F.HALITI, FOTO NGA, HELIDON H.
____________________________________________________________
Nga cikli i punës së detyruar në Kooperativën Bujqësore të Fier-Sheganit
gjatë viteve të konvaleshencës sime ideologjike 1973- 1977 )
_____________________________________________________________
Poezitë janë marrë nga libri:
«Lamtumirë kapedanët e mi»
botuar nga Botimet Dritër0
LAMTUMIRË
Drejtimi:
Djathtas!
Unë, drejt përpara.
Urdhri:
Prapakthehu!
Unë
Përpara, përsëri.
Lamtumirë kapedanët e mi!
1994
LIGJI
Ligji
Është si qeni.
S’e ha të zotin.
Qentë po hanë popullin!
1995
CIPA
Më Shani
Sa të doni
Tani
Më plasi cipa.
Ju ma plasët me shpifje, intriga!
1996
POPULLI
Populli ngrihet vetë.
Turmën e ngrenë,
E ndërsejnë të lehë,
Të kafshojë si qen…!
1994
MERRUNI
Merruni me ujkun e ngordhur
Harxhoni fishekët mbi kufoma,
Edhe
Fishekun e fundit
E ruaj për ujqit
Që po bëjnë kërdinë në kopetë tona.
1994
PËRGIGJE
Edhe ju njerëzi s’kuptohet ç’kërkoni,
Njërit i thoni
Pse rri
Si një gjel,
Tjetrit i thoni,
Pse rri si pulë.
Kush duhet ta ngrejë kokën
Dhe kush duhet ta ulë?
Përgjigjja ime:
Nuk na duhet as njeriu që kokën e ngre,
As njeriu që kokën e ul.
S’na duhet
As njeriu
Gjel
As njeriu pulë…
1994
ZHURMA
Futu në turmë,
Bërtit me të madhe,
Bëj
Zhurmë!
Ç’pret më,
Sot kërkohet zhurmë,
S’ka nevojë për zë!
1994
MOS
Mos ma jep dorën aspak
Mos ma zgjat
Ti
I pari
Të jep mjaltin,
I pari të jep helmin,
I pari
Të jep dorën,
I pari të jep shqelmin.
1994
QEVERIA
Qeveri mjekësh,
Ne me ethe,
Grip,
Qeveri muratorësh,
Ne pa shtëpi,
Qeveri mundësish,
Ne të mundur me tuç,
Qeveri elektricistësh,
Ne pa drita,
Qeveri e djathtë
Me një popull ultra të majtë,
Qeveri e majtë me ministra të djathtë…
1995
KRENARI
As jam
As e mbaj veten
Për tigër, për luan;
Por dije mirë,
Një mace pylli, xhungle, jam,
Nëse nuk shqyej,
Nuk copëtoj,
Fytyrën
Ta çjerr,ta gërvisht
Ta zhgarravis me thonj…!
1994
NYJA
I dituri
S’të përqesh,
Të hap sytë,
I forti
S’të vë stërkëmbës,
Të mban mbi shpinë.
Trimi
S’të nëpërkëmbë,
Të jep dorën,
Të merr në mbrojtje,
I drejti
S’të ngatërron
Të zgjidh nyjën.
I sinqerti s’të gënjen,
Eruditi ta tregon psenë…
1994
ZHURMA
Futu në turmë,
Bërtit me të madhe,
Bëj
Zhurmë!
Ç’pret më,
Sot kërkohet zhurmë,
S’ka nevojë për zë!
1994
JU HORRA
Sipas Shekspirit
Ju hora,
Miq të gojës,
Llupsa
Dhe miza të çdo stine,
Skllevër të kapelës dhe të gjunjëve,
Mësalla me dy faqe,
Njerëz pa kokë,
Pa zemër,
Pushtetarë me katër, pesë barqe!
1994
KUR
50 vjet,
Na folët për dritën socialiste,
Tani na flisni për errësirën 50 – vjeçare.
50 vjet,
Na folët për lirinë,
50 vjet
Na folët për demokracinë e vërtetë proletare.
50 vjet
Na folët për parajsën komuniste,
Tani na flisni për 50 vjet ferr komunist,
Kur na e keni thënë të vërtetën?
Dje,
Apo po na e thoni tani?
Ç’e bëtë ju popullin
Foshnjë,
Ç’e bëtë ju popullin
Çilimi?
1995
NUK DITA
Më mirë një mik se një çiflig,
Por, ti,
S’je as mik
As edhe çiflig.
Vëllai të bie për pjesë,
Shokun e zgjedh vetë.
E pra unë nuk dita të zgjedh!
1994
REALIZËM
Unë
Mizës
I the mizë,
Bletës i them bletë,
Ndryshe s’ka mjaltë
Ngatërroje po të duash bletën
Me mizën që di vetëm të zukatë!
1994
MBRETI OSE PRESIDENTI LAKURIQ
Zoti
President,
Po t’i mburrin rrobat,
Po t’i lavdërojnë symbyllur,
Po t’i ngrenë në qiell.
Dhe
S’po të del
Një shok, një mik
Të të thotë:
Zoti presidentë, je fare lakuriq!
Po ç’u bë ai fëmijë që foli naivisht,
S’ka lindur akoma apo pa lindur ende vdiq?
1994
PËR MIRË
Unë edhe dje
Nuk thashë
Pse ndërtoni?
Thashë
Pse s’ndërtoni bukur,
Pse s’ndërtoni mirë,
Pse s’ndërtoni më shpejt.
Edhe
Sot unë
Nuk them
Ç’janë këto ndërtimr kështu?
Unë edhe sot
Them:
Pse s’ndërtoni
Më bukur,
Më mirë
Më shpejt,
Me themele
Më të thella të thella,
Unë
As shemb
As shkatërroj
Unë
Për mirë
Kritikoja dje,
Dhe sot për mirë kritikoj!
1996
KUJDES SKËNDERBEJ
U mbyllën rrugët.
U privatizuan.
U doli pronari.
U mbollën me jonxhë
Për lopët, viçat, delet, derrat..
S’po dinë nga të kalojnë trenat!
Kujdes me sheshin, zoti Skënderbe,
Mos të vinë pronarët me sfurqe,
Ruaje mire
Gjersa s’e ke në pronësi,
Por në përdorim
Mbille
Me tagji
Cep më cep,
Skaj më skaj
Ndryshe të ngordhi kali
Do të luftosh si këmbësor, jo si kalorës pastaj…
1996
“DOBËSI”
Dje isha i pari në të përpjetë,
Në malore,
Në fushore
Në dishezë .
Por ai ma merrte në kthesë…
Jam i pari përsëri
Në malore
Në fushore
Në dishezë,
Ai edhe sot ma merr në kthesë.
Edhe nesër përsëri
Do të jem i pari
Në malore,
Në fushore,
Në dishezë,
Prapë ai nesër, do marrë në kthesë !
1972, Drita
LETËR
-Majakovskit
-Eseninit
I dashur Majakovski,
I dashur Esenin,
Ju ma futët në zemër
Si gjeni,
Si tokësor,
Si human,
Si njerëzor
Shokun Lenin…
Lenini
Po na del kriminel,
Terrorist, horr,
Me sëmundje veneriane.
Flisni:
Pse heshtni ?
Ju pyes.
Përgjigjmuni!
Lenini ka qenë njerëzor,
Apo kriminel gjeni, psikopat,
I çmendur,
Horr…?
Ju e keni parë Leninin me sy,
Mbase jeni takuar me të,
Mbase i keni dhënë dorën,
Keni biseduar,
Keni bërë shakara,
Ju ka dëgjuar, e keni dëgjuar.
Mbase keni folur gjatë për komunizmin me të:
Mbase keni debatuar,
Mbase dhe keni
Polemizuar …
Folmë
Hapur
Shoku Majakovski,
Fare hapur më fol,
Ashtu siç di të flasësh ti,
Por pa politizime,
Më fol si poet futurist, novator, gjeni!
Më fol
Me sinqeritet poetik,
Si poet i lindur për poezi,
Si rebel,
Si lirik gjeni,
I dashur Esenin,
Ishte njerëzor,
Apo kriminel, shoku Lenin?
Sa ju kam besuar juve,
Sa të kam besuar ty Majakovski,
Sa të kam besuar ty Esenin,
S’kam besuar
As Jezus,
As Muhamed.
As Zot,
As Perëndi,
Pa le pastaj ndonjë parti…
1992
BRAKTISJA
(Fier-Sheganit, fshatit të konvaleshencës ideologjike)
Qenkan mbushur kanalet që hapa dikur këtu me bel
Kanalet i paska veshur bari pothuaj të gjithë.
Parcelat qenkan rrethuar me tel
Arat qenkan thurur me drizë
Fshati Fier-Shegan,
Fshati socialist,
Mjeku
I konvaleshencës sime ideologjike,
Shëruesi i virusit tim borgjez, revizionist.
***
Të prita te ara e Sheqit, buzë Semanit Ali,
Shok i brigadës së arave,
Shok i vaditjeve!
S´më erdhe.
S´e di pse s’më erdhe
S’e di pse ?
Ç´u bëre shok i prashitjes së misrit,
Shok i kavalleve të orizit
Ku je?!
Të prita ty Durim, shoku im i vijave kulluese
Dhe ty Qani Bali, bir i kulakut të prita,
S´u takova dot me ju
Ju kishit ikur.
Nuk dihej
Ku…
Të kërkova
Dhe ty Vjollca,
Sa pambuk e pjepra kemi vjelë bashkë.
Të prita
Si s´më erdhe, si ?
Je martuar, më thanë !
Ka kohë që ke ikur nga fshati.
Ka kohë që je bërë edhe nënë.
Të kërkova
Dhe ty Agim Murati,
Kemi hapur kanale bashkë,
Edhe ti paske ikur nga fshati ?
Ti «traktori» i brigadës paske emigruar,
Kjo është e pabesueshme, Agim
Ti të shkoje në Kanada?
Po kjo është shembje,
Kjo është hata…
Po të pres te Arra
Buzë Vjosës
Besnik,
Te arra e Madhe,
Ku kalonim vapën pas prashitjes atje, të dy…
Edhe ti Besnik paske emigruar?!
Ku ?
Në Francë
Në Angli ?!,
Edhe ti Besnik
Paske ”tradhtuar,,
Fshatin tënd socialist,
Edhe ti Besnik u tregove i ” pabesë ,,
Duke ikur me gomone, çave deteve tinëzisht?
Si s’erdhët
Si s’u takuat me mua Izet, Ramazan, Kadri
Shokë të ngarkimi-shkarkimit të qerres
Të paharruarit e mi,
Pa u ndarë
Me
Mua,
Emigruat vërtetë
Pa u ndarë me shokun tuaj të arave
Pa u ndarë me shokun tuaj të belit, shatit shkuat në kurbet !
Po ata që ishin fëmijë të vegjël fare atëherë
Kur unë «shërohesha» mes jush
Ideologjikisht:
Ariani për shembull,
Altini, Indrit, Arbeni, Ermali,
Ku janë?
Kanë ikur për studime
Në Londër, Paris, botës tejembanë ?!
***
Klarinetisti Dane ka kohë që ka ikur në Had ?!
Padrejtësi të merrje muzikantin para meje
Padrejtësi Zot, padrejtësi
Padrejtësi e madhe
Perëndi!
Më mbeti
Pa muzikuar poezia,
Gardh pa purteka tingujsh, melodish
Gardh i pa thurur më mbeti!
Ç’e gjeti, klarinetisti Dane
Ç’të gjeti poezia ime
Ç’e gjeti…!
***
Qenkësh shpërbërë, pothuaj plotësisht
Fshati i konvaleshencës sime ideologjike
Qenka boshatisur dhembshurisht
Fshati i viteve të mia të rinisë…
Fshati i dikurshëm
Socialist.
Pleqtë paskan vdekur pothuaj të gjithë,
Të rinjtë paskan emigruar,
Të rinjtë
S’i njohim më,
S´na njohin më as ata,
Kjo është e dhimbshme për mua,
Kjo është shkretinë e shkretëtirës, hata…
***
Esenin
Edhe mua
Po më ndodh
Siç të ndodhi dikur edhe ty…
Edhe mua sot këtu s´m’i hedh sytë askush…
Edhe unë s’njohkam më këtu asnjeri…
Po ju përqafoj, pra
Ju plepat buzë kanaleve
Ju shelgjishte buzë pellgjeve,
Ju kumbulla,
Ju pjeshkë, ju qershi në lulëzim.
Po shtrihem mbi ty, pra, bar i blertë…
Po shtrihem mbi ty blerim i ri i vendit tim.
2010
KUNDËRSHTARËVE
U plakët
Kundërshtarët e mi,
U mbuluat me flokë bore.
Por poshtërsinë e ruani po aq rinore…
1996
Komentet