nderim, për familjarët dhe pasardhësit, që nuk i harrojnë bijtë dhe heronjtë e tyre. Është një veprim sa njerëzor e shpirtëror, aq edhe fisnik e atdhetar, për t’u admiruar. Kuptova, se lulet e freskëta vendosen çdo ditë dhe më erdhi mirë.

Çudi, si vijnë kujtimet në të tilla raste, madje sikur kanë ndodhur atë minutë:

Mesnatë Korriku 1998. Troket dera e shtëpisë. Unë pyes nga brenda:

– Kush është?

– Jam Skënderi. Ju kërkoj ndjesë, pasi është shumë vonë. Më duhet një hartë si ajo e para.

– Hajde futu brenda, se hartën e rregullojmë! – Thashë dhe hapa vend për të kaluar. Po Skënderi nuk hyri.

– Nuk kam kohë! Nesër duhet të jem në front në Kosovë,- m’ u përgjigj. Kjo ishte biseda e fundit. Pak dit më vonë mora lajmin e hidhur.

Pas një rruge fare të shkurtër, u ndodhëm në fshatin Loxhë, para një sheshi ku ngrihej një memorial, kushtuar të rënëve në betejë.

U përula në nderim të të rënëve. Vetiu ndjeva nderim për kujdesin që tregohet, për ata që dhanë jetën për Kosovën, për atdheun, për të mbetur të përjetshëm në kujtesën e brezave. Ata meritojnë shumë e më shumë, pasi jeta e tyre, mbete simbol i qëndresës dhe vetëmohimit ndaj vendit dhe Kombit.

Mendova se këtu do të mbaronte udhëtimi ynë. Por jo. U nisëm drejt Gllozhanit. Kisha parë dhe dëgjuar në televizor, nderimet që u bëheshin të rënëve në varrezat e dëshmorëve, por vetë nuk e kisha prekur këtë vend të shenjtë nderimi. Po afronte mbrëmja, por shikimi nuk ishte zbehur ende. Kulla, si simbol  qëndrese për mbarë Kosovën, ngrihej madhështore. Një gjetje artistike, do të thosha unike për shqiptarët, e cila fliste shumë me heshtjen e saj. Vizituam varrezat dhe gjetëm edhe varrin e Skënderit. U përkula me nderim për të gjithë dëshmorët e Kosovës, që janë edhe dëshmorë të kombit shqiptar. Gardhi, që ne shqiptarët na ndau për një shekull, nuk i ndan luftëtarët e lirisë. Ata janë bashkë në altarin e lirisë, sepse derdhën gjakun për shqiptari e bashkim kombëtar dhe qëndrojnë aty të heshtur, në roje të lirisë së fituar, duke na lënë një porosi të shenjtë: “Kini kujdes vëllezër! Liria është e shtrenjtë. Ajo fitohet me gjak dhe mbrohet me jetë!”.

Do të më mbetej merak, po të mos shikoja edhe Junikun, këtë trevë shqiptare me histori të madhe lufte. Mbrëmja kishte zbritur plotësisht mbi qytet. Megjithatë nuk na pengoi të sodisim edhe përmendoren kushtuar Heroit të Kosovës, Edmond Hoxha, ku mbeten të skalitura fjalët e tij: “Nuk ka vdekje më të bukur, se sa të vdesësh për atdhe dhe të mbulohesh me flamur”. Edi

Oda e Junikut, kurdoherë është e hapur dhe pret miq, nga të gjitha trevat shqiptare.

I gjithë udhëtimi ishte një befasi e këndshme dhe e dobishme shpirtërisht. Brenda një kohe të shkurtër vizitova një pjesë të mirë të Kosovës, të cilën nuk e kisha parë më parë.

U largova me premtimin, se do të vij përsëri. E gjithë Kosova është e mbushur me lapidarë dhe përmendore kushtuar të rënëve.

Sa shumë gjak është derdhur për të fituar mëvetësinë dhe lirinë! Emrat e të rënëve, janë shkruar me shkronja të arta në vetëdijen e kombit!

NJE ORE E HUMBUR – Duke ndjekur pjesën teatrale “Ndërkombëtarët” të dramaturgut Jeton Neziraj Nga Rafaela Prifti

 

Pjesa teatrale “Ndërkombëtarët” e dramaturgut Jeton Neziraj u shfaq në Nju Jork nga datat 20 deri në 22 maj në TheaterLab.

Shfaqja është pjesë e Festivalit Multimedial Between the Seas, krijuar nga regjisorja Atkina Stathiki dhe inxhinieri i zërit, Jerome Simeon, për të ‘kapërcyer’ distancën midis Mesdheut dhe Nju Jorkut.

Meqë ky vit shënon tridhjet vjetorin e rënies së murit të Berlinit, fokusi i festivalit përqendrohet tek Ballkani, thonë krijuesit dhe drejtoresha artistike Orietta Crispino.

Ky projekt, i vetëquajtur platformë e pavarur, ju jep hapësirë artistëve bashkëkohorë nga Mesdheu dhe fton hapjen e dialogut për rajonin, duke na dhënë një formë teatri të angazhuar që në fund nuk është as art dhe madje as orë edukative.

Shkruar nga Jeton Neziraj “Ndërkombëtarët” është përkthyer nga Alexandra Channer, ndonëse është e vështirë të mendohet se mund të jetë shkruar në shqip ngaqë i gjithë konstrukti është i huaj dhe artificial.

Premiera e shfaqjes është dhënë në Prishtinë në vitin 2016.

Pjesa është e konceptuar si përmbledhje me skeçe estrade dhe etyde kombinuar me klipe televizive që lidhen me njëri-tjetrin vetëm nga personazhet si Karla Del Ponte, Bill Klinton, Nënë Tereza, Madelen Albright dhe civilë anonim ndërkombëtarë e vendorë.

Në fletushkën e programit shënimi i regjisores shtron pyetjen se përse është vënë në skenë një shfaqje për një luftë të ndodhur kaq larg dhe përpara njëzet vjetëve. Përgjigjia e saj është se në botë nuk ka ndryshuar asgjë në pozitat midis të fuqishme dhe të pafuqishmëve, drejtësisë e padrejtësisë.

Kjo premisë fallco shërben si kontekst ku ngrihet pjesa gjatë së cilës për një orë të tërë parakalojnë momente e ngjarje të vërteta (sipas autorëve), si dhe takime imagjinare nga lufta dhe forma satire “për të ekspozuar hipokrizinë e atyre që përfituan nga lufta dhe për të nderuar viktimat e panumërta.”

Në asnjërën pikë shfaqja nuk arrin të ketë sukses. Spektatorit i krijohet përshtypja se diku mund apo duhet të qesh (psh me emërtimet për Nënë Terezën) apo mbase të thellohet (psh për trafikimin e organeve – subjekt i disa skeçeve), por edhe aty asgjë nuk ndodh.

Regjisorja Atkina Stathiki pyet spektatorët se çfarë mendojnë për këtë apo atë personazh gjatë shfaqjes dhe madje edhe falenderon spektatorët që nuk janë larguar (duhet të jetë diçka e pritshme në këtë lloj teatri jokonvencional). Sidoqoftë, shfaqja “Ndërkombëtarët” e dramaturgut prodhimtar Jeton Neziraj ishte humbje kohe dhe përjetohet si e tillë në Prishtinë, Nju Jork dhe kudo ku do shkoj trupa teatrale.

Autori vetë nuk ishte i pranishëm. Mbrëmë, në shfaqjen e fundit në Nju Jork, tre aktoret dhe grupi realizues barazoheshin me numrin e spektatorëve të ulur në sallë.

 

Fotografia e Maud Dinand

Ylli Demneri dëshmitar letrar dhe jehonar i kohës së vet – Nga FULVIA DOLLMENI-SHTËPANI

 

«Të kesh jetuar diçka, çfardo qoftë ajo, të jep të drejtën e padiskutueshme për ta shkruar.Të vërtetë inferiore nuk ka!!» (D’avoir vécu une chose quelle qu’elle soit, donne le droit imprescriptible de l’écrire. Il n’y a pas de vérité inferieure!!) Annie Ernaux.

Frymëzuar nga kjo thënie do ta falenderoja autorin e librit «Më kujtohet 2», që ka ndarë me ne lexuesit pjesë të një të vërtete, të një epoke historiko-socialo-morale, që një brez i tërë ka përjetuar, sigurisht me ngjyrosje individuale të ndryshme dhe që e mban të kyçur brenda vetes si një relikë të çmuar. Jo të gjithë e kemi dhuntinë e fiksimit të rrjedhës së pashmangshme të kohës, përmes fjalëve, imazheve dhe objekteve ikonike.

Kujtimet personalisht më janë dukur si aizbergët, thonë apo përshkruajnë pak, por fshehin shumë. E mendoj këtë edhe për librin e këtij autori, megjithëse ai fshihet qëllimisht mbas murit të gjykimit, mëkimit të emocioneve dhe interpretimit. Ai na fton në fortëresën e kujtimeve, në këtë kullë jete e shpirtrash, si rreth një monumenti historik, duke qënë edhe ai vetë një nga mysafirët, i prekur nga sëmundja akute për rrëfim, e cila në libër shndërrohet në histori të rrëfyeshme. Me thënien e Niçes ndërmënd, «kemi artin për të mos vdekur nga e vërteta», na duket sikur autori dhe ne si lexues mund të shijojmë sëbashku këtë mozaik kujtimesh shumëngjyrëshe.

E vërteta është si shiu që bie, ndërsa arti, çatia poshtë së cilës duhet të futemi për të mos u larguar. Shpesh autorët gjatë shkrimit për të thënë të vërtetën, kanë nevojë për një maskë, thotë Javier Cercas tek «Anatomia e një çasti», por në rastin e librit «Më kujtohet 2», maska është ajo, që në vend ta fshehi narratorin e zbulon atë. Dihet që letërsia e kapërcen kufizimin njerëzor të harresës, pasi nëpërmjet saj jepen ide e porosi të përbotshme, që kanë qëllim të modelojnë të tashmen mbi bazën e përvojës së shkuar. Autori e shfrytëzon këtë aftësi të shkrimit, duke e përdorur librin si një «arkifakt letrar», për të përcjellur objektivën, të ndodhurën, të vërtetën në botën jashtëletrare.

Për të kuptuar më mirë veprën e Yllit do të huazoja shprehjen «rizomë», përdorur nga Gilles Deleuze e Felix Gattari, tek një nga kapitujt e «Mille Plateaux», (La french Theory). Ashtu si kjo bimë shumërrënjëshe, që indukton modelin e shumëllojshmërisë, autori bashkëlidh elemente kujtimesh heterogjene, duke gjeneruar një multitudë shkëmbimesh. Libri ngjan me një inkubator ekspertize, ku mumifikohet evolucioni i shoqërisë shqiptare të para 90-s. Ajo që të çudit është tendenca e tij për të refuzuar zbukurimin e kujtimeve me qëllim që të bëj lexuesin të drithëroj, përkundrazi ai godet pasaktësinë, legjendën apo mitizimin.
Fatmirësisht në libër secili nga lexuesit mund të gjej një «Më kujtohet» të vetën, atij i hapet një portë nga e cila futet në labirintin personal të kujtimeve të tij. Më shumë sesa një përmbledhje kujtimesh, do të thoja se libri është në të vërtetë një refleksion mbi kujtimet, çfarë rigjejmë në to dhe çfarë na rizgjojnë, duke pasur parasysh «mostrën» në të cilën shndërrohen ato brenda nesh.

Shumë autorë të famshëm si Genet, Gary, Rimbaud, Perec e Cyrulnik, kanë provuar se të shkruarit dhe të lexuarit, mund të shërojnë individët dhe të ndryshojnë jetën nëpërmjet sinergjisë midis fjalës dhe trurit. Pena është më e fortë se shpata. Në librin e tij «Natën do të shkruaj diej», Boris Cyrulnik i kushton një vend të veçantë fuqisë së jashtëzakonshme terapetike të fjalës. Akti i të shkruarit dhe të lexuarit mund të shndëroj shijen për botën. Parë në këtë optikë, Ylli Demneri formëson me manipulimin e fjalës një strukturë origjinale e reaktive vërtetësie, në komunion me një fuqi seduktive e auratike, që i dhuron lexuesit një paletë të pasur emotive . «Më kujtohet kur prisja me padurim rënien e ziles orën e fundit». «Më kujtohen lulet e akshamit(të kuqe, të bardha, të verdha) të çelura në errësirën e oborrit netëve të verës»…ect. Këtyre frazave në dukje aq të thjeshta, po t’i heqim shprehjen «më kujtohet», kanë vlerën e haïkut-t, që me një dopio pulsion të brendshëm, i shumfishon vlerën kujtimit duke e kthyer atë në efemerë. Jo më kot Andre Breton thoshte për fjalën: «Një fjalë dhe gjithshka shpëtohet!!Një fjalë dhe gjithshka humbet!! Demneri i ka shpëtuar kujtimet me arkitekturën konstruktive e vibruese të fjalës, duke krijuar kështu një rrymë të pazëshme kontekstore në përputhje me mesazhin e breëndshëm që përcjellin vetë kujtimet .

Që në shekullin e XVIII, G.E. Lessing, dhe dy shekuj me vonë Albert Kuk në mënyrë identike pohojnë se letërsia është art kohor, siç është edhe vetë gjuha një proces kohor. Autori duke vendosur në spikamë kujtimet, pas ftohjes emocionale që distanca i ka dhuruar, pikturon me vizionet e konotacionet e tyre gjithëpërfshirëse, tablonë kohore të makrokozmosit dhe të mikrokozmosit në vitet e diktaturës. Është meritë e autorit që arrin t’i shndërroj kujtimet nga sistemi i mbyllur në një sistem të hapur, nga kujtime epokale në kujtime e vlerësime të gjithkohëshme. Të vërtetat faktike transubstancializohen gati në të vërteta fiksionale, duke u prezantuar dhe u sendërtuar, në një vizion estetiko-letrar të ndryshëm tek çdo lexues. Askush nuk jeton në të tashmen e menjëhershme thotë Umberto Eco, që të gjithë i lidhin ngjarjet nëpërmjet funksionit ngjitës të kujtesës, qoftë kjo personale apo kolektive. Sipas tij shkrimi dhe leximi i disa temave të trajtuara lidhet, me kënaqësinë e një komuniteti specifik, kemi të bëjmë me një lloj Darvinizmi kulturor. Temat e së kaluarës trajtohen për hir të nevojës së shkrimtarëve, po aq, edhe të lexuesve, për zbrazje emocionale, të tërhequr nga një forcë manjetike për t’u shëruar nga e kaluara. Kjo marrëdhënie dypalëshe dhënës-marrës (autor-lexues) mund të konsiderohet si një vektor estetik i lidhjes kërkesë-ofertë.

Çdo diktaturë, sado e egër qoftë, është e destinuar të zhduket, duke u kthyer në «ushqim estetik» në rrjedhën e kohës, që konsumohet nga individët e një shoqërie të caktuar, shkrimtar apo lexues. Teksti i librit «Më kujtohet 2» pasqyron thërmimin e universit të kujtesës, në qindra copëza të vogla, të ndryshme dhe të pamundura që krijojnë mardhënie me njësitë e tjera, pasi mbartin brenda tyre një mëvetësi kuptimore. Zëri i narratorit i çliruar emocionalisht, eviton qëllimisht gjykimin, marrjen e pozicionin dhe ndërhyrjen interpretuese. Ky detaj thekson raportin me të vërtetën dhe zhvesh tekstin nga kostumi moralizues. Autori realizon gjetjen e një këndvështrimi neutral, duke copëzuar të vërtetën e madhe objektive, në qindra grimcash të vogla të vërtetash subjektive. Këto copëza kujtimesh janë një farë matrice ndjesore ku mbivendosen vlerat e njohjes së vetes të çdo lexuesi. Përqëndrimi shpesh herë, nuk është tek ngjarja, fjalët apo situata, por tek ndjesia. Dihet që nga momenti që flasim për ndjesinë në mënyrë subjektive, harrojmë të ndjejmë. Ndryshe nga nostagjia, kujtimet nuk kanë gjurmë ndjenjash, dhe mund të kthehen në objekt që na lidh me të shkuarën. Megjithatë ata mund të mobilizojnë e rizgjojnë ndjenja “Kujtimet, kjo jetë e llahtarshme që nuk është jetë por na torturon» shkruan Albert Cohen në “Kujtimet e nênës time”). Në ditët tona ka shumë hulumtime rreth ambivalencës së kujtimeve. A mund të themi që ka kujtime të pastra apo të virgjëra? Në këto parfume të shpirtit, siç i quante Georges Sand kujtimet, shkrihen shpesh elemente epokash të tjera, që i japin kujtimit përshtypjen e një realiteti të ndryshëm. Kujtime të virgjëra nuk ka, është një jetë tjetër, përjetuar me një personalitet tjetër që rrjedh nga kujtimet në vetvete. Nuk mund të përmbysim sensin e rrjedhjes së kohës, thotë Boris Vian tek “Bari i kuq”, vetëm po të jetojmë duke mbyllur sytë e veshët. Kujtimet bëjnë pjesë tek memorja ose më mirë tek “memorja-kujtim”, që regjistron të shkuarën në formën e “kujtimit-imazhe”. Kjo lloj memorje është e pastër, automatike, soditëse, por dhe thellësisht spirituale. Simbas Bergson-it ajo është dhe memorja e vërtetë. Shpirti është vendi i së shkuarës dhe trupi vendi i së tashmes. Shpirti sodit të tashmen, duke qenë i strehuar në të shkuarën. Kur reagojmë nga një stimul i jashtëm, nuk jemi të ndërgjegjshëm se çfarë bëjmë, jemi në vendin e trupit, në të tashmen. Ky nektar kujtimesh që na serviret në libër në të sotmen, i ka rrënjët në polenizimin e shpirtit të autorit në të shkuarën. Personalisht e kam të vështirë të ndaj kujtimet nga përjetimet, megjithëse ka një ndryshim thelbësor në natyrën e tyre. Memorja, kjo zonë e ndërlikuar interseksionesh, nuk është një regression i së tashmes në të shkuarën, por një progresion i të shkuarës në të tashmen.

Libri duke autonomizuar kujtimet, duke i kthyer ata në objekt-kohë, e prezanton autorin si një dëshmitar letrar apo jehon-ar të kohës së vet. Spikatëse në këtë libër është spektri i regjistrit të kujtimeve, ku autori ka “derdhur në fjalë apo ka riformuluar” edhe ato ngjarje e ndjesi që ngelin nganjëherë “jashtë fjalës” apo pa u formuluar. Duke trajtuar kujtimet në formë të tillë, duke shfrytëzuar trashëgimninë e brishtësinë e mendimeve, autori na ofron jo vetëm një model kujtimesh, por arrin t’i kthej ato në një artifis rimobilizues refleksioni, që i shërben çdo individualiteti mendues. Demneri e transformon mozaikun e kujtimeve nga “të përjetueshëm” në “të transmetueshëm”, pasi nëpërmjet projektimit apo pikselizimit të kujtimit, lexuesi krijon njëkohësisht “eventin e kujtimit” dhe “stokazhin” e tij, duke e përvetësuar atë me konvergjencë dhe në tërësi. Ky detaj delikat që sjell diçka sa konkrete aq dhe të ndjeshme, përbën atë që Barthes quante “përshpërima e intelektit. Në këto copëza kujtimesh gjejmë disa “maketa frazash” apo “maketa arsyetimi”, që i shtojnë forcën tekstit, duke e kthyer atë në një induktor të mirëfilltë vërtetësie. Zbulohet në këtë mënyrë funksioni bazik i memories, që nuk është thjesht ruajtja e diçkaje në vetvete, por ruajtja e rikthimit të saj, që merr formë dhe shndërrohet në një proces rikompozimi dhe ekuilibrimi përballë kohës. Imazhet që arrijnë tek lexuesi si të vërteta, apo sipas mënyrës së një të vërtete, krijojnë “vatra sensesh”, të cilat thjeshtësojnë rrugëtimin midis mendimit dhe ngjarjes, midis mendimit dhe referencave kohore, duke i dhënë kujtimeve në këtë formë “një kohësi kulturore” që i përfshin dhe i tejkalon dhe ato vetë.

Librat e këtij autori, “Më kujtohet” dhe “Më kujtohet 2”, me thënë të vërtetën sa më kënaqin, aq dhe më turbullojnë. Kam krijuar rreth kujtimeve të mia një sistem meduzor mbrojtës vetëharrimi, për tu futur në një pauzë xheli memorje dhe për t’u shkëputur sadopak nga ri-përjetimet. Ky “pushim” i vetëdijësuar, që “u trazua” më bën të përshpëris nëpër dhëmbë frazën e Cervantes-it: “Oh memorje armik vdekjeprurës i pushimit tim!!?” E në mënyrë paradoksale, në memorjen time, këtë “mërgim” të harresës rrymat inkoshiente të eksituara nga kujtimet e librit, fillojnë e i impozohen përfaqësimeve koshiente….
Libri i Yllit konoton modesti.

Ai na zhyt në një atmosferë të vyer, ku deshifrohen tre dimensionet e gjuhës, shkrimi, fjala dhe heshtja, duke krijuar atë që në mënyrë figurative do ta quaja “fole-libër”. Heshtja në libër është korniza e këtyre kujtimeve-imazh. Autori manipulon heshtjen po aq bukur sa fjalën, duke më sjell ndër mend thënien e Eskilit: “Enigma i shfaqet atij që di të rezervoj heshtjen në gjirin e fjalës.” Bukuria e librit “Më kujtohet 2” i shfaqet në tërësinë e saj atij që di të ruaj dhe transkriptoj heshtjen si pjesë integruese e teksteve. E trajtuar si pjesë integruese e të pashprehurës, heshtjen e gjejmë tek ajo e cila në literaturë quhet “e pathëna dhe e pashkruara”. Bonaventure Des Périers mendonte me të drejtë që sfondi i egzistencës tonë është një heshtje e madhe. Ajo nuk trajtohet si antagoniste e fjalës, por si e anasjellta e gjithshkaje që bën zhurmë e demostrim të rëndomtë në aksin e shkrimit. Kjo na ndihmon të zbulojmë të padukshmen, që në pamjen e parë fshihet në heshtjen e tekstit, në rrjedhjen nëntekstore të sensit dhe bashkë me qasjen narrative krijon një lloj «infralibri». Duke bashkëngjitur me mjeshtri këto copëza kujtimesh, autori ka skalitur monumentin fjalësor të një epoke të tërë, me ngjarjet, problemet, dilemat, vështirësitë dhe pyetjet e saj. Kjo përkon më së miri me thënien e Paul Valery-s, «T’i ndërtosh një monument të vogël çdo vështirësije. Një tempull të vogël çdo pyetje. Stelën e vet çdo misteri”. Stili fragmentar i jep mundësinë autorit të përdori në mënyrë magjistrale dualitetin «plotësi-boshësi», duke impresionuar lexuesin në sensin literal falë njëlloj thjeshtësie rrezatuese në kufijt e sublimes.

Shpesh ndodh që lexuesi nuk shkon në sensin e autorit, «duke e anashkaluar autorin» siç thotë Maurice Blanchot. Shkrimet e Demnerit duke zhburgosur strukturën e hermetizuar të gjuhës, na dhurojnë enkas këtë disponueshmëri sovrane dhe na bëjnë të përfitojmë një kënaqësi maksimale nga leximi. Sipas Javier Cercas e kaluara, sidomos ajo për të cilën ka akoma kujtesë dhe dëshmi, nuk është krejt e kaluar, është një dimension i së tashmes, pa të cilin e tashmja është e gjymtuar. Juan Gabriel Vasquez, autori i librit «Denoncuesit», mendon se shkrimtarët janë në pozicionin më të mirë, për të kërkuar e gërmuar në të shkuarën individuale, kolektive apo dhe në histori. Ёshtë literatura ajo që pas shtetit, historianëve dhe politikanëve, duhet të ngrej dorën e të thotë:«Unë kam një version tjetër». Pasi «të kujtosh» është gjithashtu një akt moral .

Parë në këtë optikë, autori i librit «Më kujtohet 2», ka realizuar ndër të tjera një akt moral ndaj shoqërisë shqiptare.

Kujtesa është ajo çfarë çdo shoqëri dëshiron të ruajë në memorje, nën këndvështrimin e ngjarjeve historike. Kujtimet tona përbëjnë aq shumë të asaj «se kush jemi » dhe gjërat që kujtojmë shpesh mund të përkufizojnë përvojën tonë. «Jeta ime jam unë?», bën pyetjen shkrimtarja dhe filozofja franceze Judith Epstein Schlanger. Ky libër mund të shihet si pikënisje interesante, për një diskutim mbi nocionin dhe rolin e kujtimeve, si inkurajim i formave alternative të të menduarit në lidhje me përkujtimin. Ndër shkrimtarët shqiptarë Kuteli është i pari që vetëdijësohet mbi synimin e letërsisë për të ruajtur kujtesën. Në Shqipërinë e sotme, kujtimet janë të përfshira në atë që Harald Wydra e quan «demokratizimin e kujtesës» në shoqëritë postkomuniste. Kujtimet janë gjithnjë të riinterpretueshme dhe mund të mbështesin histori të shumta dhe narracione nganjëherë kontradiktore, pasi kujtimet nuk janë të fiksuara njëherë e përgjithmonë, por vazhdimisht ndërtohen në të tashmen. Megjithatë, kujtimet jane një siguri ndaj dështimeve të natyrshme të kujtesës dhe një antidot ndaj kalimit të kohës. Kujtimet janë gjithçka që vërshon në rrjedhën e kohës dhe s’ka më kthim, gjithçka që i jep formë një çasti të vyer, e vesh me petkun e përfytyrimeve më të bukra dhe ia bën dhuratë shpirtrave që e dëshirojnë.

Më 23 e 24 maj mbahen takimet ndërkombëtare “Azem Shkreli”

Për të 17-ën herë me radhë në Pejë, më 23 e 24 maj organizohen takimet ndërkombëtare letrare “Azem Shkreli”.

Emra prominent autorësh nga Italia, Zvicra, Franca ,Izraeli e Kroacia do të jenë të pranishëm në këto takime.

Hemuth A Niederle, Sylvestre Clancier, Emmanuel Pierrat, Hava Pinas Cohen, Rafaël Newman , Antonio Della Rocca kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre

Përveç autorëve të huaj, edhe autorë të njohur nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia do të paraqiten me poezi.

Në sesionin tematik në kuadër të takimeve do të mbahet konferenca shkencore “Lidhja e Pejës” , ku do të referojnë studiuesit Elena Kocaqi e Muhamet Mala.

Në sesionin e studimeve letrare promovohet libri i Skënder R.Hoxhёs, Anton Nikё Berisha do të promovojë kompletin e librave “Nëna Terezë në shtatë shpalime”, në zhanrin e prozës promovohet romani i Florin Kelmendit “Vrasje në kornizë”, ndërsa përmbledhje me poezi do të promovojnë: Erenestina Gjergji – Halili , Adem Gashi, Sali Bashota e Nikolin Gurakuqi.

 

 

Ndërkaq, Shkolla e Arteve do të hap ekspozitën në Galerinë e Arteve në Pejë.

Juria do të ndajë: çmimin “Azem Shkreli” për kontributin në gjuhën dhe letërsinë shqipe i cili këtë vit i ndahet një ndërkombëtari, çmimin ndërkombëtar “Lirikat e Azemit” “poezia më e mirë” për poezinë më të mirë konkurruese, çmimin “Bulëzat” për krijuesit e rinj, si dhe çmimin “Lirisë” dhe “Besa-Besë”që sivjet jepen për herë të parë./klankosova.tv/.

Del nga shtypi “MAQEDONIA NGA ANTIKITETI DERI TE KOHA JONË” e autorit JUSUF BUXHOVI


Studimi monografik mbështetet mbi konceptin se Maqedonia nga antikiteti, mesjeta e deri te koha jonë është pjesë e botës ilire-dardane. Duke u përqendruar te faktorët etnikë, shoqëror-politik dhe kulturor në një vazhdimësi mbi dy mijë vjeçare, në trekëndëshin e mbretërive maqedone, dardane dhe asaj epirote, nxirret në pah një identitet i caktuar historik me trashëgimtar të vetëm shqiptarët e sotëm.
Në këtë vepër voluminoze, autori, jo vetëm që i plotëson me argumente të tjera disa nga tezat e shfaqura në “Kosovën” në tetë vëllime rreth ndërlidhjes së ilirëve me pellazgët dhe të rolit të madh të Dardanëve e Dardanisë në formimin e perandorive të mëdha botërore: Trojës, Romës dhe të Bizantit me ç’rast ata shihen edhe si shtrat i qytetërimit antik, por qëndrimin për mosekzistencën e “shtetit mesjetar serb” dhe gënjeshtrën për gjoja “Kosovën – djep shpirtëror dhe historik serb” e riformulon me shkëputjen e Rashës dhe dinastisë së Nemanjajve nga origjina sllave (serbe) duke e ndërlidhur atë me origjinën e botës ilire.
Kështu, duke u mbështetur mbi dokumente të shumta nga Vatikani, Bizanti, po edhe ato sllave, që nuk janë manipuluar dhe sajuar nga historiografia serbe dhe ajo ruse e shekullit të kaluar dhe në vazhdimësi, dinastia e Rashës del e veçuar nga formacionet politike dhe shoqërore sllave, të faktorizuara në mesjetë nga Vatikani dhe Kostandinopoja për qëllime politike, me ç’rast edhe përpjekjet hegjemone të Nemanjajve në Ilirik, të cilësuar vazhdimisht si Tribal (fis ilir) shihen si vazhdimësi e mbretërisë dardane për ta trashëguar kurorën e Bizantit, gjë që nuk është e rastit që edhe në bulat dhe kartat e pamanipuluara nga Beogradi, në kuadër të shtetit të Rashës vazhdimisht përfshihen edhe Arbrit dhe Maqedonët. Në këtë aspekt, dinastia rasiene e Nemanjajve, krishterimin e shfrytëzoi për pushtet politik siç kishte vepruar Konsandini i Madh dhe Justiniani, me ç’rast, në raporte e reja të ndarjes së kishave dhe luftës së tyre për pushtet, ndonëse së fundit u mbështet te kisha lindore, ruajti lidhjet e mira dhe madje të pashkëputura me Vatikanin dhe katolicizmin, që edhe i kishte takuar nga fillimet dhe prej nga buron edhe fuqia politike e tyre.
Në pjesën e fundit, që ka të bëjë me zhvillimet nga Kriza Lindore e këndej,e ku për herë të parë shfaqet edhe Maqedonia si koncept gjeografik për qëllime hegjemoniste serbe, greke dhe bullgare prej nga, në vitin 1944, Titoja e shfrytëzoi për krijimin e republikës maqedone në kuadër të federatës jugosllave, shpërbërja e ish Jugosllavisë në vitin 1991 si dhe shpallja e shteti të pavarur maqedon mbi parimet shtet-komb, shihet si një zhvillim antihistorik për rrëzimin e identitetit historik të shqiptarëve. Të trajtuar si pakicë, shqiptarët përjashtohen nga shtetformimi, me çka edhe lufta e vitit 2001 shihet e papërfunduar, ndërsa shteti maqedon, i përkohshëm dhe faktor i një krize të hapur.
“Maqedonia nga antikiteti deri te koha jonë” botohet nga “Jalifat Publishing” – Hustoni dhe “Faik Konica” – Prishtinë dhe ka 1068 faqe. Pritet që promovimet e para të bëhen në Shkup dhe Tetovë nga fillimi i qershorit, ndërsa në Prishtinë gjatë Panairit të Librit.
…..

TRE KRIJIMET E MIA TË PARA ME ÇMIME NË KONKURSE KOMBËTARE – Nga FASLLI HALITI

Tregimi Im i parë mori çmim inkurajues, më 1966
L libr im i parë poetik mori-çmimin e tretë më 1909 –
Libri im i parë me tregime-u fut në dhjetshen e
përzgjedhur për çmimin “Kadare”vitin 2019

Ishte një befasi e rrallë për mua kur pashë emrin tim në listën me 10 autorët e përzgjedhur me dakordësinë e jurisë, bazuar në vlerat që mbartte secili dorëshkrim i autorëve që do të vazhdojnë garën për çmimin e madh të letërsisë.
Befasi për mua qe dhe lista me autorët e përzgjedhur me seriozitet, më krijoi bindjen se juritë po tregohen të ndjeshme ndaj vlerave dhe po i kthejnë sytë dhe vëmendjen nga veprat e vërteta dhe jo nga miqësitë e hateret.
Është hera e parë, pas vitit ’90 që marr pjesë në një konkurs dhe kjo për motivin sepse çmimi i këtij konkursi mban emrin “Kadare”, e shkrimtarit tonë të shquar e botëror, për këtë dhe për asnjë motiv tjetër alternativ.
Koincidencë e çuditshme për mua është dhe fakti se Çmimi “Kadare” është çmimi i tretë që marr unë në moshën 83 vjeçare, nga viti 1966, 1969 ( mos u habitni kur them kështu, sepse futjen time në listën e 10 autorëve të përzgjedhur, unë e quaj, jo listë, por Çmimi “Kadare”, nuk dua ta di fare se ka çmim të parë apo të dytë “Kadare”)
Në 1966 në konkursin Kombëtar të shpallur nga Ministria e Arsim-Kulturës dhe Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, kam fituar çmim ikurajues me një tregimin tim të parë (atëherë konkurrrohej edhe me një tregim). U gëzova shumë atëherë. Isha i ri dhe jo si sot 83 -vjeç.
Në vitIn 1969 në Konkursin Kombëtar shpallur me rastin e 25 -vjetorit të Çlirimit të atdheut me librin tim të parë poetik me titullin “SOT” dhe fitova çmimin e tretë kombëtar.
Çmimi “Kadare”siç e quaj unë Listën e 10 -të finalstëve, është i treti që më gëzoi më shumë se çmimi inkurajues për tregimin tim të parë.
Më në fun një befasi tjetër për mua eështë dhe koincidenca se të tre çmimet:
çmimin inkurajues e kam marrë më 1966 për tregimin tim të parë; Çmimin III kombëtar e kam marrë më 1969 për librin e parë poetik “Sot”, dhe Çmimin “Kadare” (domethënë listën e 10 finalistëve) e mora me librin tim të parë me tregime “Për një gjysmë dielli”, më 29 prill 2019 në prag të 84 vjetorit tim.
Dua të them edhe se unë gjatë viteve 1990-2018, nuk kam marrë pjesë në konkurset e shpallura, i ndikuar nga Xholio Kyry i cili nuk pranonte të futej në garë apo në konkurse, sepse në to vetëm nje njeri fitonte.
Në komkurset tona, fitojnë militantët partiakë, pothuaj.
Ndryshe, mua që kam botuar, gati 40 libra poetikë. nga 1969-2019, nuk më është dhën, së paku një Çmim Karriere. Prandaj e përshëndeta që në fillim të këtyre rreshtave jurinë e Çmimit “Kadare” e cila i shqyrtoi dorëshkrimet me seiozitet duke u bazuar në vlerat që mbartte secili dorëshkrim.
Një nxitje tjetër e rëndësishme për të dorëzuar dorëshkrimin për pjesëmarrje në Konkursin Çmimi ”Kadare” shpallur nga Universitetit Europian të Tiranës, ishin disa shokët e mi si dhe vlerësimet e Krijuesve të ndryshëm nëpër facebook e në bloget e ndryshme “Voal”, zvicër, “Fjala e lirë”, Londër, gazeta “Kritika” në Ushington etj.

Prof.Dr. Fatmir Terziu Jemi mësuar ta lexojmë, shijojmë deri në detajin më të fundit, si poet, përkthyes, me vlerat e tij të veçanta, por me këtë tregim “Ajtanga”, më shtyn më tej respekti për këtë penë të ndjeshme. Faslli Haliti vjen e troket si në rininë e tij, si pashterim kohor dhe moshe. Bukur! Bajram
Bajram Karabolli, (Përkthyes) Përherë më ka pëlqyer Faslli Haliti si një nga poetët tanë të rrallë që bën pjesë në plejadën e poetëve të brezit të ri, të viteve ’60 – ’70, me Agollin, Kadarenë, F. Arapin, etj., të cilët guxuan të dilnin nga tradita e vjetër e të sillnin ato risi që i dhanë artit tonë poetik fytyrën e kohës.
Por nuk kisha lexuar asgjë nga proza e këtij poeti. Rastësisht lexova tregimin BOLSHEVIKU RADE. Sinqerisht u befasova. Kërkova dhe gjeta edhe dy tregime të tjera të Faslliut: FUSTANI dhe TË LININ QENTË… Tani them me bindje të plotë se F. Haliti është një prozator i veçantë. Kur lexova tregimet e Halitit, më ndodhi njësoj si dikur kur lexoja Mihail Shollohovin apo Jakov Xoxen. Pata një përjetim të fuqishëm: jo vetëm që autori me yshtjen e tij rrëfyese më mori e më çoi në kohën dhe vendin e ngjarjeve, por u ndjeva plotësisht vendali. Kjo është forca magjike e artit.
Por, mbi të gjitha, te proza e Faslli Halitit gjeta një pasuri të mrekullueshme të leksikut të shqipes, që mua si përkthye më shërben shumë.
E përgëzoj me gjithë zemër autorin për kënaqësinë që më fali dhe i uroj frymëzim të mbarë për të shkruar sa më shumë prozë.
Thani Naqo Duke patur parasysh tregimin “Arixheshkat”, publikuar në Gazeta Kritika, (i pari shkrim në prozë që lexoja nga Faslli Haliti, për të cilin kam kometuar), ndërsa sot shtoj se “Arixheshkat” ishte në linja dhe kompozicion tregimi. Në të gërshetohej proza e mirëfilltë tregimtare me nuancat e nevojshme rrëfimtare, aq sa, për mendimin tim, e lejon ajo gjini. Tregimi Arixheshkat është shkruar me kompozicionin e tregimit dhe përsëri, sot, më shkoi mendja se ai tregim mbetet shembull edhe për vetë autorin.
“Të linin qentë” Në këtë tjerin, dallova se shkrimtari Faslli Haliti është më i prirur ndaj rrëfenjës, por edhe kjo është një nga llojet e prozës delikate dhe e vështirë, sepse nuk mund të shkruhet nga cilido. Stili rrëfimtar që hasa në këtë shkrim që autori e cilëson “tregim”, më kujtoi Mitrush Kutelin. Kuteli mbeti në letërsinë shqiptare për stilin e tij të famshëm rrëfimtar.
Ja kështu, i nderuar Faslli Haliti, po krijoj ndjesinë se ju keni talentin për të rrëfyer shumë bukur dhe kërraba ju tërheq nga rrëfenja e mirëfilltë.
Iliri Levonja – Tregimi «Ara E Vidhishtës» Shumë, shumë tregim i bukur. Është shkruar me shumë ndjenje … Një subjekt që të trondit. Nuk e di, por kam përshtypjen se realizmi magjik i ka rrënjet aty, sepse kur kujtoj edhe tregimet korsikane, Merimes tronditem po njesoj. Nje realitet që sot duket magjik.
Dhe “Per nje gjysmë Dielli”Shumë tregim i bukur, i dhimbshëm… është ora 11 e gjysmë, sapo kam ardhur nga puna, e lexova me një frymë… Me simbol të fuqishëm, po edhe kuja e lopeve krijon një atmosferë stepe. E lexova tek blogu Kritika… E kam fjalën për tregimin: “Per një gjysmë dielli”. Urime… ILIR LEVONJA
Moikom Zeqo Sekreti i një krijuesi është origjinaliteti i tij dhe jo fama e stimuluar dhe e manipuluar. Ky është thelbi i thelkbeve – të tjerat janë fjalë të zbrazëta! Origjinaliteteti yt është  i patjetërsueshëm- mos e harro.
Veç bindjes sime personale, ishin edhe këto vlerësime e opinione të krijuesve e studiuesve qëmë nxitën të merrja pjesë në konkursin për çmimin e madh”Kadare” duke moszhgënnjer askënd: as Kdarenë as shokët që i pëlqenin dhe besonin në tregimet e mia bio.

Disa reagime
për emrin tim në listë me 10-të autorët e përzgjidhur me seriozitet e dakortësi nga juria e Konkursit për Çmimin Kadare:

Petraq Risto: Gëzohem që emri yt që emri yt është në krye, Faslli! Qëllofsh !
Elmaz Qerreti: shumë mirë, të uroj me gjithë zemër që të fitosh!
Krisa Ruli, studente në universitet aTHINë : të takon çmimimi me emrin Kadare… etj.

Faslli Haliti
Pjesë e listës së 10 -të të përzgjedur në dakortësi nga juria

Kryesore
Emrat/ Ja kush janë 10 kandidatët për çmimin “Kadare”

PUBLIKUAR NË : 10:08 – 29/04/19Liberale

Juria e edicionit të pestë të çmimit “Kadare”, ka përzgjedhur 10 autorët që do të vazhdojnë garën për çmimin e madh të letërsisë. Juria është mbledhur të shtunën në orën 10:00 në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës për të vijuar më shumë se katër orë diskutime, të cilat konkluduan me 10 finalistët.
Ka qenë një mbledhje e gjatë, ku u shqyrtuan me seriozitet më shumë se 50 dorëshkrime, të cilat u dorëzuan këtë vit pranë këtij çmimi. 10 autorët e përzgjedhur kishin dakordësinë e jurisë, bazuar në vlerat që mbartte secili dorëshkrim. Autorët që vazhdojnë garën për çmimin e madh janë::
Faslli Haliti, Ylljet Aliçka, Roland Gjoza, Fate Velaj, Gaverina Muzhaqi, Imer Topanica, Loer Kume, Mimoza Hysa, Majlinda Rama dhe Saimir Muzhaka. Mes të përzgjedhurve spikasin autorë të rinj, mes të cilëve dhe një nga Kosova. Juria këtë vit kryesohet nga shkrimtari Bashkim Hoxha dhe përbëhet nga: Diana Kastrati, Mehmet Kraja, Genciana Abazi dhe Alda Bardhyli.

Juria do ta mbajë mbledhjen e radhës në mes të muajit maj, për të vendosur pesë finalistët e këtij edicioni. Fituesi i çmimit të madh shpallet në Ditët Letrare të Razmës që do të mbahen të premten e parë të qershorit. Çmimi Letrar Kadare është një nga çmimet më të mëdha letrare në hapësirën shqipfolëse.
Në katër vite jetë ky konkurs ka arritur të kthehet në një institucion të rëndësishëm besimi mbi gjykimin e letërsisë dhe të kthejë debatin e munguar mbi letërsinë shqipe. Fakti që konkursi është për vepra në dorëshkrim, ka nxitur dhe nxit shkrimin e prozës shqipe, gjë që vihet re dhe në numrin e madh të dorëshkrimeve pjesëmarrëse në këtë edicion.
Autori                                                                 Vepra
Fate Velaj                                                    “Itaka”
Faslli Haliti                                                  “Për një gjysmë dielli
Gaverina Muzhaqi                                      “Velloja e Majës”
Imer Topanica                                              “Lavdi marrëzive”
Loer Kume                                                    “Tregime”
Mimoza Hysa                                                “Bijat e gjeneralit”
Majlinda Rama                                              “Lulet e bardha të janarit”
Roland Gjoza                                                  “Te deum”
Saimir Muzhaka                                            “Mart Kajani”
Ylljet Aliçka                                                  “Metamorfoza e një kryeqyteti” /Gazeta Liberale